Në përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë

Diaspora | Dedë Preqi | 05.09.11 | 21:49

Dedë Preqi

Dy vjet pas vdekjes së Nënë Terezës,Papa Gjon Pali ll-të,lejoi të hapej qështja e kanonizimit,dhe në vitin 2002,miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.Shumë njerëz të botës,të vegjël e të mëdhenj,dhanë mendimin e tyre se, ajo ishte një dashuri e pa shterrshme dhe e pa shoqe,për njerëzimin mbarë.

Deri sa ishte gjallë,shumë burrështetas të botës u përkulen para shtatit të saj të vogël,por me një zemër të madhe.Bota e shpërbleu me dekorata për punën dhe vepren e saj,në mesin e tyre u shpërblye edhe me çmimin e lartë në vitin 1979,me çmimin”Nobel për Paqë”.Ajo u shpërblye me mbi 130 dekorata,dhe ishte gruaja e cila u pranue në gjithë botën,pa dallime fetare dhe nacionale.

Në shumë raste ajo nuk e dëshiroi famën,dhe fama për të ishte,atëherë kur trioumfonte kundra varfërisë dhe sëmundjeve te botës njerëzore.Ajo ishte bija më e vogël e Drane dhe Nikollë Bojaxhiut,e cila u lind ndoshta për ta shkruar një histori të pa krahasueshme të shekullit XX-të,në saje të sakrificës dhe devotshmërisë,që i kontribuoj njerëzimit mbarë.Biografinë e saj më të zellshme,dhe më më përkushtim e shkroi dr.Lush Gjergji,i cili mund të thuhet se i pari ,përcjelli hapat e saj margaritar,dhe i tregoi botës se,Nënë Tereza është bijë shqiptare.

Nëna Terezë u bë përsonifikim i vuajtjeve njerëzore,e cila u dëshmua me vepren e saj humane.Në fakt edhe Jobi,i cili përmendet në Bibël,ishte shembull i vuajtjes,dhëmbjes por edhe një shembull i qëndresës dhe përballimit.

Ashtu edhe Jezuesi ishte njeri i vuajtjes,shërbëtor i vuajtjeve,i cili vdes në Golgotë,në mundime.Prandaj, shembulli i Nënë Terezës,është pikërisht i frymëzuar nga jeta e Jezuesit.Nëna Terezë,përmes vuajtjeve e gjetë kuptimin e jetës.Ajo nuk dëshironte që njerëzit të vdesin pa kuptim,dhe vdekjen e tyre ia paraqiste Zotit,me lutje dhe uratë,por edhe me vepra.

Thelbin e ekzistencës njerëzore,ajo e konsideronte –përgjegjësi,të shoqërisë njerëzore,dhe domodoshmëri për të plotësuar kuptimin e jetës njerëzore.Nëna TEREZË,ishte një përsonalitet i rrallë i kombit shqiptar,dhe botës mbarë,e cila u bë Nëna univesale e gjitha kombëve,si shembëll i dashurisë ndaj Zotit dhe njeriut.Nëna Terezë,me misionin e saj humanitar është shdërruar në i k o n ë  p a q ë j e  dhe d a sh u r i j e ,për mbarë njerëzimin.Ajo ka realizuar në jetën e vet,atë qytetërimin e dashurisë njerëzore.

Ajo na ka mësuar që të jetojmë me shembullin e saj,dhe ta ndjekim rrugën e saj humane.Bill Klinton,ish Presidenti i SHBA-ve, ka thënë , Nënë Tereza ishte e para ajo që më bëri t’a dua kombin shqiptar.Për Nënën Terezë,u shpreh edhe Kryeministri shqiptar dr. Sali Berisha,askush nuk i ka dhënë më shumë nderë dhe dinjitet njeriut ,se sa Nëna Terezë,me veprimtarinë dhe virtytet e saja humanitare”.

Edhe Presidenti i madh i kombit  dr.Ibrahim Rugova,shprehi respektin ndaj Nënës Trezë dhe tha,Ajo ishte instrumenti i dashurisë njerëzore,e cila i dha jetës kuptim dhe jetë. Nëna Terezë e ka shprehur edhe vet,me gjak jam shqiptare,por me përkatësi vendi ajo i takoi Kallkutës,sepse ishte vendi të cilin vet e zgjodhi,të përballej me vujatjen dhe dhimbjen njerëzore.

Një herë Nëna Terezë  ishte ftuar nga një agjensi e huaja që ta vizitojë atë,por ajo u kishte thënë,nëse doni të më vizitoni ,ejani e vizitoni të sëmuarët tanë,dhe do të kuptohemi më mirë. A snjë njeri dhe asnjë fat nuk mund të krahasohet me ndonjë njeri apo fat tjetër,shikoni sot vendet të cilat po vuajnë nga urija,skamja,dhe sëmundjet e ndryshme,ku jeta e këtyre njerëzve është e rrezikuar,ashtu ishte edhe në kohën e Nënës Terezë,por edhe situata më të vështira,sepse në kohën e saj nuk kishte shoqata,apo organizata humanitare siq janë sot,por ajo i krijojë vet dhe u ndihmoj atyre njerëzve,e cila lufoi me këto vuajtje njerëzore,deri në vdekjen e saj.

Nëna Terezë thoshte,se njeriu nuk mund t’a  kuptojë fatin e vet nganjëherë,edhe pse vuajtja bëhët pronë e tij,por ai duhet ta njoh faktin,se edhe në vuajtje duhet të jetë unik,dhe askush nuk mundet ta largojë nga vuajtja,apo dikush tjetër të vuaj në vend të tij,dhe vetëm me forcën e dashurisë dhe të bamirësisë,mundëmi të arrijmë një pjesë të vogël të qëllimeve tona.

Sot, me 5 shtator,në 14-vjetorin e vdekjes së bijës dhe humanistes së madhe shqiptare Nëna Terezë,në Katedralën e saj në Prishtinë,u mbajtë një meshë përkujtimore. Në këtë përkujtim  të përvjetorit të saj,muar pjesë edhe përfaqësuesi i Papës Benediktit XVl-të,në Vatikan,me çrast përveq paraqitjes së figurës së Nënës Terezë,ai shprehi dhe sjelli më vete porositë e Papës ,për përkrahjen dhe prosperitetin  popullit të Kosovës.

Nena Tereze

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen