„Polemika“për Fishtën!

OP-ED | admin | 24.10.12 | 16:04

Besoj se nuk ka nevojë për ma shumë koment.

 

Gjovalin Lumaj

„GABOVE“ PROFESOR..! Njerzit e ditun dallohen edhe per faktin se me dienine e tyne sherbejne qe te tjeret te mos gabojne. Njerzit munden me u zhgenjye kur edhe ata vete gabojne. Nuk mudem me tu sjelle, me duhet me ta thane COPE; – Gabove profesor. Kam shume respekt, por ju po „gaboni“ shpesh dhe me dashje, keto jane faje, jane mekate te cilat te detyrojne me marre ngarkuem mbi shpine gurin e „mekatit“ e me u sjelle rreth tempullit te „shenjte“ te politikes se sotme Shqiptare.

Si mundesh me permende Gjergj Fishten, ditlindjen e tije e cila perkonte me diten e vizites historike te ministrit te jashtem Serb ne Tirane. A nuk asht ky nji gabim i qellimshem..? A nuk asht kjo ne kundershtim me interesat madhore te integrimit te Shqipnise, te paqes dhe qetesise ne rajon..? A nuk ju duket se po e mbushni kupen..? Ju guxoni te flitni edhe per madhnine e tije Zogu I, ne kohen kur po mendohet per ti ngrite permendore..? E perse..? Sepse paska vu ne konop nji meshtar, nji Gazullor.Pune e madhe..!

Per madhnine e tije sot fshijme Nolin, Gurakuqin Bajram Currin, Avni Rustemin, e jo ma nji Gazullor te vogel..! Une ta kam borxh kete masazh, Nuk mundem me te ba „like“ kur „gabon“. Ndoshta ti e ke vendose me kene „EDHE I VETEM TRIM NE LUFTE“ kjo asht puna jote. Une prej larg po e shoh „konopin“ ne fytin tand, e shkrimet tua me duken si ato shkaperdhatjet e njeriut te „varun“ ne konopin e „drejtesise“ Besoj se kuptohemi. Gjithçka asht per te miren tande. Nuk dua ta shoh gishtin e politikes drejtuem prej teje me pyetjen e hatashme qe te rrenqeth: Mos je me ata…??!!.

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen