Si e pritën mërgimtarët Pavarsinë e Kosovës

Diaspora | admin | 08.10.10 | 14:01

Të entuziazmur, të gëzuar dhe të hareshëm të gjithë me urime të ndësjellta, dëgjuan fjalët e At Marjan Lorencit i cili e mbajti këtë  Meshë për Popullin e  për të gjithë të renët për liri dhe për shpirtin e Dr. Ibrahim Rugovës. Para shumë mërgimtarëve të të dyja besimeve, në predikimin e vetë At Marjani theksoj : „Sot në orët e pasditës Kuvendi i Kosovës, do ta shapllë  pavarësinë e Kosovës duke ia bërë me dije Serbisë se Kosova ka zot shëpie.Këtë e arritëm duke ju falemnderuar Zotit, bijave dhe bijëve tanë, SHBA-ve dhe NATO-së. Pra vëllezër dhe motra, të dashur besimtarë, ju lus që këtë ditë të Shejtë për ne ta festojmë në mënyrë të dinjitetëshme. Për këtë ditë është derdhur shumë gjak, me shumë sakrifica nga i gjithë populli shqiptarë dhe sot po plotësohet amaneti i martirëve tanë.Më therr në shpirt mungesa e burrështetasit më të njohur në historinë moderne Presidenti ynë i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova i cili tërë jetën e ti ia kushtojë Kosovës dhi lirisë së sajë. Arriti ta bind botën se shqiptarët meritojnë lirinë dhe pavarësin, se shqiptarër janë ata që i dhanë Europës Gjergj Kastriotin dhe nënën tonë të madhe Nënën Tereze. Kjo është dita më e veçantë për popullin shqiptarë. Prandaj me respekt ta kujtojmë dhe ta lusim Zotin për martirët tanë, për të zhdukurit dhe familjet etyre. Në veçanti ta lusom Zotin për Presidentin tonë të ndjerë, ku jam i bindur se edhe në jetën e pasosur feston së bashku me Kastriotin, Nenën Tereze,Fishten, Vëlezërit Frasheri, Sylejman Vokshin, Anton Çetten, Adem e Hamzë Jasharin, Shkelzen Haradinajnë si dhe me të gjthë trimat e trimëreshat që dhanë jetën për këtë tokë Shejte. Dhe në këtë  rast po e pëfundojë këtë Meshë Shejte me fjalët e Presidentit tonë të ndjer i cili thoshte: Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë Shqiptarët! Zoti i bekoftë SHBA-të.Urime të gjithëve. Shkoni në paqe“.

Ky pra, ishte predikimi shumë domethënës i Misionarit tonë At Marjanit. Besimtarër të entuziazmuar, shumë shpesh duartrokitnin gjatë por te disa nuk mungonin as lotët.
Pas Meshe një pjesë e madhe e mërgimtarëve u drejtua për në qendrën e qytetit të Stuttgartit pikërisht në sheshin para Komunës (Rathaus-Platz) për të vazhduar gëzimin dhe harenë. Të tubuar në këtë shesh një numër 5OO-6OO mërgimtarë me padurim pritnin lajmin nga Kosova për aprovimin e Rezolutës së Pavarësisë. Ishte një program i pasur kulturor-artisti me këngë ,valle, recitime dhe përshëndetje nga përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme që veprojnë në këtë mes. Në emër të Misionit Katolik Shqiptar të pranishmit i përshëndeti zotri LON KARRICA i cili tha se po paraqitem para jush në emër të një subjekti apo siç e quajti ai në emër të Ambasadës së parë të pranuar zyrtarisht dhe në formë të plotë juridike të këti Misioni dhe duke përfunduar me një “ Danke Deutschland“!

Lekë Preçi

 

 

pavarsia

 

pavarsia

Pamje nga tubim për kremtimin e Pavarësisë së Kosovës në Shtutgart
Datë,   17.02.2008 pas orës 15°°

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen