Qumshti parandalon sëmundjet!

Rrezore | admin | 09.02.12 | 09:40

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që njerëzit, ushqimit të të cilëve u mungojnë produktet e qumështit, kanë probabilitet më të madh për zhvillim të gihtit.

Shkencëtarët besojnë që ky është hulumtimi i parë i cili tregon që produktet e qumështit reduktojnë rrezikun nga krijimi i gihtit, si dhe dhimbjet dhe problemet tek personat që tashmë vuajnë nga gihti.

Artriti urik është formë e artritit të cilin e shkaktojnë sulmet e papritura të dhimbjeve, shtangia, ënjtja e nyejve dhe gishtave. Kjo ndodh kur nivelet e acidit urik janë të mëdha në trup.

Veshkat nuk mund të funksionojnë normalisht kur në trup është koncentrimi i lartë i acidit urik, që çon te krijimi i kristaleve të forta në nyje.

Në këtë hulumtim shkencëtarët nga Universiteti në Zelandën e Re kanë studiuar efektet e konsumimit të qumështit me yndyrë, i cili në mes të tjerash përmban dy komponentët qumështore – glikomakropeptidin dhe ekstraktin e yndyrave të qumështit.

Efektin e qumështit e kanë testuar tek personat që vuajnë nga gihti. Ata të cilët çdo ditë kanë konsumuar qumësht me yndyrë të plotë, vetëm pas 3 muajve kanë pasur më pak probleme me dhimbjet që janë shkaktuar nga artriti urik, për dallim nga personat që nuk kanë konsumuar qumësht me yndyrë të plotë.

Qumështi ka reduktuar dhimbjet, ënjtjen e nyjave dhe nivelin e acidit urik në trup.

Hulumtuesit pohojnë që ky hulumtim tregon nevojën për më shumë testime për të mbështetur pretendimet që qumështi dhe produktet e qumështit në të vërtetë kanë ndikim të madh në shëndetin e përgjithshëm dhe kështu edhe në parandalimin e artritit urik.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen