Anton Shala: E vërteta e Teatrit të Gjakovës është krejt ndryshe

Analiza & Komente | Zef Prenka | 29.03.13 | 22:29

Nuk janë mbyllur dyert e Teatrit të Gjakovës nga Komuna, por Komuna është ajo që po e mbanë Teatrin me atë buxhet që ka, me tri deri katër premiera në vit. Teatri në Gjakovë, punon, ka drejtori merr pjesë në festivale dhe është aktiv.

E ndjejmë për obligim ndaj adhuruesve të teatrit dhe opinionit të shpjegojmë më ndryshe të dhënat që janë plasuar në media se “Komuna i mbyll dyert e teatrit për aktorët”. Shënimi i ditës ndërkombëtare të Teatrit nuk u shënua në Gjakovë siç i ka hije kësaj dite, por u gjet një mënyre tjetër, ajo e protestes. E vërteta është se në vendin tonë, me gjendjen ekonomike që kemi, ka vend për protestë dhe për ankesa. Por, forma e protestës ditën ndërkombëtare u shërbye më shumë me motive politike e prapaskena se sa skenike siç janë rrye gjatë jetës së tyre këta aktorë. Nëse jo të gjithë, disa e realizuan porosinë që kishin marr, për ta sulmuar Komunën, e jo për të kërkuar angazhime në role dhe pjesë teatrale të reja. Këtë e dëshmoi prezenca e personave politik në këtë lloj “proteste” të atij subjekti që e kishte përpiluar kush duhet të jetë në listën e pagave vite më parë, dhe e reagimeve të partisë që është në qeverisje qendrore dhe së pari nga atje ka nisur fundosja e teatrit. Komuna në asnjë mënyrë nuk po e ndërprenë traditën, por jemi në vazhdimësinë e ruajtjes dhe të kultivimit të vlerave që ka, duke shtuar në këto vlera edhe më shumë atribute.

Zhurma dhe skenat mediale kanë një tjetër të vërtetë krejt ndryshe me atë që është parë dhe që është paraqitur nga ky grup aktorësh dhe jo nga Teatrit profesional i Gjakovës.
Askush nuk ua ka mbyllur dyert e Teatrit. Ata, atë ditë edhe kanë hyrë në skenë, nëpër zyrat e tyre që i kanë dhe kanë shëtitur siç kanë dashur. Ne, pikërisht në ato momente derisa ishim të angazhuar me probleme të q’kyçjes nga rryma, dhe provuam ti mbyllim dyert që ta mbrojmë objektin, në atë çast vijnë kamerat e medieve që ishin ftuar dhe kujdestari i derës ua ndalon atyre të hyjnë brenda. Ky ishte një shfrytëzim i mirë për këtë grup të aktorëve, ku dalin nga skena dhe ekspozohen para kamerave për të dhënë deklarata ç’fare i kemi dëgjuar.

Një e vërtetë tjetër, sa për opinion është se nga ata që shprehen revoltë, dy prej tyre janë në pension prej shumë vite. Ndërsa, njëri merr pagë mujore, është kryetar i Bordit të Teatrit të Gjakovës dhe ka zyrë të veten në Pallat.

Pastaj e vërteta kryesore e këtij reagimi është se, Teatri i Gjakovës, nuk është mbyllur dhe është në funksion paralel, dhe diç më tepër se teatrot në rajon. Ky teatër, ka drejtori me pagë, staf udhëheqës dhe trup teatrore. Është aktiv dhe gjatë këtyre dy vjetëve të fundit ka dhënë 6 premiera dhe disa repriza. Ka marr pjesë në disa festivale, ndërsa ishte me reputacion në festivalin e Tiranës dhe në Ferizaj. Pastaj po këta aktorë qa janë parë në protestë, janë angazhuar në shumë shfaqje, bile, janë paguar edhe kur nuk kanë pasur role. Dhe, tani, jemi në përgatitje të premierës së re derisa presim konfirmimin e dy projekteve ndërkombëtare që ka aplikuar ky teatër në Francë, në bashkëpunim me Komunën.
Drejtoria pranon se, nuk mjafton kjo që bëhet në teatrot tona. Por, Komunat janë të pamundura të mbulojnë edhe pagesat e aktorëve, edhe projektet, edhe infrastrukturën. Dhe, kemi zgjedhur prej të gjithave nga pak. Paguajmë 7 aktorë, obligimet e objektit, dhe së paku 3-4 projekte në vit, ku gjejnë role të gjithë aktorët. Këtu duhet të vjen në ndihmë Qeveria me kapacitet të lartë që ka dhe donatorët, gjë të cilën nuk po e bëjnë sa duhet.
Në vendin tonë nuk ka komoditet ekonomik të paguhen aq sa duhet aktori, por as të paguhen njerëz të pa angazhuar e të marrin pagë.

Anton_Shala

Drejtori për Kulturë,
Anton Shala

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen