ATA QË MBAJNË PENG POLITIKËN E SHTETIT JANË POLITIKAJ TË LIGJ DHE ARGAT TË DREQIT

OP-ED | Dedë Preqi | 08.10.14 | 23:47

Nga Dedë Preqi

(Binarët të cilët na qojnë në drejtim të duhur, duhet pa dallim të hypim në trenin e njëjtë, duke llogaritur edhe fëmijët tanë që vinë pas nesh,të cilët janë pasardhësit tanë dhe ardhmëria e Kosovës)

Ka do që e nisim brazdën, për vete e kemi për mirë edhe për keq, por kjo brazda e fundit që nuk mundet të lakmohet dhe as të pëlqehët për mirë, një situatë e tillë e Kosovës, ndikimi i një politike qoroditëse, vendin dhe popullin e këtij vendi e nëpërkëmbë dhe po i jep kahe të pa shpresë.

Kush pajtohet me gjendjen e sotme dhe mirëqenjen e popullit në Kosovë, vetëm ata që u pasuruan në kurriz të këtij populli dhe vetëm ata të cilët nuk ia donë ardhmërinë dhe prosperitetin këtij vendi. Ishte kënaqësi e vërtetë kur Kosova e fitoj lirinë e vet dhe populli i saj i topitur me vite nën dozën robëruese dhe pushtuese, filloj të ngrohet nga rrezet e ngrohta të diellit vet të lirë. Prandaj, zhgënjimi i një politike jo të mirëfilltë në qeverisjen e Kosovës, nga vetë njerëzit e saj dhe institucionet e shtetit përshkak mungesës së respektimit dhe zbatimit të ligjëve dhe Kushtetutës së Kosovës, është edhe zhgënjim i përgjithshëm në reformat zhvëllimore, duke i dhënë goditje të rëndë edhe gjithë evinimentit tonë historik.

Plasaritjet politike në Kosovë, të cilat nuk janë fare të shëndosha dhe e shqyejnë çdo cipë të arsyeshmërisë, sepse duke u ndodhur Kosova në një gjendje okupuese, të gjithë e kemi lënë fajtorë regjimin serb, ndërsa sot, kujna duhet t’ia hedhim fajin? Një qëndrim i tillë, një egoizëm i tillë dhe turpshëm i pushtetit të kaluar, pikërisht kjo dëshmon pozitën fyese për shqiptarët si shumicë, duke dhënë një imazh jo parimor, se shqiptarët nuk munden të mbajnë shtet, sepse në interes të një politike të tillë, përdoret vetëm një metodë e njëjtë e keq-qeverisjes së vendit dy mandate me radhë, në udhëheqjen e PDK-së, e cila është e pa pranueshme, sepse e vërteta është tjetër, duke i dhënë përparësi të tjerëve dhe duke hapë rrugë reformave të reja në formimin e qeverisë së re

Për ta rrumbullaksuar skenarin në tërësi, PDK-ja i fitoj zgjedhjet e fundit në qershor të këtij viti, por nuk mundet të krijojë qeveri në vete, sepse nuk i ka numrat e ulëseve në Kuvend dhe tjetra që është shumë e rëndësishme, të gjithë edhe barinjt e bagëtive e kanë kuptuar programin e saj, një program që nuk arrihet të zbatohet në favor të popullit dhe shtetit, por vetëm në interes të politikave parciale, të cilat përjashtojnë interesin e përgjithshëm të vendit, me një fjalë tjetër, një politikë e tillë Kosovën e shdërron në arenë të „dështimit“. Duhet kuptuar se kjo gjendje politike që e ka kapluar Kosovën, e cila ka më shumë se njëqind-ditë pa Institucione të vendit, ka një domëthënje krejtësisht iracionale dhe që do shpinte kah shkatërrimi dhe ndërlikimi i spiralës së shtet ndërtimit të Kosovës

Vërtetë diçka e pa kuptimtë në shoqërinë tonë demokratike, deri këtu na sollën politikat dhe koha që vrau të vërtetën dhe lirinë e shqiptarëve, edhe pse me vonesë duhet ta vlerësojmë ndihmën ndërkombëtare të fuqive të mëdha të botës demokratike, që u ngritën në këmbë të na japin dorën, që të na ndihmojnë në krijimin e shtetit të ri të Kosovës, dhe sot në vend që të veprohet ndryshe për t’a mbajtur shtetin dhe s‘forcuar Institucionet e vendit, bëhën orvatje të pa nevojshme, duke u pajtuar me pasqyrën skandaloze të udhëheqjes së fundit të Kosovës, nën udhëheqjen e PDK-së. Kosova dhe populli i saj nuk e meriton një çmim të tillë të pa vlerë dhe abuzimëve ligjore, por të kthehet besimi pozitiv me programe pozitive për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës , duke mos i harruar faktet historike dhe duke mos i harruar miqtë e vendit tonë

Prandaj, për shoqërinë tonë kosovare është koha e mundshme dhe e nevojshme të veprojmë ndryshe në favor të vlerave universale, të cilat japin shansa më të mira të mirëqenjes së qytetarit të Kosovës, sepse edhe jeta shoqërore na detyron të i kushtohemi me vemendje çdo veprimi të mundshëm në të mirën e popullit dhe vendit. Nëse shoqëria e jonë kosovare nuk i lufton vet dukuritë negative sa do pak me forcën që ka dhe potencialin e saj të fuqisë intelektuale, për t’a shpëtuar vetë respektin shtetëror dhe vetë respektin shoqëror, apo pret prej të tjerëve dhe forcave të huaja gjithherë çdo gjë të evitohet, kjo shoqëri e humbë ndjenjën për të qenë një shoqëri e mirëfilltë dhe një shoqëri e zhvilluar. Është e vërtetë se shumica e shoqërive njerëzore është e ndarë në grupe edhe pse jetojnë në një shtet të përbashkët, dhe një grup i rrezikshëm e dëmton një shoqëri të tërë, por përpjekjet e vetëdishme të pjesës së shëndoshë shoqërore, në pajtim me ligjet dhe zbatimin e tyre, mundësohet dhe arrihet deri te një destinacion i volitshëm dhe i mirëkuptimit

Ashtu, duhej të ndodh edhe sot në Kosovë, në mes PDK-së, dhe partive tjera në koalicion pas zgjedhjeve, me të ashtuquajturën VLAN, të cilët në marrëveshjen e ekspozuar disa herë, i kanë ulëset në Kuvend dhe ekipën e komletuar për ta zgjedhë dhe udhëheqë qeverinë, në mënyrë që mos të zgjatët një debat i pa fund dhe të zgjidhët ky ngërq i pa nevojshëm politik i vendit. Në sytë e çdo qytetari të Kosovës, sot shihet një keqardhje, në debatët e çdo qytetari të Kosovës, dëgjohet sot një ngushëllim me njëri-tjetrin për varfërinë dhe skamjen që ka kapluar popullin dhe vendin, duke i sharë dhe urryer pushtetarët, të cilët po abuzojnë me votën e tyre. Partia udhëheqësi e cila është në ikje, duke u shtirë kinse duhej të mbahej një konsulltim me partitë tjera, në mënyrë që të përfitojë kohë, apo ndonjë udhëheqje në qeverinë e re, kjo është vetëm një humbje kohe, të cilën shteti i Kosovës nuk mundet kurrë ta kopenzojë, sepse vetëm sa investitorë të huaj i kanë braktisur qëllimët e tyre për të investuar në vendin tonë, ata me programet e veta kërkojnë vende më të favorshme dhe pa probleme

Thashethënat për situatën janë kontradiktore, sidomos nëpër mediet e shumta kosovare dhe rajonale, që bëhën edhe spekulime rreth pazarëve të mundshme politike nga PDK-ja, e cila orvatët të blejë deputet me të holla, të cilat thashethëna përcjellën me shpejtësi dhe arrijnë vetëm të kontribuoojnë në luftën e nervave, që bluhen në mendjet e politikës por edhe në mendjet e popullit. Shumë herë shpresat janë ato që e ruajnë optimizmin njerëzor, por nga njëherë janë ato që na dëshpërojnë, por populli shqiptarë i Kosovës e ka shpresën dhe optimizmin e saj të gjallë, kur e ka përpara një armatë të fuqishme të rininë së shëndoshë dhe intelektuale, e cila është vlera më e madhe dhe pasuria e shtetit të Kosovës.

Ata që e mbajnë peng politikën e shtetit, janë politikaj të ligj dhe shërbëtorë të dreqit, sepse përpjekja për t’u koncetruar vetëm në shpëtimin e „egos“ dhe mëkatëve politike, tregon mospërfilljen totale në çkado që nuk i shërbenë popullit dhe vendit në përgjithsi. Binarët të cilët na qojnë në drejtim të duhur, duhet të gjithë pa dallim të hypim në trenin e njëjtë, duke llogaritur edhe fëmijët tanë që vinë pas nesh, të cilët janë pasadhësit tanë dhe ardhmëria e Kosovës.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen