Cikël poetik-BRUNA GJONI PËRVATHI

Diaspora, Këndi poetik | Rrezore | 16.04.14 | 22:22

DASHURI NE DISTANCE

Nuk di ç’emër ti vë kësaj ndjenje,
Vetëm dashuri nuk mund ta quaj.
Sa pranë, që duken kur bisedojnë,
Kur shihen, të largët, dhe të huaj..

Ashtu si bashkë hëna edhe dielli…
Nga larg shikimet i kryqëzojnë,
Nuk munden ta përpijnë qiellin,
Krahëhapur njëri – tjetrin ta pushtojë.

At’her s’i quhet ndjenja që dhurojnë?

UNE DHE SHIU..

Shpesh dal të qaj bashkë me shiun,
Aty unë,por dhe qielli jemi njelloj.
Që të dy kemi në shpirt re të zeza,
Lotët derdhim mos të na rendojnë.

Shpesh herë dal dhe eci nëpër shi,
Flas me pikat,mbi supe bien lehtë,
Ata kurrë s’me pyetën për lotet e mi,
Ndoshta kan si unë,të njëjtën brengë…

E dua shiun edhe kur jam e lumtur !

EJA

Eja te dy të dehemi me puthje,
Trupat të flasin gjuhën e tyre gjatë.
Të këndojmë dhe ne lajmotivin tonë,
Shoqëruar nga shiu, që bie përjashtë.

Ti eja që të mi fshih shi – lotet,
Lër të ngopem me frymën tënde si dikur,
Krahë flutur të vallzoj nga dashuria,
Të freskohem, si freskohet burimi mbi gur.

TRENI U NDAL

Treni u ndal në stacionin e rradhës,
Ish lodhur, nga vagonat qe shkonin pas.
Mezi po priste të fundit vënd qëndrim,
Të pushonte,të prehej,a te flinte pakëz…

Nëpër mjegull lëshonte të njëjtën zhurmë,
Shoqëronte udhëtarët nëpër destinacione.
Ai bënte gjithmonë të njëjtin, të tij ritual,
I hipte, i përshëndeste, i zbriste në stacione…

Më pëlqen të udhëtoj,dhe ritmi i tij prej jehone…

NUK DUA

Nuk dua të jem mbretëreshë e kështjellës tënde,
Ku qielli nuk ka ngjyre e syri im nuk e shikon.
Muret e saj të lartë,të errët me marrin frymën,
Dhe kurora përmbi kokë bukurinë ma shemton.

Nuk e dua as fronin, as dritën e as perkujdesjen,
Zinxhirat e rëndë nëpër këmbë,unë nuk i duroj.
Brënda kësaj “Kalaje”kam humbur buzëqeshjen,
Jam lodhur për ta gjetur, atje veç qyqja këndon.

Do ta gris mantelin e gjatë,qe ti dikur ma veshe,
Hapat nuk mi le ti hedh ashtu si unë vetë dua…
Dua të fluturoj ne qiell me krah në male,sheshe,
Larg kësaj jete të mykur, që nuk është për mua.

JETE E GENJESHTER

Jetojmë përkohësisht të gjithë në këtë botë,
Gënjehemi me pak lumturi,na duket sdo ketë fund,
Qajmë e qeshim ndonjeher fare dhe kot,
Fluturojmë me ëndrra shpesh nëpër gjumë.

Heshtim edhe atëher kur duhet të ulerijmë,
Ngopemi me premtime,qe na bëjnë me krah,
Përballemi me gënjeshtrën edhe pse e „dimë“
Luajmë me njeri tjetrin si në një dramë…

Kjo ështa jeta ime,juaja që mbi supe mbajmë !

DUKE FOLUR ME VALET…

Nga gramofoni i vjetër dilnin tinguj e muzikës,
Me mall shpirti kisha vendosur diskun „magjik“.
Në pragun e derës kisha dalë,që ty të të prisja,
Duke folur me detin e me veten njëkohësisht…

Fustani veshur pas trupit,lehtë më shtërngonte,
Valët e detit me sulmonin nga larg me veshtrime..
Muzika që shpërndahej nëpër dhome më ftonte,
Prisnin…..të ëmblat,të brishtat,të tuat perqafime…

Dielli ra në det,perëndim,unë shikoja vetëm agime !

NUK DUA TA HUMB..

Nuk dua ta humb kristalin, që jeta ma solli në duar,
Me të bukurin rrezatim të diellit sa shumë më ngjan,
Më perkedhel atëherë kur rete e zeza më lënë zgjuar,
Ma mbush shpirtin tim me ajër mali me fllad e mall.

Kam frik ta humbas, kam frikë ta mbaj pranë vetes,
Kjo dilemë apo pikepyetje ka kohë qe po më lodh,
Sa herë e kam larg dua pafundësisht ta perkedhel,
Por kur me afrohet,as unë nuk e di, përse e largoj?

Nuk dua ta humb kristalin qe jeta ma bëri dhurat,
Nuk dua nga dora të më bjerë, te humbas këtë fat !

PO KERKOJ VETEN…..

Kam dalë të kërkoj veten, më ka ikur,
Kishte kohë që donte të ishte e lirë.
Eshtë zhdukur,ka humbur me shpirtin,
Më kanë lënë vetëm skeletin e ngrirë.

Më kanë humbur ëndërrat,naten s’fle
Qielli i vrenjtur pa leje mi ka marrë,
Sy tharë prej lotëve kam mbetur vetmuar,
Shpirti im, nuk është më margaritar.

Më ka humbur vetja,donte të ish e lirë,
Askush syt nuk ia hodhi,as per meshirë!

ZGJOHU….

Kam ardhur që të luaj me ty,
Atje në bregun e humbur, ku dhe piratët kaë frikë të vijnë.
Me të bukurin fustan do t’ua lë dallgëve dhuratë,
Nëse nuk e duan….fundi i detit le ta marrë…

Zgjohu…
Me fllad – erën të luajmë të dy…
Të kërkojm thesaret e shpirtit të humbur kohë më parë…
Kështjella gjigande ti ndërtojmë dashurisë,
Atje ku lumturia të pushtojë lumturinë ….zjarr…

Zgjohu….mos më lërë vetëm
Në të bukurin perëndim të diellit, me përqafo!

PUTHJET….

Mi dhuro të njëmijë puthjet që më premtove,
Mos i perziej me lot fjalësh dhe gënjeshtra,
I dua ..të pastra,të sinqerta si pikat e shiut,
Ku buza ti puthi e ti ndiej të freskëta…

Eja, mi dhuro ato puthje ….tani……
Nëpër shi mi jep, ska gjë ..nëpër natë…
Le të më laget në trup xhaketa gri,
Malli ta shuaj etjen mes buzëve gjatë…

Të njemijë puthjet ….
I dua nëpër shi këtë natë !

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen