Në Mössingen të Gjermanisë SHKSH „ Malësia“ kremtoi pesë-vjetorin e saj

Diaspora | admin | 17.06.13 | 00:02

Dy fjalë për klubet, shoqatat, shoqëritë, shkollat shqipe me mësim plotësues dhe pronarë e bisnismenë të mërgatës tonë. Shoqatat dhe shkollat janë ndoshta të vetmet kategori e organizimeve, të cilat bëhën në baza të shëndosha vullnetare e kombëtare dhe, gjithmonë, duke i sjellur vetëm dobi vendit dhe popullit tonë. Gjithçka që organizohet e punohet, bëhet në baza vullnetare, duke kontribuar me ndihma humanitare edhe jashtë mundësive të organizatorëve bëmirës. Pra shoqatat gjithëherë i kanë dhënë, pa i marrë asnjëherë asgjë, vendit të vet. Po ashtu edhe arsimtarët e shkollave shqipe me mësim plotësues, më shumë në baza vullnetare, kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë, duke i dhënë shumë dije dhe dritë fëmijëve tanë, duke i mësuar ata se si ruhet identiteti ynë kombëtar, gjuha, kultura, historia, veshjet kombëtare… Arsimtarët me punën e tyre të palodhshme i mësojnë fëmijtë tanë që t`u këndojnë e recitojnë heronjve e dëshmorëve të kombit, gjuhës shqipe, maleve e tokave tona të okupuara e të lira. Edhe disa pronarë e bisnismenë të ndryshem kanë dhënë kontribut të madh.

Pra janë këto tri kategori organizative: shoqatat, shkollat dhe pronarët e disa firmave që janë duke e ndihmuar dhe zbutur, me aq sa kanë mundësi, skamjen në të gjitha trojet tona shqiptare në Ballkan, pa pretenduar se një ditë do të shpërblehen…
Ne, mërgimtarët, nëpër manifestime të ndryshme, kur shohim fëmijtë tanë me veshje kombëtare duke kënduar e recituar, zemra na këndon e na bëhët mal, ndjehemi të gëzuar, sikur të ishim në atdheun tonë të dashur.
Me datën 08.06.2013, në lokalet e Friedrich-List-Realschule, në rrugën Goethestraße nr.9, në Mössingen, Shoqata „Malësia“, me seli në Hechingen, në prezencën e disa qindra bashkatdhetarëve, në një atmosferë të shkëlqyer e vëllazërore, suksesshëm kremtoi 5 vjetorin e themelimit të saj. Kryesia e kësaj Shoqate jo vetëm për ta informuar mërgatën përmes raportit të punës që u lexua para masës së tubuar, për arritjet, suksest e punës të saj, por edhe për çmalljen e mërgatës tonë. Për këtë kremtim kishin organizuar dhe përgaditur një program të pasur kulturoro artistik, duke përgatitur edhe specialitete ushqimore të kuzhinnave tona shqiptare. Shërbimi i puntorëve vullnetarë me ushqime e pije për pjesmarrësit, ishte shumë cilësor sa që i përngjante një hoteli me përvojë .
Për nder të këtij manifestimi hyrja për të gjithë ishte falas.
Moderoi nëkryetari i Shoqatës, Asim Lokaj, i cili e hapi programin me një përshëndetje të përbashkët për të gjithë pjesmarrësit, në vazhdim u këndua Himni kombëtar i përcjellur nga kori i fëmijëve të shkollës shqipe me mësim plotësues, të cilët i drejtonte arsimtari Sabit Muli.
Në binë u ftua kryetari i Shoqatës Hazir Beqaj, i cili pëshëndeti të pranishmit dhe mysafirët, duke iu dëshiruar mirëseardhje: Azem Ajvazi, profesor i Filozofisë-Sociologjisë, studiues i Diasporës Shqiptare dhe puntor administrativ në Entin për Inkuadrim-Punësim (Bundes Agentur für Arbeit-Arbeitsamt ), në Freiburg. Veprimtarin shumëvjeçar, Xhafer Leci, kryetarin e SHKSH-së „.Kadri Zeka“, Taxhidin Bakiun, aktoren dhe dramaturgen nga Tübingen-i, Fatime Lokaj dhe ish të burgosurin politik, luftëtar dhe invalid lufte, Binak Dina.
Z. Beqaj, falënderoi kryesinë e parë, këtë aktuale dhe antarësinë e zgjeruar për kontributin që ata kanë dhënë për çështjen tonë kombëtare, pa harruar të përshëndetë edhe arsimtarin Sabit Muli, pronarët e firmave, „REWE“ Behar Smajli nga Mössingen-i, – Kopshtarin Hetem Uka „Gartenbau Uka“ dhe Jeton Jonuzi Dritarebërës „Fensterbau Jonuzi“. Këta 3 pronarë të firmave kanë sponzorizuar, në vazhdimësi, Shoqatën „Malësia“, me ndihma të konsiderueshme materiale,- përfundoi Beqaj.

Nënkryetari i Shoqatës z. Asim Lokaj, lexoj raportin e punës dhe ate financiar, për këto 5 vite veprimtarie të kësaj shoqate. Ai foli për shkollen shqipe, për ekipin e fudbollit të vogël, i cili vepron në kuadër të kësaj shoqate…
Në binë u ftuan për ta përshëndetur masën e tubuar musafirët, profesor Azem Ajvazi, në cilësinë e vrojtuesit për organizimet e mërgimtarëve…. Dhe Xhafer Leci, në cilësinë e kryetar nderi i Shoqatës „Kadri Zeka“. Këta dy mysafirë falenderuan dhe përgëzuan organizatorët për punën e mirë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për vendin dhe popullin tonë
Më pas programin e vazhduan me vallëzime e recitime nxënësit e shkollës shqipe.
Pjesë nga raporti i punës, cilin e lexoj Asim Lokaj
1.- Aktiviteti i parë i mërgatës shqiptare në këto anë është zhvilluar:
Në vitin 1995 në Mössingen e Hechingen, me iniciativën e arsimtarit Sabit Muli, me përkrahjen dhe ndihmesën e Hazir Beqajt dhe disa mërgimtarëve, prindër të fëmijëve dhe me vendimin e Ministrisë së Arsimit në ekzil, përkatësisht, të ministrit porfesor Muhamet Bicaj, qe hapur shkolla shqipe me mësim plotësues, e cila vazhdoi punën e saj deri në vitin 1999 dhe mjerisht si edhe në shumë vende tjera me fajin e prindërve, për mos angazhimin e tyre për t`i sjellur fëmijtë e tyre në shkollë, për disa vite u ndërpre mësimi.
2.- Grupi i përbërë nga këta bashkatdhetarë: Naim Salihu, Fadil Shatri, Asim Lokaj, Enver Shala, Lulzim Dragusha, Remzi Shahini, Kadri Deliu, për herë të parë me 08.03 2008, në Grosselfingen, organizuan dhe manifestuan Shpalljen dhe njohjen Ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës, në praninë e një numri të madh mërgimtarësh.
3.- Në Hechingen, me datën 04.04.2008, u thirr Kuvendi dhe u mbajtë mbledhja për themelimin e një shoqate. Duke pasur parasysh numrin e madh të mërgimtarëve të kësaj ane, të cilët duhej angazhuar me punë, për organizimin më efikas jo vetëm të arsimit shqip, por edhe për kulturën, sportin dhe ndihmat humanitare për nevoja të skamnorëve etj. Po këta emra që përmendëm më sipër ishin edhe nismëtarë për themelimin e Shoqatës.
Në praninë e një numri të madh mërgimtarësh nga të pranishmit u propzua emri i shoqatës dhe me shumicë votash u miratua që Shoqata të emrohet me emrin “Malësia”. Nga ky Kuvend u zgjodh kryesia me këtë përbërje: Naim Saliu, kryetar, Fadil Shatri,nënkryetar, Asim Lokaj, sekretar, Enver Shala, arkëtar dhe anëtarët Lulzim Dragusha, Remzi Shahini, Kadri Deliu.
4.- Në kuadër të kësaj Shoqate u formuan edhe këshillat: ai i prindërve për arsim, për Balingen Fadil Shatri, Hechingen Naim Saliu dhe Enver Shala, ndërsa për Mössingen Asim Lokaj dhe Lulzim Dragusha, ndërsa për sport dhe kulturë, Kadri Deliu dhe Lulzim Dragusha.
5.- Më 06.02 2009, përsëri u rihap shkolla shqipe në Mössingen, e cila ende është duke vazhduar mësimin plotësues, me arsimtarin z. Sabit Muli. Vlen të përmendim se një kontribut të veçantë për rihapjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të shkollës me mësim plotësues ka dhënë edhe zonja Remzije Dragusha.
6.- Më 11.04.2010, Shoqata jonë mbajti Kuvendin zgjedhor. Në këtë mbledhje u zgjodh kryesia e re, pra kjo aktuale, me këtë përbërje:
Hazir Beqaj, kryetar, Asim Lokaj, nënkryetar, Hetem Uka, sekreta, Enver Shala, akëtar, dhe antarë kryesie, Fadil Shatri, Behar Smajli, Jeton Jonuzi dhe Safet Behrani
Shoqata jonë „ Malesia „ ka bashkëpunuar me shoqatat simotra: në Albstadt, Rottweil, Nürtingen dhe Tübingen. Kemi qenë të ftuar dhe kemi marrë pjesë në fetsën e pjesës së qytetit „Bürger für Bästenhardt“, me ç`rast kemi prezantuar edhe ushqimet e kuzhinave tona tradicionale.
Për këto 5 vite, rregullisht, kemi kremtuar festat e pavarësisë të Shqipërisë dhe Kosovës, me një pjesëmmarje prej 4 qind deri në 3 mijë mërgimtarë. Për ditën e fëmijëve për çdo vit në qershor, organizojmë piknik familjar, ku pothuaj të gjitha familjet e kësaj rrethine marrin pjesë. Kemi organizuar 5 herë turnire në fudboll të vogël. Me një rast kemi marrë pjesë në një turnir në Stuttgart. Sponzorus të parë per sport kemi pasur pronain e firmës „Kopshtari“ (Gartenbau) Beqir Mushkolaj. Ndërsa sponzorues të përhershëm të Shoqatës tonë janë: „Rewe Smajli“, „Gartebau Uka“ dhe „ Fensterbau Jonuzi“.
Një kontribut të madh kanë dhënë fëmijtë e shkollës shqipe, me pjesëmarrjen e tyre të përhershme, duke prezantuar një program të pasur kulturoro-artistik në të gjitha manifestimet që janë zhvilluar në kuadër të Shoqatës „Malësia“. Shoqata jonë falënderon dhe i dëshiron shëndet dhe punë të mbarë arsimtarit z.Sabit Muli.
Shoqata „Malësia“ angazhohet për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe integrimin e komunitetit shqiptar në Bashkësinë Evropiane.
Në Kosovë një ndihmë solide ua kemi dërguar 10 familjeve të varfëra.
Për një rast vdekje që ndodhi në mesin e mërgimtarëve të kësaj ane, Shoqata jonë për përcjelljen e kufomës etj. ka grumbulluar një shumë prej 3.830 euro. Kryesia e Shoqatës tonë ka marrë vendim që për Festen e Bajramit të Madh, i cili po vjen pas disa javësh, të grumbullojë një shumë solide të mjeteve materiale, për tua shpërndarë 10 familjeve skamnore në Kosovë.
Në shenjë respekti për kontributin e dhënë, disa veprimtarëve të dalluar, nga ish kryesia e Shoqatës etj.si dhe arsimtait Sabit Muli iu ndanë Mirënjohje. Edhe kjo flet mjaft, se si puntorët mërgimtarë dinë dhe vlerësojnë mirë e drejtë, punën e atyre që kanë kontribuar dhe meritojnë të nderohen me Mirënjohje. Këta janë: Naim Salihu, Fadil Shatri, Asim Lokaj, Lulzim, Dragusha, Remzi Shahini, Kadri Deliu, Sabit Muli, Remzije Dragusha, Beqir Mushkolaj dhe Konsullatës të Republikës së Kosovës në Stuttgart, për përkrahjen morale dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë me Shoqatën tonë.
Deri në orët e vona të natës me këngë popullore e patriotike kënduan këngëtarët e mirënjohur zonja Syzana Jashanica dhe Bujar Osaj me intrumentistët vëllazërit Gjocaj.
Ky manifestim, si edhe të tjerët më herët, të organizuar nga kjo Shoqatë, filloi dhe përfundoi në frymën atdhetare.

Hazir Beqaj, kyetar i Shoqatës

Hazir Beqaj, kyetar i Shoqatës

 Disa nga musafirët

Disa nga musafirët

Pamje nga aktiviteti

Pamje nga aktiviteti

 

Atyre që ju ndanë Mirënjohje

Atyre që ju ndanë Mirënjohje

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen