Kompania Amerikane nënshkruan me Serbinë për Trepçen

OP-ED | Zef Prenka | 17.05.13 | 23:30

Rasati ka fillue me mbir, e gazit ia themi më vonë,…

Në një artikull që kam botuar para 10 javësh, ekskluzivisht rreth marrveshjes me Serbinë dhe pa pjekurinë e politikuajve(origjinal),Kosovarë,në mes tjerash shënova „Gazi madh, kur të mbinë rasati“!
Jo larg dhe rasati i pranverës në fushat e politkës kosovare, posa ka shpërthy me „alamet“ energji dhe pamje trishtuese?!
Kjo, farë(e dreqit!) o duhej të mbinte,o duhej të sjellte ndonjë katastrofë tjetër që për pranverën politike Kosovare do të ishte si do të ishte,..?! Ose e mirë, e jo e keqe; ose e keqe, e jo e mirë!
Pra,“ hyp se të vrava, ose zbrit se të vrava“(populli).Kështu kur i pranon rregullat e lojës së intrigave politike,e kush se,…? përveq, kabinetit qeveritarë që, janë të pa pregaditur për çfarëdo lloji egzibicioni politik.
Pra, rasati ka fillu me mbir dhe gazit do ja japim pak më vonë?!Atëherë kur Kryeministri do detyrohet me ulë pa protokoll flamurin e krijuar prej tij dhe kabinetit të vet. Dikush ia pat këndua edhe këngën,…
„ky flamur, flamur i ri
pak sa bardh ,ma shumë mavi
për qeverinë,n´mes
një copë fli,…
Tani,sa morëm lajmin që Sh.B.A. – të, firmosin me qeverinë e Serbisë për pronat e Kosovës, për gjigandin Trepça, që jo vetëm që u luftua për të, por edhe krejt qëllimi i popullatës së Kosovës ishte që, ai Kombinat të ruhet e  mos të dorëzohet?!
A kanë vepruar mirë aleatët tanë?
PJO, pra Jpo! lexo. po edhe jo ose Jo edhe po!
Deri kur duhet të presin Sh. B.A.-ja që të privatizojë një gjigand ekonomik në Kosovë ?

PTK ua dha Turqëve, Aeroportin Turqëve, Kekun Turqëve, Autostradën Turqëve edhe pse kompani nga Sh. B.A, konkuruan si të rregullt në ankandin publik.

Teorema e relacioneve në matematikë, jep sçarim  shumë të mirë, që lidhet me faktet dhe përditshmerinë edhe të së kaluares edhe të tashmes, pra, ta thjeshtojë (duke mos hyrë në detaje); ,…e jap ketë vlerë, për të marrë një vlerë të re,  me profit,..
Jo rastësisht jep dorheqje anëtarja fuqiplotë e Sh. B.A-së nga AKP-ja, por se kjo ishte ditë  e zezë e Kosovës!?

Largohet sepse nuk ka asnjë kompetencë për të bërë tregti me pronën e shtetit, qeveria e Kosovës.
Pra, rasati ka fillu me mbir dhe gazit do ja themi me vonë, kah vjeshta atëherë kur, nuk e di, nësë do kemi gjë për të korrur?!

Teksti i lajmit sipas Ekspressit:

Amerikanët do të hyjnë në Veri të Kosovës me investime. Konsorciumi “New Generation Power”, nga Ilinois, ka nënshkruar kontratë me Ministrinë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në kombinatin “Trepça”, në Veri të Mitrovicës.

Ministri i Minierave dhe i Resurseve Natyrore në qeverinë serbe, Milan Bacevic ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate ka ardhur pas marrëveshjes për Veriun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nga ana tjetër, Chirinjeev Kathuria drejtor i këtij konsorciumi, ka thënë se për arritjen e kësaj marrëveshjeje konsorciumi që ai drejton është dashur të bashkëpunojë ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit, me qëllim të zgjidhjes së ndonjë çështje ligjore dhe problemeve të tjera që ndërlidhen me Trepçën.

Ai ka deklaruar në Beograd se pas nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë e Serbisë do t’i nisë bisedat edhe me Qeverinë e Kosovës./Ekspress/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen