Nis muaji i Shenjtë i Ramazanit

Analiza & Komente | Rrezore | 27.06.14 | 22:00

Rrezore ua uron të gjithë besimtarëve musliman,fillimin e Ramazanit!

Në të gjithë globin më shumë se 1 miliardë myslimanë fillojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit. Liderët fetarë nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për një muaj paqe e solidariteti. Sipas kalendarit mysliman muaji i Ramazanit fillon më 28 qershor dhe dita e parë e Fiter Bajramit është me 28 korrik.

Sipas fesë islamike, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Pas 30 ditëve agjërim, myslimanët festojnë Bajramin e Madh. Fillimi i Muajit të Ramazanit, përcaktohet sipas kalendarit hënor.

Thuhet se të parët që filluan agjërimin ishin egjiptianët e lashtë, të cilët agjëronin në një mënyrë të veçantë në festat e tyre. Agjërimin e praktikuan edhe kinezët e vjetër. Ata agjëronin sidomos në kohën e luftrave. Këtë rit ata e kishin të përcaktuar në ligjet e fesë së tyre. Edhe indianët kishin ditë dhe forma të caktuara të agjërimit, siç shpjegojnë librat e tyre të shenjtë si Brahma etj. Ata agjëronin zakonisht kur fillonte stina e pranverës ose e vjeshtës. Pasuesit e Budës, banorët e Tibetit dhe persët e vjetër kishin forma të ndryshme të të agjëruarit. Agjërimi është praktikuar edhe në Greqinë e vjetër, në forma të ndryshme, të cilat u morën nga koha e Faraonëve.

/Shekulli Online/S.L./

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen