Prishtinë-përkujtohet masakra e Mejës

Histori & Fakte | Zef Prenka | 27.04.13 | 13:42

Në qendër të Prishtinë, të premten në mbrëmje u ndezën 1 mijë e 750 qirinj, të mbuluar me nga një pikëpyetje.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kësisoj shënoi 27 prillin, ditën kombëtare të personave të zhdukur në Kosovë.

Kjo datë u vendos në kujtim të ngjarjeve të prillit të vitit 1999 kur qindra shqiptarë u vranë në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, që cilësohet si vrasja më e madhe masive gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë kësaj jave, Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur se prokurorët e këtij misioni kanë filluar hetimet për krime të luftës të kryera në komunën e Gjakovës, më 27 dhe 28 prill 1999, duke i përfshirë fshatrat Mejë, Orizë dhe fshatrat tjera të Luginës së Rekës së Keqe, në këtë komunë.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen