Kur do të ndalet dhuna ndaj grave ? !

OP-ED | admin | 20.05.13 | 19:41

Kur gratë shqiptare do të flasin hapur për dhunën që ushtrohet ndaj tyre ?!

Turpi, frika dhe nderi bëjnë që shumë gra në heshtje të tolerojnë sjelljet brutale, zakonisht të shkaktuara nga burrat .

Një fjalë e urtë thotë: “Rinija është ardhmërija e Kosovës e vendit“. Sa më e edukuar, sa më e arsimuar dhe sa më demokratike të jetë rinija jonë aq më pak do të ketë dhunë ndaj femrës-grave në Kosovë.

Të gjithë po themi se ne shqiptarët jemi demokratë.., të gjithë po themi se e duam pluralizmin.., dhe e respektojnë demokracinë. Mirëpo, realiteti po dëshmon të kundërtën, sepse akoma në Kosovë ka dhunë ndaj grave – femrave. Disa mendojnë se dhuna do të eliminohet nëse forcat e sigurisë-policia dhe organet kompetente e kryejnë detyrat e veta dhe respektojnë ligjet e shtetit.

Dhuna ndaj gruas nuk është vetëm një çështje e grave, por vë përpara sprovës së jetës, respektit dhe dashurisë vetë njerëzimin Dhuna ndaj gruas nuk ka ditë të caktuara kalendarike por ngjan çdo ditë, në çdo kohë, pa rresht, e shkatrron gruan, familjen dhe shoqërinë.

Në periudhën 2002-2009, në bazë të të dhënave të Departamentit të të Drejtave të Njeriut, në Policinë e Kosovës, janë raportuar 9772 raste të dhunës në familje, ku mbi 80% janë dhunë e ushtruar ndaj grave dhe vajzave. Dhunë ndaj femrës ushtrohet edhe në diasporë, por me përmasa më të vogla, sepse ne ato shtete funksionon rendi dhe zbatohet ligji.

Prandaj shkaku i zvoglimit të dhunës në diasporë, ndikojnë disa faktorë tjerë të cilët i mundësojnë grave femrës një jetë më të mirë dhe pa dhunë e presion ndaj saj. Dhuna rritet nga viti në vit, ndonëse shumë raste nuk raportohen. Shifrat janë bërë të frikshme, kur për një cast ndalemi e mendojmë që jetojmë në një vend me më pak se 2 milionë banorë! Në vitin 2010, 7 – gra ishin të dhunuara sistematikisht, u ndanë nga jeta pasi u vranë nga dhunuesit e tyre që ishin bashkëshortë apo të afërm.

Dhuna ndaj gruas nuk është vetëm një çështje e grave, por vë përpara sprovës së jetës, respektit dhe dashurisë vetë njerëzimin. Ndaj grave pos burrave, dhunë ushtrojnë edhe institucionet tona duke filluar nga niveli komunal e deri tek institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Cekim një shembull: Në 19 komuna ka pasur përdorim të dhunës ndaj gruas, ndërkaq shtatë komuna raportojnë për dhunë ndaj burrave, gjatë vitit 2012. Prej 338 rasteve, 315 janë femra kurse meshkuj 23 raste. Sa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut, del se në Komunën e Lipjanit ka pasur më së shumti ankesa, 25 gjithsej. Ndërsa kur jemi tek barazia gjinore, thuhet se femrat edhe pse punësohen për të plotësuar përqindjen e përcaktuar ato thuajse asnjëherë nuk kanë pozita vendimmarrëse.Mirëpo, një gjendje edhe më e keqe ndodhë në Shqipëri. Një në tri gra është rrahur apo është nënshtruar formave të tjera të dhunës brenda familjes së saj.

Edhe pse dhuna në familje në vendin tonë nuk është sekret, gratë nuk flasin hapur për këtë. Turpi, frika dhe nderi bëjnë që shumë gra në heshtje të tolerojnë sjelljet brutale, zakonisht të shkaktuara nga burrat ose partnerët e tyre (pa përjashtuar dhunën nga baballarët e tyre, vëllezërit apo anëtarët tjerë meshkuj të familjes). Në shumicën e rasteve, viktimat janë penguar nga denoncimi i agresorit të tyre. Në krahasim me vitet e kaluara, numri i grave që lajmërojnë policinë për incidentin është rritur ndjeshëm. Por ende, shkalla qëndron në përqindje relativisht të ulët.

Sipas sondazheve, shumica e bashkëshorteve të abuzuara vazhdojnë të jetojnë së bashku me dhunuesin e tyre. Shqetësuese, këto gra janë të detyruara të jetojnë nën të njëjtën çati me këta njerëz për shkak të normave të larta të papunësisë në veçanti për gratë, kushteve të vështira ekonomike, mungesës së shtëpive, për shkak të fëmijëve të tyre, si dhe mendimit të anëtarëve të familjes dhe thashethemeve të fqinjëve. Më tepër, ironia tragjike në raste të tilla është se gruaja është ajo që ndihet e turpruar dhe stigmatizuar.Pa dyshim, nuk është lehtë të qënit grua në Shqipëri, Kosovë, e trojet tjera etnike dhe diasporë. Në fakt, kurrë nuk ka qenë.

Përveç mizorisë familjare, gratë shqiptare duhet të përballën me forma tjera të abuzimit. Këtë herë, jashtë shtëpive të tyre. Abuzimi verbal në rrugë ose prekjet ‘pa prapavi’ në autobus vëjnë gratë dhe vajzat në pozitë të vështirë. Përveç kësaj, ngacmimi seksual nga ana e punëdhënësit, kolegut apo klientit, profesorit perverz në shkollë ose në universitet është gjithashtu torturuese. Këto sjellje të turpshme nuk mund të krijojnë mavijosje ose të shkaktojnë vdekje, por shkelin personalitetin e gruas dhe integritetin e saj psikologjik.

Dhuna me bazë gjinore është një abuzim i të drejtave të njeriut dhe dinjitetit. Ajo nuk është vetëm një fenomen shqiptar dhe ka ndikim tek të gjithë ne. Ajo nuk ka kufij gjeografik, etnik apo kulturorë. Gratë e dhunuara mund të jenë nga të gjitha klasat, moshat dhe racat. Kjo është arsyeja pse dhuna ndaj grave nuk duhet të shikohet vetëm si një çështje e femrave. Meshkujt duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në luftën dhe parandalimin e dhunës ndaj grave, sepse në këtë mënyrë ata parandalojnë dhune kundër nënave, motrave, bijave apo shoqeve t e tyre.

Ndërsa, poqëse pozita e gruas bashkëkohore do të shikohet përmes kushteve të pranuese dhe gjithëqytetruese të botës që i përkasim dhe aktivitetit të individit në të, atëherë rruga më e drejtë dhe më e sigurt për ta avancuar pozitën dhe rolin e gruas në një shoqëri, pra edhe në shoqërinë kosovare është përmes aktiviteteve që i mbështet shteti dhe shoqëria civile, e që kanë për qëllim afirmimin e pozitës së gruas dhe vetëdijesimin e burrave në lidhje me këtë çështje.

Pastaj të aktiviteteve të pakompromistë të lëvizjeve neofeministe në vendin tonë, e që për fat të mirë nuk janë edhe pak, por edhe të nismave të tjera qytetare dhe medieve përmes të cilave do të tërhiqej vëmendja e publikut mbi pozitën e gruas në shoqëri; mbi o rolin që e ka dhe atë që duhet ta ketë gruaja në shoqërinë tonë si dhe mbi mundësitë e përmirësimit të pozitës së gruas në përgjithësi në veprim dhe në bashkëveprim me pjesët tjera relevante të shoqërisë.

Ndërsa, edhe pse nuk e di se në cilën masë ndodh tek ne, megjithatë, në rrafshin e globalizimit dhe kohës së tij kjo çështje merr domethënshmëri gjithnjë e më të madhe. Në këtë kuadër edhe lufta për të drejtat e njeriut dhe respektimi i tyre krijon hapësirë për zhvillimin e shoqërisë sonë, e në kontekst të veçantë për emancipimin sa më të plotë të gruas në shoqëri.

Shumë sociologjë, politologjë, filozofë, juristë etj. nuk ngurrojnë të pohojnë se bota bashkëkohore, e quajtur postmoderne, ka pësuar ndryshime të mëdha me përmasa gjithëbotërore. Këto të arritura më së tepërmi janë evidente në zhvillimin e teknologjisë, por s’mungojnë edhe në rendin shoqëror, këtu mendojmë në demokratizimin e shoqërive, zbatimin e të drejtave të njeriut etj.

Të gjitha këto vazhdimisht, pohojnë ata, janë një sërë progresesh në historinë e njerëzimit. Të gjitha këto qëndrime janë pjesërisht të sakta. Por çfarë fshehet në pjesën tjetër të realitetit ? Në të gjitha përpjekjet e këtyre „karizmatikëve“ dhe „martirëve“ për të drejtat dhe liritë e grave – femrave, mungon dhe nuk përfillet e drejta për jetën e lirë të grave shqiptare. Në asnjë ligj të të drejtave të njeriut nuk ka vend për embrionin. Askund dhe me asgjë s’i është garantuar e drejta për jetë e njeriut në fillet e jetës.

Madje, vrasja, ndalimi i shtatzanisë, hedhja e fetusit/embrionit – abortimi, nuk konsiderohet akt penal, akt i pamoralshëm, por e drejtë e gruas që të vendosë për fatin e frytit të saj. Në të njëjtën kohë, edhe pse kjo pohohet e mbrohet nga „mbrojtësit e të drejtave të njeriut“, në njërën anë respektohet e drejta e një personi – gruas, e në anën tjetër lejohet, përkatësisht shkelet dhe legalizohet vrasja e njeriut të pafajshëm, embrionit të pambrojtur.

Çfarë kundërthënie e tmerrëshme! Çfarë ironie! Këtë ne e quajmë progres të historisë njerëzore ?

Këtë ne e quajmë demokaci, këtë e qujamë demokraci.., këtë ne e quajmë pluralizëm dhe e drejta e çdo personi të vendosë për vetveten?

Kush është ai që e përcakton se çfarë është liria e kush e ka të drejtën të jetë i lirë? A kemi të drejtë të vendosim ne për vetveten .., ose, a është njeriu zotëruesi i vetvetes?

Këto pyetje jo të lehta lypsin përgjegjje nga secili njeri, e më e rëndësishmja është se përgjegjja jonë duhet të jetë në përputhshmëri e harmoni me dinjitetin e personit, nga fillimi i ngjizjes e deri në mbarimin e natyrshëm të tij.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen