Frika

Analiza & Komente | Engjëll I. Berisha | 08.12.14 | 20:34

Engjëll I. BERISHA

Me pagën mujore mund ta blejë një copë frikë
kushton më së liri, është produkt vendor.

Në tregun ku blejnë të gjithë, shitet propaganda
produkti më i lirë vendor, dhe diçka rajonale.

Ata që s’kanë pagë, janë bërë një me frikën
e marrin të fabrikuar, të vetmin produkt e kanë falas.

Prej pagës sime më mbesin copëza kusuri
dhe mund ta blejë shtypin me foto politikajsh.

Frika mbetet malli më i lirë, e shesin dhe e blejnë shumica
është e kaluara ime, nuk e besoja se do ta blejë me pagë.

Ankand politik
me çka ta mbuloj dashurin time.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen