Iku në amshim, poeti i lavdisë dhe folklorit, i madhi Gjokë Beci

Analiza & Komente | Rrezore | 15.02.14 | 23:12

Ne kete dite eshte larguar ne heshtje duke na lene ne zi te thelle poeti me i mire i kenges se veriut, Gjok Beci. Ky njeri me trup te vogel, por me shpirt dhe zemer te madhe, i kendoi atdheut si pakkush tjeter ne keto 100 vitet e fundit. Ai u largua nga kjo bote ne diten e dashurise si per t’i shprehur Mirdites dhe atdheut ,dashurine e madhe qe kishte per ta. Kenga qe buroi nga buzet e thara te ketij gjigandi te poezise shqipe ishte ilaçi i zemrave te mirditoreve qe ne shume raste i vune femijet ne gjume edhe te pangrene , me kenget e Gjok Becit. Kenget e tij si Xhamadani i trimerise, Nje zambak i bardhe mbi gur, Dasma e Kamber Loshit etj, jane modele te paarritshme te krijimtarise artistike. Kenga „Rrjedh ne kenge e ligjerime“ me tekst te Gjok Becit dhe muzike te Feim Ibrahimit, shume mire mund te ishte edhe hymn kombetar, per tekstin frymezues qe ka dhe muziken e thjeshte qe e perciell. Si shume te tjere nga panteoni i artit, keto dite u largua edhe Gjok Beci. Ai iku pa folur, por na la nje trashegimi te jashtezakonshme artistike dhe nje model njerzor unikal. Ai eshte nder njerzit e rralle te kesaj bote, qe si nje diell ndriçon me shume duke perenduar, si nje yll shkelqen me shume duke u larguar, si nje ze kumbon me shume duke u shuar. Kenga e Gjok Becit do te na shoqeroje gjithmone, poezia e tij do te na frymezoje, emri i tij do te mbetet perjete i gdhendur ne panteonin e krijimtarise artistike dhe te kenges popullore. I lehte te qofte dheu mbi varr dhe e bardhe rruga per ne jeten e pasosur o miku i shtrenjte dhe shoku i paharruar Gjok Beci. Nga Pjeter Marku, Lezhe.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen