Botohet në Francë ‚Mosmarrveshja‘ e Kadaresë

OP-ED | Zef Prenka | 26.04.13 | 21:46

Eshtë botuar këto ditë në gjuhën frënge nga “Fayard” libri “Mosmarrëveshja” e shkrimtarit Ismail Kadare. I përkthyer nga Artan Kotro, nuk është kaluar pa u vënë re nga kritikat franceze e më së shuti në Sallonin e Librit (Panairi i Librit në Francë).

Në shënimin e botuesit francez theksohet: “Në qoftë se do të kërkohej ngjashmëria midis popujve, ajo do të gjendej, në radhë të parë, në gabimet e tyre.” Ismail Kadare, ndërsa përmend midis të tjerash, gabimet e vendit të tij, kalon në një shqyrtim të simbolikës së Shqipërisë, nën sundimin otoman për një gjysmë shekulli, dhe më pas, në shekullin e njëzetë, kur ajo njohu radhazi republikën, monarkinë, pushtimin hitlero-musolinian, komunizmin stalianian dhe atë maoist, e së fundmi edhe demokracinë e rrëmuj-shme, për të trokitur sot këmbëngulshëm përpara portave të një Europe që po e lë në pritje.

Këto simbole janë himni dhe flamuri, i pari, jo pa arrogancë, ballë për ballë me pjesën tjetër të botës, i dyti i dykuptimshëm, me shkabën dykrenore, që simbolizon një komb të ndarë dhe një popull me një mosmarrëveshje të dhimbshme.

I treti simbol është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili për tridhjetë vjet luftoi për të ndaluar hordhinë otomane që kishte arritur në portat e Vjenës dhe u përpoq deri në fund, ashtu siç bën me përkushtim Kadare tani për kthimin e Shqipërisë së vogël në gjirin e kontinentit mëmë, në Europë. Besnik ndaj idesë krenare për rolin e shkrimtarit, libri i Kadaresë jep një reflektim madhor, me përmasë universale, që nis nga rasti i kombit të vet, ndaj të cilit ai gjykon si një magjistër erudit dhe i rreptë.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen