Sahanlepires mos e prekni ne kulturen, traditen,dhe token tone

OP-ED | admin | 26.10.12 | 20:08

Shkruan Mustafë Shabani
Në sytë e botës gllabëruese popuj të mjerë janë paqësorët, për jetën dhe lirinë e të cilëve flijohen më të sinqertët, të shtrenjtit- të shenjtit e tyre, ata ua falin popujve për të cilët u lindën dhe rritën, dijen, mundin, shpirtin-jetën.
Sakrifica e të tillëve bëhet fanar lirie nga e cila përfitojnë kryesisht dhe vetëm hileqarët, ata që nuk ndjejnë dhe nuk frymojnë shenjtin dhe vetëflijimin e engjëjve të lirisë. Fobizmi i përfituesve vranë pa mëshirë idealet dhe gjakun më të pastër të popullit të cilit i takojnë.
Gllabëruesit dhe vrasësit e lirisë duke shkelur pa mëshirë në këtë gjak, dije, mund dhe sakrificë, duke shkelur në lirinë të cilën nuk e kanë merituar ata, përpos popullit të cilit i takojnë, tejkalojnë lakmitë e popujve gllabërues, dhe bëhen varrmihës të vërtetë të popullit në të cilin fatkeqësisht thirren.
Duke vepruar kështu në mënyrë servile janë dhe bëhen dorë e zgjatur e pushtuesve shekullorë.
Maskarenjtë dhe të pashpirtët u kënaqen tragjedive të popujve paqësorë, ata përfitojnë nga tragjeditë e atyre popujve.
Këtë gjë nuk mund ta kuptojnë ata, të cilëve ua kanë shurdhuar veshët dhe shpëlarë truri nga pëshpërima e suflerëve dhe satelitëve të tyre, e cila në shikim të parë shndërrohet në zhurmë të butë, dhe e njëjta vije zë shpëtimi, deri te ata që i ka mbuluar mjegulla.
Mjerë për ata njerëz dhe atë popull, i cili nuk di të identifikojë mikun nga armiku.
Armiqtë e popujve të caktuar mbetën të njëjtit po ata në raste të caktuara përdorin maskat, dhe maskat e tyre pothuaj gjithmonë ishin dhe mbetën servilët.
Rëndësi dhe peshë të madhe ka që të tillëve t’u çirren ato maska.
Politika e pushtuesve e bartur, transportuar dhe e transmetuar përmes këtyre servilëve është vazhdim i luftës, por me mjete të tjera për t’i ripushtuar ish të pushtuarit dhe ish-kolonitë e tyre.
Sa më shumë servilë dhe sahanlëpirës në mesin e këtyre popujve të shtypur dikur, për aq më shumë i rëndon ata barra e nënshtrimit dhe e nënçmimit, dhe gjasat e futjes nën këtë pushtim janë më të mëdha.
Popujt, të cilët nuk i kanë luftuar pushtuesit e tyre dikur, ata sot nuk ekzistojnë më, duke heshtur është pranuar pushtimi, duke pranuar pushtimin, është pranuar modifikimi dhe tjetërsimi.
Ai popull që ka luftuar një barbari të tillë, ka mbijetuar, fal luftës së tij të drejtë, dhe sot bëhet pre e pazareve të sahanlëpirësve, dhe pranon këto pazare në heshtje, ai ka pranuar politikën shtypëse të pushtuesve të urryer dikur dhe sot.
Populli i përafruar me ish-pushtuesit, paraprakisht dhe së paku pa një kërkim falje nga ata për të kaluarën e hidhur me të parët e tyre, të cilët gjithmonë në plan të parë kishin dhe kanë interesat dhe qëllimet e tyre nënshtruese, në mënyrë vullnetare pranon nënshtrimin dhe nënçmimin.
Duke u përafruar me nipërit e atyre, të parët e të cilëve kishin përdorur format më brutale dhe më barbare, në shfarosjen e një populli të tërë, kulturës dhe shpirtit të tij, dhe duke pranuar që i gjithë ai tmerr të harrohet dhe të fshihet me gomë, ky lloj përafrimi është një nënshtrim i ri, porse tani në heshtje, dhe me duartrokitje e me përqafim me vëllanë e fantazuar, i cili me çdo kusht e do modifikimin e ri të një populli të tërë, thuajse të gjitha mund të harrohet vetëm me një përqafim të një sahanlëpirësi.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen