Kosova nuk mund të gjejë qetësi e stabilitet pa u ndëshkuar kriminelët e vet

Diaspora, OP-ED | Dedë Preqi | 11.04.14 | 16:50

Nga Dedë Preqi

Karakteristikë njerëzore është kur një shoqëri mund të jetojë vetëm duke shikuar ardhmërinë e saj, dhe ky është shpëtimi në momentet më të vështira të ekzistencës së tij.

Prof. Dedë Preqi

Prof. Dedë Preqi

Për ne shqiptarët edhe pse ka shumë spekulime të larguara nga realiteti, vetëm historia mund të na ndihmojë e shpëtojë, dhe të na mbajë nga dëshprimi, edhe atëherë kur ne mendojmë se e kemi shumë të vështirë për të dalë nga naivitetët e kohës dhe e kaluara e hidhur e saj, që ia kurdisën kësaj popullate gjithëherë të pa fajshme, por duhet ta mbajmë shpresën dhe guximin që ti japim jetës kuptim të shumëfishtë dhe të qëndrojmë krenar përpara seriozitetit dhe pozitës sonë.
Sakrifica e popullit shqiptarë gjithherë ishte e thjeshtë, e cila nuk kërkonte pushtime dhe nënshtrimin e të huajve, vetëm kishte për qëllim mbrojtjen e lirisë të popullit të vet dhe mbrojtjen e teritorëve të veta, përderisa në anën tjetër ky popull ishte gjithëherë në shënjestër dhe i nëpërkëmbur rreth e rrotull nga armiqtë e ndryshëm dhe ata fqinjësor. Mirëpo, një fjalë e urtë thotë, për t’u çliruar nga armiqtë e jashtëm vie një ditë që të ndihmojnë edhe të tjerët, ndërsa për t’u çlruar nga ai i mbrendshëm, duhet vetë për t’i ndëshkuar.
Me hapa të lodhur e filloj jetën e re, kur Kosova u çlirue nga okupatori i fundit dhe realiteti i saj akoma nuk depërtonte në vetëdijën tonë, sepse ende nuk e kuptonim se arritëm në pragun e lirisë dhe i takonim kësaj bote. Çdo gjë dukej si jo e vërtetë, apo si në ëndërr, dhe në ëndërr ende nuk mund e besonim, sepse shumë herë dhe shumë shpesh ishim të mashtruar nga ëndërrat. Ne ëndërronim se dita e lirimit erdhi, se ne ishim të liruar, e i përshëndetëm miqtë tanë që na ndihmuan në krye me NATO-n, dhe SHBA-të, me alëatët e saj, poashtu edhe ushtarët tanë çlirimtarë, të cilët shumica e tyre ranë në altarin e lirisë, duke ia ndryshuar edhe kahjen historisë. Mirëpo, për t’u zgjuar dhe ëndërrave tona për t’u ardhur fundi, tani që kjo liri e vërtetë duhet të bëhët realitet?
Kaluan disa vite pas luftës, do të ishte gabim të mendojmë se tani Kosova e ka rrugën e saj të trasuar, apo rrugë pa pengesa, në rend të parë duhet të marrim parasysh se populli i cili ka qenë në një presion të rëndë fizik dhe shpirtëror për aq kohë të gjatë, siq ishte populli shqiptarë nën thundërën serbe, është e natyrshme të mendohet se edhe pas lirimit të tij, ka kërcnime për ndonjë rrezik shpiertëror, përveq që ishin me mijëra shqiptarë të vrarë dhe të zhdukur, janë të pa gjetur edhe qindra të tjerë, të cilët i fshehë Serbia për pazare politike, dhe shumica e femrave shqiptare gjatë luftës u bënë si objekte të dhunës dhe pa drejtësisë, të cilat edhe sot e kësaj dite nga traumat e tyre nuk mund të qetësohen, duke rrëfyer përjetimet e tyre të tmershme që kishin përjetuar nga paramilitarët dhe ushtria barbare serbe.
Nuk është e çuditshme se përveq okupatorit serb, gjatë periudhës së luftës dhe pas kësaj periudhe, u lansuan edhe disa grupe tjera të njerëzve nga arroganca kriminale shqiptare, të cilët e shfrytëzuan lirinë e tyre në mënyrë të shthurur dhe në një mënyrë të pa mëshirshme, që disa mëshihen nën petkun e UçK-së, të cilët kanë zënë vend dhe kolltuqe në pushtet, dhe sot ata njerëz shetisin e jetojnë të lirë, që supozohet se të njëjtit u bënë shtytës të shumë vrasjeve dhe torturave, gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë, duke ua marrë jetën qindrave qytetarëve të pa fajshëm, dhe ndoshta sepse i takojnë një partie tjetër politike. Apo vuajtjet e këtij populli nuk kanë kufi dhe se ende mund të vuaj, nëse njerëzit e tillë nuk ballafaqohen me drejtësinë, përndryshe është vështirë të ndihmohet kjo popullatë e pafajshme, apo të kapërcehët ky zhgënjim i pa pritur…
Formimi i Tribunalit në Kosovë
Një situatë e tillë nuk do të rrjedhte sikur do të funksiononte pa anime Tribunali Ndërkombëtar në Hagë, i cili nuk pokies online e tregoj shembullin e mirë të drejtësisë, duke shkelë parimet dhe ligjet njerëzore, që mund të llogaritet një Tribunal i dështuar, për faktin se kriminelët të cilët kishin bërë gjenocid ndaj një popullate të pa fajshme nuk u ndëshkuan as për së afërmi për atë që kishin bërë. Një situatë e tillë nuk do të ndodhte sikur edhe Gjykata e UNMIK-ut, në Kosovë, do të funksiononte pa anime politike dhe etnike, dhe një situatë e tillë nuk do të ndodhte sikur edhe Gjykatat e EULEX-it, do të ishin më të kordinuara, të cilat ngritën disa aktakuza kundër komandantëve të UçK-së, por ma shumë ishin spektakulare, se sa objektive, duke pasur dyshime dhe hezitime për vendosjen e drejtësisë.
Nëse dikush hamendet se një Tribunal i ri në Kosovë, bëhët me një qëllim të caktuar, apo vetëm për ta njollosë luftën e UçK-së, nuk mund të jetë një fakt i qëndrueshëm, po aq edhe i pranueshëm nga vetë populli i Kosovës, sepse si çdo rast tjetër përgjegjësia duhet të llogaritet individuale dhe jo kolektive. Përveq tjerash, problemet që paraqitën si konflikte brenda shoqërore te popullata shqiptare vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhën, në këtë rast dhe njerëzve që vepruan dhe e privuan lirinë njerëzore dhe atyre të pafajshëm të dalin para drejtësisë, në mënyrë që edhe lufta e drejtë dhe e shenjtë e UçK-së, të pastrohet njëherë e përgjithmonë.
Formimi i këtij Tribunali, gjeti përkrahjen edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, poashtu edhe përkrahjen e SHBA-ve, të cilët e theksuan nevojën e këtij Institucioni, që duhet të vendosët përmes kordinimëve politike të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, duke përjashtuar ndërmjetësimin e Këshillit të Sigurimit, me arsytimin se një veprim i tillë e dëmton prestigjin e shtetësisë së Kosovës. Këto përpjekje nuk duhet ta luajnë rrolin e një ndikimi të një partie politike, të cilët mund të presin një ndryshim drastik në politikë, apo në qeveri, por inkurajimi do të ishte më i nevojshëm se kurdoherë, që shoqëria kosovare mos të ngecë gjithnjë në të kaluarën e dhimbshme të saj, dhe shpresa e luftës sonë çlirimtare të e marrë vlerën e dinjitetit të saj.
Ndryshe nuk mund të arsytohen gjitha ato tragjedi dhe pësime shqiptare, duke mos e përjashtuar armikun, por pikërisht edhe nga aparatura e fshehtë e shqiptarëve, e cila e shtoi ngarkesën e saj me tragjedi të pa para, kundër disa fytyrave kombëtare, që ishin të krahut rugovian dhe autorët e krimit mbetën deri sot anonim. Një qëndrim i tillë i turpshëm i kësaj mënyre, shqiptarët i hodhi jashta kopertinave të veta historike, për t’ua imponuar bukvalisht heqjen dorë prej traditave më të ndritshme kombëtare, kur shqiptarët luftojnë kundër vlerave kombëtare dhe kundër vetëvetës, apo në interes të një politike të huaj, e cila u përdor nën petkun e UçK-së, e një ushtrie të pastër çlirimtare, si metodë e „edukimit dhe disiplinimit“, përmes dhunës dhe represionit, fyrjet më brutale dhe përçmimët kundër shqiptare.
Themelimi i një Tribunali të tillë, i cili mund të bëjë hetimin e shumë rastëve të pa zbuluara deri tani për krime lufte nga radhët e disa pjesëtarëve të UçK-së, nuk duhet të ketë vetëm një orientim të tillë, por edhe ndaj gjithë atyre keqbërësve të tjerë, të cilët janë zhytur në krime të tjera, siq janë krimet e dhunës, krime të organizuara me qenje njerëzore, si edhe krime ekonomike dhe të korrupcionit, që kjo e fundit e ka vërshuar gjendjen e mjerë të qytetarëve të vendit. Njëherazi formimi i këtij Tribunali, duhet të merr në konsideratë edhe kriminelët serb në pjesën e veriut të Kosovës, të cilët janë ushqyer nga Serbia, deri tani të pa prekshëm, që janë iniciatorët dhe themeluesit e të gjitha të zezave dhe krimëve në veriun e Mitrovicës. Duke marrë parasysh formimin e këtij Tribunali në Kosovë, qytetarët e saj do të gjejnë qetësi dhe „rehati“, kur atëherë sëcili keqbërës do të merr përgjegjësinë nga drejtësia, dhe Kosova do të ndjehët e qetë në teritorin e vet, e cila në këtë mënyrë mund të bëhët vendi i njerëzve të lirë, dhe dallimet ideologjike, kombëtare e fetare, do të humbasin peshën e tyre të rëndë, që sot mundohen t‘a përqajnë këtë shtet të ri, që Kosova të jetë vendi i gjithë kosovarëve pa dallim, vendi i gjithë atyre që banojnë dhe jetojnë në këtë tokë, që e duam e e ruajmë dhe e çmojmë, dhe të jemi të gatshëm kurdoherë ta mbrojmë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen