Parlamenti pa kulturë, sikur bazamenti pa armaturë

OP-ED | Dedë Preqi | 16.05.13 | 21:13

(Thënje popullore: I zoti shtëpisë, sa do që është korekt, nuk mundet ti korigjoj gjithë anëtarët e vet, nëse ata nuk kanë ndërgjegje që i vret)
Ajo që pasqyrohet sot në Parlamentin e Kosovës, nuk na lë përshtypjen e mirë, për të dëshmuar se vërtetë është „Parlament i mirëfilltë“ , edhe në qoftëse deri sot nuk ka pasur suksese për tu dëshmuar si i tillë, duhet të na lë përshtypjen, se tani e tutje ka për t’ia arritur këtij qëllimi.
Deputetët e këtij Kuvendi, nuk duhet ta shfrytëzojmë rastin që konfrontimet ti ruajmë dhe ti shprazim në këtë vend të shenjtë, dhe para qytetarëve të vet, përmes ekranëve televizive, edhe pse ky Parlament nuk ka shumë prevojë të gjatë, por nga kjo prevojë që ka, i ngjanë një Kuvendi me njerëz të lastuar dhe edukatë me dozë të caktuar.
Nuk është mirë për t’u vënë në shërbim të atyre vendeve, ku kundërshtarët politik bëjnë luftë jocivilizuese, për të dominuar e udhëhequr me dhunë në pushtet, ndërsa në Kosovën e lirë, ku populli shqiptarë me shumë sakrifica arriti ta bëjë Parlamentin e vet, i cili rregullohet në bazë të Kushtetutës së vendit, ku kërkohet në të, të debatohet për ligjet, qështjet qytetare dhe ekonominë e vendit dhe jo Paelamenti të keqpërdorët, apo të krahasohet me „Sheshin Tahrir“.
Nëse e përdorim në këtë rast një fjalor të ultë si kundërpërgjigje e këtij lloji, ndoshta nuk do të përkonte me sjelljen e njëjtë të merr edhe përgjigjën e njëjtë, sepse çdo gjë bie nën nivelin e pa dëshiruar dhe këtyre rreshtave ua humbim kuptimin, por më mirë të thëmi, ata që bëjnë këto krahasime të ulta me Parlamentin e Kosovës, si “sheshi Tahrir“, aty ku protestat e njerëzve egjiptian vlojnë e lahen përditë me gjak, kjo sjellje nuk është normale dhe nuk i përketë etikës dhe kulturës parlamentare.
Nga okupimi serb, e kishim të vështirë të depërtojmë dhe të çlirohemi, për të ardhë deri te liria, demokracia dhe shteti, dhe më pastaj ta krijojmë një Parlament , prandaj me mija qytetarë shqiptarë e kaluan rrugën e diferencimit politik dhe të keqtrajtimëve e përsekutimëve më ç‘njerëzore, të cilat brutalitete kanë lënë gjurmë të pa shklyera deri më sot, në këto troje shqiptare dhe në vetëdijën e këtij populli të urtë e liridashës.
Është e vërtetë se opozita parlamentare duhet ta plotësojë vakumin e programëve të poezitës në Parlament, mirëpo në këtë rast në Kuvendin e Kosovës, vërehët diçka tjetër, më shumë se një ofensivë iracionale në mes poezitës dhe opozitës, e cila ka një moto të pakuptimtë qëndrimësh, me akuza të ndërsjella partiake e përsonale, duke përdorë gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet që nuk i përkasin familjes parlamentare.
Prandaj, politikat e tilla aktuale në Parlamentin e Kosovës, sidomos revanshet ndërpartiake, të cilat nuk kanë të bëjnë me substancën e problemëve dhe qështjet e popullatës, por vetëm me zbrazjen e mllefëve të akumuluara përsonale, pikërisht këto sjellje Kuvendin e shdërrojnë në arenë kundërshtimi dhe dështimi.
Nga qëndrimet e tilla dhe paraqitja egoiste e disa deputetëve në këtë Parlament, ia imponojnë popullit mosbesimin te njerëzit e tillë, të cilët më parë përmes votës së popullit e shkelën derën e Parlamentit, me qëllim për ti mbrojtë interesat e tyre, por jo edhe për humbje kohe, apo për qëllime e interesa vetiake e partiake, të cilat janë materje të kalbura e forma antidemokratike dhe jashtë interesave qytetare, që shumica e tyre kanë gjendje të mjerueshme sociale.
Ndaj të gjitha këtyre veprimëve, në të shumtën e seancave parlamentare, kur më pak, e kur më shumë, shprehet urrejtja dhe mëllefi ndaj njëri-tjetrit pa ndalur, fjala është vetëm për deputetët shqiptarë, sepse të tjerët janë të urtë dhe vetëm spektatorë, nganjëherë edhe qesharakë, duke i përqesh gjestët dhe skeqët e disa deputetëve të lastuar, e të pa diciplinuar, me pak kulturë qytetare e parlamentare.
Dikush mund të thotë se kështu e ka politika parlamentare, me kundërshtime dhe rrethana të ndryshme, kjo është e vërtetë, sepse edhe vendet tjera demokratike qështjet i debatojnë dhe i zhvillojnë në bazë të kritikave, por kritikat dhe mosmarrëveshjet që bëhën shpeshherë në Parlamentin e Kosovës, as që janë në vijën e parimëve dhe zhvillimin e vendit, nga parimet që dalin sipas Kushtetutës dhe ligjit parlamentar, por politikat e tilla që zbatohen në emër të interesave parciale dhe politikave përsonale, nuk mund të shpiejnë largë dhe nuk përkojnë me programet parlamentare të këtij vendi, sepse janë në kundërshtim me interesat e popullit të Kosovës.
„Në qoftëse problemet i shtojmë vet në këto mënyra, atëherë qështja e problemit të Kosovës, nuk paska qenë problem nacional e internacional, që tentojnë të tjerët të na anashkalojnë, por nga këto rrjedha del se fajtorë janë vetë shqiptarët, të cilët nuk u pajtuan dje dhe nuk po pajtohen as sot në mesvete, në truallin e tyre stërgjyshor, që disponojnë shtetin, Kushtetutën dhe Parlamentin e vet“.
Një qeveri, sikur kjo qeveri, e cila nuk është në gjendje të propozojë projekte të reja, për daljen e saj nga krizat ekonomike, sociale, shëndetësore, arsimore dhe të tjera, atëherë ç’farë duhet të ndërmerr populli, i cili në vend të pritjeve festive, duhet të bëjnë protesta në shenjë pakënaqësie, duke mos ditur rrugëdalje tjetër, për të shpëtuar nga një gjendje që e rëndon dhe kërcënon ardhmërinë dhe jetën qytetare të Kosovës.
Prandaj, mesazhet e popullit janë të qarta, premisa e parë është që të kënaqëmi më atë që arritëm dhe na u afrue mundësia për të marrë vetë vendime dhe për të zgjedhur zgjidhje për ardhmërinë tonë, të cilat mundësi dhe vendime vendosin vet tu nënshtrohesh, apo të mos u nënshtrohesh atyre fuqive që kërcënonin të na robërojnë nga vetja dhe liria e brendshme, duke vendosë dikush tjetër për ne, dhe duke na bërë lodër, që të heqim dorë edhe nga dinjiteti jonë kombëtar e njerëzor, që të shëndërrohemi në robër të përhershëm.
Ndërsa, premisa e dytë Parlamenti i Kosovës, është Institucioni më i lartë i vendit, ku duhet të shoshitët dhe sitët tërë produkti i mendjes së qytetërimit tonë, përmes ligjeve të Kushtetutës së vendit, për ta vënë në shërbim të interesave të përgjithshme qytetare, pa dallim nacioni dhe konfesioni.
Duhet të veqojmë gratë deputete në Kuvendin e Kosovës, me një respekt të veqantë, të cilat me përkushtimin e tyre në Parlament, janë shumë serioze dhe mjaftë inkurajuese, me sjelljet e tyre shoqërore dhe në frymën e etikës parlamentare, duke praktikuar ligjët dhe përkrahur interesat qytetare, me të cilat duhet të krenohet Parlamenti dhe shteti i Kosovës.
Gjuha e urrejtjes në Parlament, nuk është gjuhë parlamentare, që i zgjedh problemet, ajo e ka kulturën vet të ndërgjegjës qytetare, e cila duhet të jep llogari në vend të përgjegjës, që përbëhët, jo vetëm nga shprehjet dhe veprimët, por edhe nga sjelljet njerëzore të deputetëve, dhe përgjegjësitë e marra nga populli, për të gjetur mënyrën dhe përgjegjen e drejtë për zgjedhjen e problemeve dhe kërkesat e popullit.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen