Takimi me Ismail Kadare në Köln

Diaspora | Zef Prenka | 20.06.13 | 21:01

Të takosh z.Ismail Kadare, as që duhej të bëhej pyetja se; sa largë do të ndodhej adresa?!

Këlni qyteti i katërt me mbi 1 Mio. e 100 mijë banorë,me një sip.prej 405 km², në mbrëmjen e 15 Qërshorit të 2013, ishte edhe më krenar,sepse kishte mikun e vlerave (letrare,kulturore,politike etj) Evropiane,përsonalitetin e mundshëm për nominim të qmimit prestigjioz „Nobel“ për letërsi pra,mysafirin shqiptar z. Ismail Kadare.
Një rast i rrallë i përsëritshëm,për të mos e quajtur historik,sepse ketë kolos të veprave shqipe nuk mundë të takosh kur të duash,jo pse nuk i dëshiron takimet me bashkëkombësit e tij,por përshkak të axhendave gjithnjë të ngjeshura të tija.

Ne, që në fillim falenderojmë organizatoret për ftesat e bëra dhe një grup nga Shtutgarti në përbërje: z. Lekë Preçi, z. Vitor Spaqi dhe Zef Prenka udhëtuam për të marrë pjesë në ketë mbrëmje kulturore shqiptare.Me të arritë në Këln,mysafrë të parë ishim tek z. Arianit Preçi, i cili me një përkujdesje të veçantë dhe një rrespekt të theksuar (siç e ka traditë fam. Preçi mikëpritjen),shkëmbyem disa biseda të cilat prekën tema nga vëndlindja,për organizimin e jetës në mërgim e posaqerisht për integrimin e të rinjëve në jetën institucionale në Gjarmani,pasi edhe Arjaniti tanimë është anëtar i institutiit ESA në Këln dhe mjaft i pregaditur në shkallë profesionale.

Me të arritë në hotel( Radisson Blue Hotel Köln | Saal:Concilium I+II) sipas ftesës që i është dërguar z. Vitor Spaqi në cilësinë e Kryetarit të Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgart.

Mosmarrveshja e Kadares

Tema e takimit: Botimet e fundit të Kadares, „Mosmarrveshja“,“ Mbi krimin në Ballkan“etj.Ora Letrare ishte propozuar të ndahej në dy pjesë,ku pjesës së parë i kushtohet pjesa akademike pasi në ketë mbrëmje prezent ishin; politikani gjerman DR. CHRISTIAN SCHWARZ-SCHILLING,Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës Dr. Vilson Mirdita ,ish Kampioni Evropian në Boks Profesional z.Luan Krasniqi, Gjeneralbrigade z. Sandër Lleshi, z. Anton Kola ish nënkryetar i LDK-së në kohën kur president ishte i madhi Dr. Ibrahim Rugova, fam. e poetit Azem Shkreli ,përfaqësue të Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptar në Gjermani nga Ennepetal,Kryetari i Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Gjermani, Xhemshir Haziri ,me koleget z.Çerkin Bytyqi dhe z. Lekë Preqi,Kryetari i Qëndres Kulturoe shqiptare në Shtutgart, z. Vitor Spaqisi dhe intelektual shqiptar nga anë të ndryeshme të Gjermanisë.Tubimin e përcolli edhe RTK nga diaspora.

Ketë orë letrare e shpalli të hapur z.Shkelzen Krasniqi anëtar i AKSHI, i cili duke përshendetur të gjithë të pranishmit e posaqerisht z. Kadare,z.Schwarz- Schilling etj. njoftoi edhe për axhendën e takimit.Pastaj fjala iu dha z .Luan Krasniqit,i cili  të pranishmëve iu drejtua edhe në gjuhën Gjermane.Më pas një elaborim pothuaj gjithpërfshirës nga ish ambasadori z Vilson Mirdita i cili dha një kontribut të çmueshëm në opinionin e tij lidhur me situatat që ka kaluar dhe po kalon populli ynë shqiptarë dhe marrdhënjet me miqët tanë në Evropë e Sh.B.A.
Pjsës së dytë iu referua z.Xhevat Ukshini në formë dialogu me Z. Kadare, pyetje -përgjegjëje! ,që ishte një dialog shumë interesant.Pyetjet ishin të shumta që nga koha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e deri në aktualitetin gjithë shqiptar.
Të pranishmit ishin të emocionuar dhe z. Kadare e shihnin si protagonistin më të famshëm si përfaqësues i popullit shqipëtar në Evrpoë,pasi Kadare ka shumë miq nga sfera e kulturës,letërsisë e pse jo edhe të politikës.
Ja si e vlersojnë disa përsonazhe të njohura të letërsisë botrore.

       me Kadaren10

Foto nga takimi

me Kadaren 1

20130615_214017

Nënshkrimi i z.Kadare në librin e tij „Mosmarrveshja“

me Kadaren 2

me Kadaren3

me Kadaren4

me Kadaren5

Lekë Preçi,Gjeneralbrigade Sandër Lleshi dhe Vitor Spaqi

me Kadaren6

Lekë Preçi,Gjeneral Sandër Lleshi dhe Zef Prenka

me Kadaren7

Vitor Spaqi,Luan Krasniqi dhe Lekë Preçi

20130615_185156

z. Dibrani me Luan Krasniqin

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen