Dy fjalë nga Mërgata

Diaspora | Zef Prenka | 18.10.12 | 20:58

Sado të flasësh e të shkruash për mërgaten shqiptare të plotë se jep dot asnjë shkrim e asnjë diskutim, pasi te çdo e thënë te mbetet diçka e pathënë, te çdo e shkruar te mbetet diçka e pashkruar dhe nuk mundemi kurrë ti përfshijmë të gjitha peripetitë e jetës ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes me shpresë për të ardhmen. Kur kujtojmë historinë e mërgatës sonë mbushur plot mall e vuajtje, plot dhimbje e zhgënjim është e pamundshme për t’ia gjetur një përgjigje nga ndarjet tragjike që pat brezi të cilin fati e përplasi politikisht nëpër skaje të historisë së shekullit që lamë pas.

Jeta shpirtërore e mërgimtareve tanë është tortura plot dhëmbje, është drama e emigracionit masiv që ata kaluan përtej votrës, përtej atdheut, për të hyrë ne mes vetëmisë e mallëngjimit. Mërgimtaret shqiptarë shumica prej tyre kanë lënë përgjysmë punët, mësimet, studimet dhe janë detyruar të gjejnë strehim në ndonjë vend perëndimor ku përherë do kanë preokupim barrën e dheut t’huaj, kulturen e huaj e shumë faktorë që rëndojnë mbi jetën e kurbetit si: nostalgji e mall për Atdhe, për vendlindje, për familje e që vështirë mundë të kuptohet nga këndi i atyre që nuk e kanë provuar një gjë tillë.

Shqiptarët një pjesë e tyre edhe pse fati i degdisi largë atdheut, gjithnjë i qëndruan afër përkatësisë se tyre, afër mitit të të parëve e tokës stërgjyshore, kurrë nuk u vërbëruan për t’marrë traditat e të huajit por gjithmonë ne çdo fjalë e ne çdo shkronjë për sot e mot ne zemer kanë atdheun e shtetin e bashkuar. Ndjejmë gëzim dhe jemi krenar si asnjë here më parë, se çasti suprem i ëndrres që do bëhet realitet për popullin tonë po troket, Nëntori po ofron dhe më mbanë shpresa qe dotë jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij kapitulli shumë të lartë. Triumfi i këti përvjetori do të jetë i shquar për trojet tona duke i kthyer të gjithë shqiptarët në gjeneratorë të bashkimit.

Atdheu ynë është i shenjtë dhe të shenjtë janë t’gjithë ata dëshmorë që ndryshuan fatin e vendit duke hapur rrugë dhe dyer të reja ne kapitullin më të ri të historisë se kombit.Sot duke e kujtuar të kaluarën, e kujtojmë me madhështi figurën trimërore te Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun i cili ushqeu qendresen e mbarë popullit shqiptarë, nën udhëheqjen e ketij kryetrimi me famë botërore, shqiptarët penguan vershimin e hordhive osmane. Pastaj kjo ide vazhdoi mbi supet dhe ndjenjat atdhetare te plakut te mençur Ismail Qemali, kur burri i kombit firmosë aktin historik më 28 nëntor 1912, në qytetin e Vlorës duke e sjellur kurorëzimin e formimit te shtetit të parë shqiptar.

Dëshiroj të theksoj se ky vit duhet të jetë për të gjithë shqiptarët vit sherimi e frymëzimi, vit shprese e bashkimi. Asnjë parti, as një njeri nuk ka mundur të bëjë gjë më të madhe për idealin që ka ndierë për popullin e vet se sa lufta UÇK-së, e cila i dha fund pushtimit mbi njëqindvejeçar, këta njerëz janë kontribuesit më të rëndësishëm të popullit, vepra e tyre shëmbëlleu ne aktet më të lavdishme çlirimtare, duke kujtuar sakrificën e tyre shpalosë e sheh vlerat e lavdisë nga burrat e dheut si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Sali Çeku e shumë të tjerë të cilët në përballje me armikun ndertuan këtë epokë te krenarisë kombëtare. LAVDI!

Nga Miradije Gashi

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen