Njerëzit e Mëkatit

Diaspora | Dedë Preqi | 09.12.11 | 16:23

Sëcili njeri ,mund të jetë i përkushtuar religjionit të vet,i cili në një formë mendon se e gjenë vetvetën,dhe gjuhën me të cilën shprehet,duke komunikuar me krijuesin e tij,zotit të cilit i beson. Prandaj,njeriu përmes religjionit të vet,si një përsonifikim i lirë shpitëror,si një shprehje e mbrendshme e tij,në mënyrë të vetëdishme,por edhe të pa vetëdishme,komunikon me atine vet, në heshtje,apo më zë,duke ia rrëfyer të bëmat e veta,sidomos atëherë kur e rrok paniku nga mëkatët e rënda.Shumë herë njeriu,me vetëdije dhe pa vetëdije është zhytur në botën mëkatare,dhe për këtë arsye ,është i dyshimtë në vetëvetën,sepse ekziston ajo bota e mbrendshme që nuk e lë të qetë,apo sekreti i fshehur në shpirtin e vet,duke e sjellë atë vetëm si iluzion në kokën e tij,i cili mund të lehtësohet në një mënyrë,me një kërkim falje,por jo edhe të pastrohet nga krimet e bëra.

Derisa njeriu mëkatar,i cili është i zhytur në mëkate të thella,i cili e dinë edhe vet se po dallon nga të tjerët,dhe vazhdon në këtë mënyrë trajnimin e vet,pa e pranuar gabimin ,apo krimin,me kërkue falje para zotit dhe njeriut,atëherë ky njeri nuk shkëputët nga e kaluara,por e dyfishon keqbërjen dhe e mashtron zotin dhe tempullin,të cilit ia zgurdullon sytë natë e ditë,për ta nxjerrë nga skëterra.Sëcili njeri i ka fshehtësitë e veta të jetës,të cilat janë të ndërlidhura me botën fizike dhe atë shpirtërore,të cilat ndikojnë edhe në formimin e mentalitetit njerëzor,dhe njeriu për ti realizuar detyrat e veta në jetë,duhet vetëvetës t‘ia paraqet kushtet,dhe për çdo dyshim të mundshëm duhet të merr guxim të thotë: “Falëm o zot, se jam, apo nuk jam i vetëdishëm për mëkatët e mija“dhe „Na falni ju o njerëz(shqiptarë), se mëkatët tona ndaj jush janë të rënda“,dhe në këtë mënyrë,jo që heqët mëkati,jo që humbet gjithë ai gjak shqiptari që është derdhur sikur lumi,jo që kthehën gjithë ata që u flijuan për liri dhe demokracinë e Kosovës,por së paku lehtësohen dhimbjet,lehtësohet situata dhe afrohet një marrëveshje ndërnjerëzore.

Por,nëse „djallëzija e mëkatit“ bëhët pjellë e trashëguar,psh,kur prindi u thotë fëmijëve të vet,mos luani me fëmijët e këtij nacioni,se janë serb, sepse në kohën e luftës së fundit dhe më herët,ky popull ka vra dhe masakrue me qindra e mija shqiptarë të pa fajshëm.Ose,të njëjtat fjalë i përseritë një familje serbe,e cila mund të u thotë fëmijëve të vet,mos luani me fëmijët shqiptarë,sepse prindërit e tyre kanë qenë me uniformën e UçK-së,dhe ata kanë vrarë baballarët tuaj.Dhe në këtë mënyrë shtohet djallëzija e cila e nxitë mëkatin te fëmijët dhe të të rriturit,që deri dje ishim në fqinjësi të mirë ,apo të keqe,shqiptarë e serb dhe të tjerë bashkë,dhe pas një lufte të mllefshme në mes njëri-tjetrit,përsëri duhet të jetojmë në një shtet të përbashkët që quhet Republika e Kosovës.

Pasojat janë të pa riparueshme,por filozofija e paqës është arkitektua e formulës.
Pse njeriu i krijon tjetrit barikada në rrugë,kur vet duhet të kalojë asaj rruge? Sëcili mundet ta jep një përgjigje,por sëcili në mënyrën e vet,deri atëherë kur detyrohet ta pyes vetëvetën,a thuani se po na urrenë bota ,apo na ka lakmi dikush ?.Luftat janë gjithëherë fatale,sepse lënë pasoja të rënda njerëzore,dhe plagët e saja nuk shërohen lehtë . Njeriu,në vend që të jetë i gëzueshëm dhe optimist në jetën e vet,në vendin e vet,ai është i pa vullnetshëm dhe pesimist,sepse në kokën e tij paraqiten vetëm gjërat negative,dhe ide të zymta,ku pasojat e shoqërojnë,dhe në këtë mënyrë nuk gjenë qetësi dhe jetë normale.Disa të tjerë,dukën se janë realista,por në të vërtetë janë të zbraztë,me pak ngrohtësi njerëzore,buzëqeshjen e tyre nuk e heton,a është urrejtëse,apo gazmore,sepse lufta e ka lënë me pasoja dhe ende ka trauma në shpirtin e vet.

Disa njerëz angazhohen në jetën e vet,ia vlenë vetëm për bukë në bark,i cili e do jetën e qetë dhe të lirë,të jetojë në natyrë të hapur.Ajo që e dallon njeriun për të keq,janë veprat e kqija,të cilat ia humbin karakterin njerëzor,dhe e bëjnë të dallohet nga rrethi shoqëror,dhe ëndërrat i mbesin të pa realizuara,nëse bëhët pre e politikës diskriminuese,e cila e nxitë deri te krimi,me dashje apo pa dashje.Pastrimi i mëkatit ,apo krimit në mes serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të bëhet lehtë,por mund të zbutët urrejtja,duke kërkuar serbët falje publike shqiptarëve,për krimet dhe të bëmat jo njerëzore,të shkakëtuara qëllimisht nga kriminelët serb,të cilët e kanë planifikuar krimin.

Edhe pse krimi është mëkati më i rëndë njerëzor,kupa djallëzore që është e mbushur me urrejtje mund të zbutet,sepse jeta duhet të vazhdojë me ritmin e vet.Nëse duhet ti besojmë kësaj formule,nuk mund të jetë tjetër,pos ç’farë është vizioni në mes dy popujve me një urrejtje shumë të vjetër,e cila deri sot nuk ka sjellë asgjë të favorshme mbi fatin e asnjërit popull.Mëtutje,zëdhënësit e zellshëm të zhurmës dhe të diktatit nga qendra e Beogradit ,të cilët po angazhohen duke krijuar barikada në veriune Mitrovicës, për ta lëkundur Pavarësinë e Kosovës,do të jenë vetëshkatërrimi i poezitës së tyre dhe popullit serb dhe interesave reale,me çrast synimi i tyre është i pa qëndrueshëm dhe jo legjitim.

Përfundimi,çka mund ti afrojë tjetër kohës tonë,vetëm përpjekjet për të krijuar platforma të reja,larg konfrontimëve dhe luftënxitjeve,dhe nëpërmjet paqës të krijohet bërthama,që në mbrendinë e saj reflekton lirija dhe barazija e gjithë popujve të Kosovës,në një shtet të përbashkët,duke i shijuar rrezet e lirisë dhe demokracisë njerëzore.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen