Bisedë me z. Prekë Brahimi (ish- kryetar shumëvjeçar i BD të PSHKD-së)

Analiza & Komente | Mikel Gojani | 30.11.12 | 19:23

Bisedë me z. Prekë Brahimi ish- kryetar shumëvjeçar i bd të PSHDK-së dhe kryetar aktual nderi i kësaj partie në Austri

Me PSHDK-në Ndoqëm konceptin politik dhe filozofik të akademik mark krasniqit dhe dr. Ibrahim rugovës se konceptet e tyre ngërthenin vizionin më racional dhe më kombëtar

Këto ditë, zhvilluam këtë bisedë me z. Prekë Brahimi, ish- kryetar shumëvjeçar i BD të PSHDK-së dhe kryetar aktual nderi i për Austri.

“Pse kemi përkrahur gjithherë Akademik Mark Krasniqin, kjo ka të bëjë për tri arsye të fuqishme: E para duke ditur se ai ishte njeri i vlerave kombëtare e akademike, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e dyta ai ka luajtur një rol të madh në të gjitha proceset politik në vend dhe është kontributori i madh i rrugës dhe aspiratës së popullit për liri demokraci dhe pavarësi dhe së fundi ardhja e bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë ishte ide e tij dhe ne nuk mund tani dhe brezat e ardhshëm të mos e identifikojmë atë me Gjergjin dhe ardhjen e bustit të Gjergjit në Prishtinë aty ku edhe e kishte vendin historikisht”, shprehet Brahimi.

Zoti Brahimi, cilat janë fillet e veprimtarisë suaj në Austri?

P. Brahimi: Duke ditur nevojën e madhe dhe të domosdoshme të kohës dhe proceseve politike në të cilën gjendej populli shqiptarë i Kosovës na lindi ideja që të mbështesim në mënyra të ndryshme proceset atje nga këtu dhe kjo nënkuptonte mobilizimin e shoqërisë shqiptare këtu në diasporë, respektivisht Austri për të dalë me gjëra dhe veprimtari konkrete në mbështetje dhe faktorizimit të çështjes shqiptare të Kosovës në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Pasi u mblodhëm disa nga njerëzit tanë të niveleve të ndryshme intelektuale dhe të zakonshëm e vullnetmirë arritëm që disa nga idetë themeltare të i mishërojmë, pra t“i bëjmë realitet konkret,kështu nga kjo ne së pari themeluam më mbështetje të përbashkët të të gjithëve shoqatën “Nëna Terezë” në vitin 1990. Ky ishte një ndër hapat konkret themeltar të cilën e realizuam të gjithë së bashku për t“i çuar akoma më shumë proceset si ato kulturore edhe humanitare përpara dhe në mbështetje të atdheut. Menjëherë pas kësaj na lindi ideja që të themelojmë Misionin Katolik Shqiptar në Vjenë, ideja për themelimin e këtij misioni ishte e imja dhe kështu e iniciuam në vitin 1992 dhe vendosëm që të themelojmë atë më pas në vitin më 1993. Ndërsa, bashkëthemelues dhe ato që i dhanë vulën kësaj ishte don Dodë Gjergji tani ipeshkëv i kishës katolike shqiptare të Kosovës pas konsultimeve me ipeshkvin e atëhershëm Nikë Prela u themelua edhe zyrtarisht misioni katolik shqiptar në Vjenë në vitin 1993. Ky ishte një nga hapat historik dhe kulturor të komunitetit shqiptar në Austri. Po ashtu edhe në kuadër të kësaj u themelua edhe shoqata “Aleksandër Moisiu”, themeluar në vitin 1990.

Ndërkaq, më pas, pas një mori përpjekjesh dhe pasi ishte pjekur edhe ide që të themelojmë në vitin 1994 edhe këtu në Graz degën e PSHDK-së në Graz për diasporë, respektivisht Austri, por duhet cekur që ishte njëkohësisht edhe qendra e BD të PSHDK-së për Austri ish në Linz. Kështu mund të përmblidhet sadopak veprimtaria jonë themeltare e këtyre organizmave të ndryshëm për kombin dhe kulturën e tij dhe proceset historike të asaj kohe.

Mbi një dekadë keni qenë në krye të BD të PSHDK-së, çfarë do të thotë për Ju që për kaq vjet të jeni në krye të këtij subjekti politik, i cili gjatë gjithë rrugës së veprimtarisë ka zhvilluar shumë aktivitete, si në aspektin politik, kulturor e shoqëror në Austri?

P. Brahimi: Për mua personalisht gjatë këtyre viteve të veprimtarisë kanë qenë me mjaft përgjegjësi dhe aktivitete madhore po them, sepse kemi qenë gjithnjë bindur se po i shërbejmë çështjes së kombit shqiptar në tërësi dhe rrugës drejt lirisë dhe mëvetësisë së Kosovës në veçanti , kjo më ka detyruar si shqiptar që të jem gjithnjë në shërbim të interesave të kombit tonë për të mirën e tij dhe të brezave që vijnë. Aktivitete të ndryshme që ne kemi bërë këtu së bashku janë këto që në pika të shkurtra mund të ju përmend: pas një ftese që kishim nga dr. Aloiz Puntigam për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe të ngushtë, u diskutuan shumë çështje si për mbështetjen e degës ashtu edhe për proceset tjera politike me interes, nga kjo ram dakord që të bëhet një ftesë nga këtu për të zhvilluar një vizitë delegacioni i PSHDK-së i udhëhequr nga kryetari i saj Akad. Mark Krasniqi. Më pas u realizua një tryezë e partive simotra nga ajo e ÖVP dhe PSHDK-së këtu në Austri dhe shoqata tjera pjesëmarrëse dhe aktivistë. Këtu e informuam Kryetarin e Partisë ÖVP Aloiz Mok njëkohësisht ministër i jashtëm i shtetit Austriak, për shumë çështje mbi proceset nacionale shqiptare dhe u diskutuan shumë tema të rëndësishme politike, kulturore etj.

Për kaq vjet të veprimtarisë suaj në krye të BD të PSHDK-së, a mund të na i veçoni disa nga veprimtaritë më të rëndësishme që i keni zhvilluar në kuadër të këtij subjekti politik?

P. Brahimi: Ajo që do të veçoja këtu është p.sh. një letër e hapur drejtuar institucioneve shtetërore amerikane dhe personaliteteve, si Bill Klinton, Madeline Albright, dhe të shumë personaliteteve të tjerë të politikës evropiane, në lidhje me ndërmarrjen e hapave konkret në mbështetje të zgjidhjes të çështjes së Kosovës dhe sidomos në vendosjen e trupave të paktit NATO dhe largimit të trupave paramilitare serbe nga Kosova duke kërkuar kështu edhe një protektorat ndërkombëtar të OKB-së si garanci të realizimit të paqes, demokracisë dhe mëvetësisë dhe mbikëqyrjes së proceseve politike në vend. Kemi pasur në fakt shumë aktivitet të cilat po të numërohen nuk do të mund t“i përmblidhnim këtu në këtë intervistë, prandaj unë këtu po fokusohem vetëm disa nga këto aktivitet të rëndësishme.

Kështu mund të nënvizoj këtu edhe një aktivitet të rëndësishëm si ai i tryezës së rrumbullakët me Parlamentin e Komunës së Grazit, ku është diskutuar për shumë çështje si ajo e kulturës, aspekti politik ,arsimor dhe shumë e shumë http://casinoloft.net çështje tjera. Nga kjo tryezë e rrumbullakët Partia e ÖVP dhe dega jonë këtu e PSHDK-së arritën të koordinonin shumë çështje të përbashkëta dhe të forcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit, ku më pas nënkryetari i ÖVP në Garz dr. Reinhold Lopatka u shpreh i gatshëm që të ftoj edhe një delegacioni nga Kosova dhe kështu ai më pas i dërgoi letër që ftonte për një vizitë zotëri Akad. Mark Krasniqin dhe Mark Sopin në Graz për të diskutuar për bashkëpunimin dhe gjendjen e përgjithshme aktuale politike në Kosovë.

Me angazhimin tuaj në krye të BD të PSHDK-së në Austri keni mbërritur që të depërtoni në shumë kancelari të rëndësishme të politikëbërjes të shtetit austriak, dhe përmes takimeve tuaja të shumta me zyrtarë të lartë të këtij vendi keni mbërritur që ta sensibilizoni dhe internacionalizoni çështjen e Kosovës dhe të asaj shqiptare në përgjithësi. Çfarë mund të na thoni rreth këtij aktiviteti tuaj dhe të bashkëpunëtorëve në këtë drejtim?

P. Brahimi: Po është e vërtetë gjatë gjithë kësaj kohe ne nuk kemi lënë gur pa lëvizur në lidhje me ndërkombëtarizimin dhe aspektin e mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe posaçërisht politikanëve ashtu edhe kancelarive të ndryshime si këtu ashtu edhe më gjerë.

Më pas kemi zhvilluar një intervistë me ministrin e jashtëm Aloiz Mock për çështjen e Kosovës dhe njëkohësisht biseduam edhe për çështje me interes të përbashkët, prandaj në një pyetje që ne i bëmë se a do të ketë Kosova një zgjidhje të drejtë sipas vullnetit të popullit për liri,demokraci dhe pavarësi dhe se duke ditur se të gjitha vendet brenda ish-Jugosllavisë dolën të pavarura nga kjo ngrehinë, ai na u përgjigj se Kosova të ketë një zgjidhje të drejtë dhe se kjo është tanimë e ditur se kjo zgjidhje do të jetë shtet i pavarur dhe sovran. Pastaj, po ashtu, në kuadër të kësaj ne zhvilluam edhe një intervistë komunikimi me kancelarin Wolfgang Schüssel afërsisht në vitet 2006/2007, edhe këtu ne diskutuam për shumë gjëra dhe nënvizuam aspektin e rëndësishëm rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës sipas së drejtës casino online së tij historike edhe kancelari Schüssel e ka mirëpritur këtë komunikim dhe ka shpreh bindjen se Kosova do të ketë një zgjidhje sipas vullnetit të popullit për mëvetësi. Gjithashtu, kemi pas edhe një komunikim në telefon me komisionaren e Bashkimit Evropian në atë kohë zonjën Ferrero Waldner, ku përmes këtij komunikim ne pyetëm atë se si do të duket zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe a do të ketë pengesa një zgjidhje e drejtë sipas vullnetit të popullit të saj ,duke ditur pengesat e Rusisë dhe politikës së saj,ajo u shpreh e bindur se zgjidhja do të ndodhë po në kuptimin të vullnetit të popullit dhe politika Ruse do të humb ndikimin duke ditur arsyen e madhe të mbështetjes ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sipas vullnetit të popullit të saj.

Gjatë kësaj kohe keni krijuar forma të rëndësishme të komunikimit dhe të bashkëpunimit edhe me partitë të tjera simotra austriake, cilat janë disa nga ato parti dhe asociacione që keni pasur një bashkëpunim më të dendur?

P. Brahimi: Duhet ditur se e vetmja mënyrë për të forcuar pozicionin tonë këtu në diasporë të partisë sonë ishte mjeti i komunikimit dhe dialogut me parti simotra dhe shoqata të ndryshme që na kanë dhënë përkrahje në projektet ,veprimtarit e përbashkët dhe aktivitetet e rëndësishme tonat këtu, duhet nënvizuar se bashkëpunimi ma i ngushte i jonë dhe i partisë sonë ishte ai me ÖVP dhe po ashtu edhe me shoqata dhe institucione tjera që jo vetëm na kanë përkrahë por edhe kanë luajt një rol konstant në të gjitha fushat dhe aktivitetet e partisë sonë. Ishim në një periudhë edhe pjesë e këshillit për të huajt pranë Komunës së Grazit edhe këtu ne kemi luajtur rolin e madh tonin dhe kemi realizuar mjaftë projekte e veprimtarit të dobishme për të gjithë.

PSHDK-në, pothuajse që nga themelimi i saj e kanë përcjellë sërë vështirësish, që janë përshkuar edhe me fraksione, përçarje, ndarje etj. Kjo gjendje në këtë parti u përcoll edhe gjatë udhëheqjes së kësaj partie edhe nga akademik Mark Krasniqi. Ju, si kryetar i BD të PSHDK-së, po ashtu edhe bashkëpunëtorët tuaj dhe elektorati që keni udhëhequr, gjithherë keni përkrahur konceptin politik dhe filozofik të akademik Mark Krasniqit dhe për asnjë moment nuk jeni shmangur nga ai koncept që brenda këtij subjekti politike e ndërtoi profesori i nderuar Krasniqi. Andaj, çfarë mund të na thoni, pse gjithherë ishit me akademik Mark Krasniqin?

P. Brahimi: Mund të iu them motivi i përçarjes së kësaj partie tanimë është i njohur edhe botërisht,ndërsa arsyeja pse unë nuk dua të hyj akoma në këtë hendek është se ne duhet tani më tepër të mendojmë për bashkimin e saj se sa për ndarjet e reja apo edhe të vjetra, thjesht e vetmja mënyrë për të hequr para syve të partisë këtë damkë, pra me emrin fraksion, përçarje është uniteti i partisë dhe ringjallja e saj e fuqishme pa këto ne vetëm sa rrokullisemi rreth të njëjtit problem dhe nuk zgjidhim asgjë pra thjesht një lloj i viciozitetit, prandaj duhet më tepër të mendoj për unitet të partisë dhe vazhdimit të gjallërisë së saj politike në skenë. Ndërkaq kur thoni pse me unë jam gjithherë me akademik Mark Krasniqi, kjo ka të bëjë për tri arsye të fuqishme: E para duke ditur se ai ishte njeri i vlerave kombëtare e akademike, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e dyta ai ka luajtur një rol të madh në të gjitha proceset politik në vend dhe është kontributori i madh i rrugës dhe aspiratës së popullit për liri demokraci dhe pavarësi dhe së fundi ardhja e bustit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë ishte ide e tij dhe ne nuk mund tani dhe brezat e ardhshëm të mos e identifikojmë atë me Gjergjin dhe ardhjen e bustit të Gjergjit në Prishtinë aty ku edhe e kishte vendin historikisht.

Si e vlerësoni gjendjen e këtij subjekti politik, të PSHDK-së, në momentet aktuale?

P. Brahimi: Duhet potencuar këtu se tani aktualisht partia gjendet në një udhëkryq, po ashtu ajo tani po shpërndahet sipas interesave të klaneve të ndryshme dhe individëve për shkak të interesave të tyre, pra thjeshtë ajo duke mos iu rikthyer vetes po ikën gjithnjë e më shumë nga uniteti i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Edhe një herë dua ta ritheksoj se vetëm uniteti dhe ringjallja e saj e shpëton atë nga ndarjet e reja.

A shpresoni që ky subjekt politik do të gjejë shtigje për të dalë nga ky konfuzitet që ka pllakosur, kur dihen faktet se nga bërthama e këtij subjekti politik kanë dalë edhe disa grupe të caktuara që kanë formuar partitë, si PDKI, në krye me Zef Morinën, apo Lëvizja demokristiane e Kosovës, në krye me z. Dedë Abazi, çfarë pikëpamjesh keni lidhur me këtë gjendje të krijuar të PSHDK-së?

P. Brahimi: Pa një unitet siç e thash më lartë nuk ka asnjë hap pozitiv ,pra këto krijesa të reja të dala nga po kjo “shtëpi e vjetër” janë krijesa të përkohshme dhe vetëm uniteti e ringjallë partinë dhe hap shtigjet e reja për një të ardhme të sigurt të saj.

BD të PSHDK-së në Austri përkrah PSHDK-në të cilën sot e udhëheq z. Ukë Berisha, që do të thotë që PSHDK-ja që udhëheq z. Berisha është vazhdimësi e asaj PSHDK-së tradicionale, a shpresoni se kjo pari në krye me dr. Berishën do të këtë suksese në punën e mëtejme?

P. Brahimi: Partia këtu është e mendimit se vetëm një unitet e cila do ta ringjallte atë është zgjidhje për të gjitha problemet, duhet nënvizuar se zgjedhjet brenda partiake duhet të burojnë nga vullneti i të gjithëve brenda partisë dhe si rrjedhojë e kësaj do të duhet të përzgjidheshin edhe organet e partisë dhe kryetari i saj, çdo hap që nuk është burim i unitetit dhe i zgjedhjes që buron nga vullneti i organeve dhe i elektoratit të tërë të PSHDK-së është humbje kohe dhe nuk i shërben interesave të partisë dhe elektoratit demokristian. Prandaj ne mendojmë se vetëm një unitet i partisë nxjerr edhe hierarkinë dhe organet e saj legjitime dhe demokratike sipas vullnetit të përgjithshëm të partisë.

Keni botuar edhe dy libra në fushën e publicistikës, “Udhëtimi i çmallje për një cope dhè” dhe “PSHDK – bartëse e veprimtarive politike, kulturore dhe shoqërore në Austri”, çfarë temash ngërthejnë në vete këto dy libra?

P. Brahimi: Po në fakt janë këto dy libra publicistik që pasqyrojnë në tërësi veprimtarinë këtu, kjo ishte e vetmja mënyrë për të hedh dritë në periudhat në të cilat ne këtu punuam dhe shërbyem si dhe mbështetëm procesin historik të popullit drejt aspiratës së tij legjitime për liri dhe mëvetësi. Janë libra që në pika të shkurtra nënvizojnë vlerën e partisë këtu dhe aktivitetet madhore si dhe rrugëtimit dhe sfidat që ne kishim përgjatë kësaj kohë sa ne morëm mbi vete si përgjegjësi të lëviznim shumë gjëra në drejtim të Kosovës për të mbështetur atë në hapat e saj drejtë të ardhmes dhe lirisë. Pra janë këto përshkrime publicistike që nxjerrin fytyrën e vërtetë të veprimtarisë sonë këtu.

Në këtë përvjetor të popullit shqiptar, 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, cili është mesazhi juaj për popullin e Kosovës, të Shqipërisë dhe të hapësirave të tjera etnike shqiptare?

P. Brahimi: Mesazhi im për kombin shqiptar është ky: vetëm të bashkuar, duke respektuar vlerat tona dhe personalitet e mëdha që dhanë kontributin e tyre të madh në ndërtimin e shtetit shqiptar mund të krenohemi se brezave që vijnë po i lëmë një mal me lavdi si burim i heroizmit të kombit dhe intelektualizmit për të ecur ata në rrugën e trasuar nga paraardhësit.

Akti i pavarësisë së Shqipërisë dhe përvjetori i saj i 100 është akt sublim i cili pasqyron në detaje rrugëtimin e këtij kombi gjatë përpjekjeve të tij historike për liri dhe mëvetësi.

Urime dhe Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen