Urime Nova Raҫa shkolla shqipe

Diaspora | Rrezore | 30.03.14 | 09:01

Luigj Palushaj
7 Mars 1887 ne Korҫë u hap shkolla e parë shqipe, urime shqiptar, urime Shqiperi,Kosove,shqiptar që jetoni në Maqedoni e Male të Zi, urime 127 vjetori i shkolles zyrtare shqipe,po në këtë fillim të pranveres,po në këtë date historike po dhe kesaj feste historike të shkolles ju bashkangjitet dhe një fest tjeter hapeja e shkolla shqipe në Nova Raҫa,urime Shqiptar të Nova Raçes urime nxenes, urime krytari i Shqiptarve të Bjellovarit z.Gojani.
Me deshiren e nevojën për mesimin dhe kulturen shqipe të nxëneseve dhe prinderve, dhe me të palodhurin dhe ideatorin e gjithe ketyre ngjarjeve në Përfekturën e Bjellovar z.Martin Gojanin, na u dha e drejta për mesimin plotësues shqip edhe në Nova Raça, përkunder 20 nxëneseve që kemi në Velika Pisanica, këtu kemi ristartuar me 11 nxënes. Shkolla shqipe mbron kulturën dhe mos asimilimin shqiptar.
Asimilimi është proqes i humbjes së kulturës kombetare,dhe përvetesim i një kulture tjetër. Asimilimi kupton humbje idenditeti kombetar dhe vete mohimin e kombesise së vete.
Jane keto shkolla që po veprojn lirshem janë keto shkolla që po i mbrojn nxënesit, të flasin të shkruajn dhe të mesojn historin e vendit të tyre, është krenari e madhe,dhe nder te mësosh shqipe.
Shkolla ka filluar mesimin me 03.Mars 2014.,kurse festa e hapjes është bëre me 10 mars, falenderojmë gjithë pjesëmarrësit, duke filluar nga ambasadorja e Rep. së Kosovës znj. Shkendie Geci-Sherifi, përfaqesiuesit për politik të jashtme dhe të ambasades se Rep. Shqiperisë, znj. Meri Shahini,zevendsen e Prefektit zonjen,Gjurgjica Ishtef Benshiq te Përfekturës së Bjellovarit-Billogores, kryetarin e komunes Nova Raça ,z.Darko Knezhiq ,misionarin katolik don Albert Kristaj,nga Zagrebi Dekanin dhe famullitar ne Rovishqe don.Mihill Gojanin, drejtorin e shkollës së Nova Races z.Dario Jaushiq. Falenderojmë SH.K.A „ Shqiponja“ për vallet dhe kënget të interpretuara mjaft bukur, nxënësit e Velika Pisanices për recitimin e poezive atdhetare dhe të 7 Marsit.
Shpresoj që të tilla festime të kemi dhe në qytete tjera dhe në qytetin e Bjellovarit sepse shkolla na mbron dhe na forcon emrin Shqiptar.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen