Ca fjalë për dhunën në familje dhe shkolla në Kosovë e Diasporë

OP-ED | admin | 29.11.12 | 22:39

Prandaj për ta evituar dhunën ne s’pari duhet që vetë mos të ushtrojmë dhunë ndaj askujt, sa më parë që ne të largohemi nga përdorimi i dhunës aq më shpejtë do të ionkuadrohemi ne grupin e shoqërive mederne. Çdo herë dhuna sjellë , dhunë, ekstremizëm, shkatërrim, e dhembje. Duke u nisur nga kjo, duhet kërkuar nga prindërit, mësuesit, shoqëria, mediat e shkruara  edhe ato elektronike,  që sa më tepër ti gjykojnë  dukurit  negative,(dhunën)  më tepër ti përkushtohen ; tolerancës, paqës, bashkëjetesës, dashurisë ndaj njëri tjetërit, humanitetit, solidaritetit, mirësisë, etj.

Jeta ( si në vendlindje ponjashtu edhe në mërgatë ) shoqërore, në disa raste të ndryshme ka nevojë për represion është fakt, por, asnjë represion nuk guxon të kalojë në dhunë eksesive qoftë edhe për ndërprejen e izolimin e autorit – autorëve të dhunës. Pa edukata, lakmia, padurimi, xhelozia, dallimet midis njerëzve dhe shteteve janë pikënisje të dhunës pas së cilës nganjëherë është më lehtë të kapesh se ti kundërvihesh prandaj dhe është më e guximshme kundërvënia se tolerimi i saj. Ne duhet ti luftojmë me guxim, vendosmëri , dhe maturi mënyrat për zhdukjen e dhunës? „Edukimi fillon vite te tëra  para se të lind fëmia“. Një edukim i gjeneratave të reja ne mënyrë demokratike, duke u bazuar çdo herë në parime të shëndosha humane „prodhon“ njerëzimin me vlera dhe ndjenja cilësore që mënjanon dhunën fizike dhe verbale. Duhet bërë përpjekje maksimale që sa më mirë dhe sa më bukur ti edukojmë  fëmijët, sepse ata janë ardhmëria  jonë dhe kombit. Duhet bërë punë sistematike  edhe ; prindërit, mësuesit-et  dhe arsimtarët në shkolla që sa më tepër t’i mësojë nxënësit të mësohen që edhe vetë të qeverisin, por njiherit ta „Është gjithashtu e rëndësishme që për çdo fëmi, për çdo adoleshent të mësoj të qeverisë agresivitetin e vet në atë mënyre që të mos shëndrrohet në dhunë.

I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ajo /ai bën pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj gruas është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vetvete në marrëdhëniet personale mes burrit dhe gruas. Është një problem social me përmasa të gjera që i ka rrënjët në qendrimet historike ndaj gruas dhe marrëdhënieve martesore. Socializimi i grave dhe burrave në shoqërinë tonë dhe caktimi i grave në role dhe pozita inferiore që i mbajnë gratë të varura ekonomikisht, i bëjnë gratë me vunerabël ndaj dhunës se burrave me të cilët jetojnë. Ky viktimizim i grave nga bashkëshortët e tyre përforcohet nga gjendja ekonomike, mentaliteti dhe tradita, ndërgjegjësimi jo i mjaftueshëm i njerëzve mbi dhunën në familje, por edhe nga mungesa e një ligji specifik për dhunën në familje. Studimi i dhunës në familje vështirësohet po të kemi parasysh edhe një numër mitesh që nuk lejojnë depërtimin në thelbin e problemit. Kështu, në komunitete dhe ambiente të ndryshme sociale ndahen mendime se a) “dhuna prek vetëm një shtresë apo grupe të caktuara”, b) “dhuna është një problem i të varfërve”.

A ka dhunë në shkollat shqipe në Kosovë e diasporë?

Dhuna në shkolla i përketë të gjithëve. Në kuptimin përfshirjes së shumë akterëve qoftë përfshirë të drejt për drejtë qoftë indirekt, madje edhe atyre që fare nuk janë të përfshirë në këto fenomene, por që kontributi i tyre mund të ndikojë shumë në ndryshimin e gjendjes dhe përmirësimin e saj. Raste të dhunës në shkolla mund të hasen për çdo ditë, mund të vëresh edhe raportime mediale të shpeshta, me këtë problem janë  marrë shumë institucione përkatese, shoqata, grupe ekspertësh,etj. Kjo është dukuri që na përketë neve si shoqëri, e krijuar nga vet “ne”, dhe duhet që përkushtimi të jetë i yni. Ajo që vlen në këtë rast është një përkushtim shumë më këmbëngulës nga institucionet tona relevante, por edhe nga akterë të tjerë.

Duke parë se si realizohet dhe se si punohet e zhvillohet mësimi në shkollat;  gjermane; zviceriane, suedeze , etj, mendojë se tani është detyrë e MASHT-së, por edhe nga ministri   i daiaporës ( në diasporë  një pjesë e përrgjegjësisë u takon edhe punëtorëve  në konsulatat tona  që të angazhohen sa më tepër në jetësimin e programeve produktive dhe bashkëkohore në arësim. Andaj kjo ndërlidhje duhet të forcohet shumë më tepër, në mënyrë që sistemi arsimor të bëhët shumë më funksional dhe që përgjegjësia të jetë e shpërndarë në mënyrë të ekuilibruar, brenda sferës së secilit aktor. Kjo qoftë për përgjegjësinë e ndryshimit të gjendjes në aspektin pozitiv, qoftë në gjendjen aktuale që nuk është e dëshiruar, ose madje për më keq nëse vazhdon të jetë e tillë. Nëse brenda këtij trekëndshi krijohet një sistem shumë më i mirëfilltë i kontaktimit shumë më efektiv, do të sigurohet një sistem arsimor shumë më i sigurt në kuptimin e dhunës,(si në Kosovë ponjashtu edhe në diasporë)shumë më cilësorë në kuptimin e mësim-nxënjes dhe mësim-dhënies, dhe për më tepër një sistem arsimor i cili mund të premtoj më shumë për të ardhmen.

Bashkëpunimi  i mirë ;Profesor-e, mësues-e, arsimtar-e –Prindër,  shkollë e nxënës  do të jepë rezultate inkurajuese si në vendlindje ponjashtu edhe në diasporë. Kërkohet që sa më parë MASHT-së , Ministri i arësimit dhe ai i Diasporës të organizojnë tubime.., apo mbaj takime me të gjithë mësuesit-et, arsimtarët –et, të cilët ushtrojnë detyrën e mësueses.it, të mbajnë takime të rregullta me shkollën gjermane,  zviceriane, suedeze, etj, (dmth; në ato vende ku funksionon shkolla shqipe).

Takim njoftues në fillim të vitit  shkollor , me prindër – kujdestar klase. Në çdo fillim të vitit shkollor, veçanarisht kur nxënësit vijnë nga niveli i arsimit të mësëm të ulët, në nivelin e arsimit të mesëm të lartë, duhet që kujdestarët e klasëve të cilët marrin nën përkujdesje një klasë të caktuar, të organizojnë një takim informues (njohtues) me prindërit e nxënësve, në mënyrë që të lidhin kontakte te rrgullta me ta për çdo nevojë eventuale.

Takime të rregullta informuese

Kujdestarët e klasëve të organizojnë mbledhje të rregullta me Prindërit, nëse nuk ekzistojnë, forma të tjera të mundëshme më efektive (psh, kontakte te rregullta përmes formave elektronike të postës). Pra që për çdo detal të procesit të mirësjelljes, mësim-nxënjes dhe të tjera Prindërit të jenë të informuar me kohë.

Përkujdesje me e madhe e prindërve ndaj fëmijëve të vetë

Për më tepër ky përkushtim duhet të vijë, posaçësrisht nga vet iniciativat e prindërve. Kjo për faktin se femijët janë të tyre dhe një arsimim cilësorë iu shpërblehet para së gjithash Prindërve. Sikur që edhe mos krijimi i ambienteve të përshtatshme, paqësore, dhe cilësore, do të sjellë pasoja për fëmijtë e tyre që njëherit do të pësojnë edhe vet prindërit.

Krijimi i Trupave Profesionale të Sigurisë

A kemi nevojë për trupa të  sigurisë në shkolla ?

Në mënyrë që shkollat të ofrojnë një ambient më të sigurt, duhet që shkollat të krijojnë Trupa profesionale të sigurisë të cilat do të angazhoheshin për të ofruar siguri për nxënësit në shkolla. Këto trupa do të funksiononin si personel shkollor. Do të punonin gjatë gjithë kohës sa zgjatë procesi mësimorë mbrenda ditës së punës. Personel pa uniformë. Këto Trupa do të ofronin shërbimin si personel i shkollës, në një uniform të mundëshme civile, e identifikuar me shkollën si përsonel i sigurisë, por jo si uniformë që do të simbolizonte trupa që ofrojnë siguri të përgjithëshme. Pra që mos hyjnë policia mbrenda objektit të shkollës mos të ofrohet siguri nga Policia e Kosoves, pasi ajo mund të dëmtojë dinjitetin “nxënës”.

Personel i trajnuar dhe profesional

Kërkohet nga mësuesit-et që mos t’i takojnë asnjë partije politike ? 

Trupat e sigurisë do duhej të trajnoheshin

Dhuna në shkolla i përketë të gjithëve. Në kuptimin përfshirjes së shumë akterëve qoftë përfshirë të drejt për drejt qoftë indirekt, madje edhe atyre që fare nuk janë të përfshirë në këto fenomene, por që kontributi i tyre mund të ndikojë shumë në ndryshimin e gjendjes dhe përmirësimin e saj. Jo vetëm nga faktet e prezantuara dhe në këtë raport të cilat janë marrur nga vend burimet origjinale (nxënsëit), dhe jo vetëm nga fakti që në vendet tjera ekziston nje përkushtim shumë më i madh. Raste të dhunës në shkolla mund të hasen për çdo ditë, mund të vëresh edhe raportime mediale të shpeshta, me këtën problem janë  marrë shumë institucione përkatese, shoqata, grupe ekspertësh,etj. Kjo është dukuri që na përketë neve si shoqëri, e krijuar nga vet “ne”, dhe duhet që përkushtimi të jetë i yni. Ajo që vlen në këtë rast është një përkushtim shumë më këmbëngulës nga institucionet tona relevante, por edhe nga akterë të tjerë.

5. Personel pa uniformë

Këto Trupa do të ofronin shërbimin si personel i shkollës, në një uniform të mundëshme civile, e identifikuar me shkollën si përsonel i sigurisë, por jo si uniformë që do të simbolizonte trupa që ofrojnë siguri të përgjithëshme. Pra që mos të kontraktohen Kompani Sigurimi që bartin uniform unikate dhe të identifikueshme, sikur që edhe mbrenda objektit të shkollës mos të ofrohet siguri nga Policia e Kosoves, pasi ajo mund të dëmtojë dinjitetin “nxënës”.

A duhet që në shkolla tona  në Kosovë të ketë  personel  të trajnuar dhe profesional  ?

Trupat e sigurisë do duhej të trajnoheshin për ofrimin e sigurisë së nxënësve mbranda objekteve shkollore. Në mënyrë që të dinin se si të trajtonin rastet e nxënësve që shkaktojnë akte të dhunëshme, që shfaqin sjellje kërcnuese dhe agresive etj.Ky Trup i sigurisë do të duhej të bënte një mbikqyrje shumë të rrept dhe rigoroze. Në kuptimin që mos të lejohej që nxënësit të hynin në shkollë pa dokumente identifikuese (nëse ekzistojnë) ose pa uniform shkollore, pastaj një kontroll sa i përketë posedimit të mundëshëm të armëve të ndryshme, si dhe nëse nxënësit mund të posedojnë lëndë narkotike mbrenda shkollës.

Rregullorja Shkollore

Çdo  shkollë duhjet të ketë rregullorën e vetë. Rregullorja prezente ne Klasë

Rregullorja shkollore duhet që të jetë prezente gjatë tërë vitit shkollorë mbrenda klasës. Në mënyrë që nxënësit të jenë të familjarizuar gjatë tërë vitit shkollorë me efektet dhe pasojat që rrjedhin nga ajo rregullore.

Nxënësit të njihen me të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë që kanë

Nxënësit duhet që të jenë të njohtuar paraprakisht dhe drejtë, me çdo të drejtë, përgjegjësi, si dhe obligime që rrjedhin nga ajo rregullore. Në këtë mënyrë do të ndikonte që nxënësit të kursehen nga sjelljet që bien ndesh me parimet e kësaj rregullore.

Nga mësuesi-ja kërkohet ti respektojnë të gjithë nxënësit njësoj ? !

Kriteret që dalin nga kjo rregullore duhen të jenë të zabtuara, në mënyrë të paanëshme, të drejtë, në mënyrë rigoroze dhe në mënyrë racionale. Pasi nëse ndodhë që ajo të mos rrespektohet për të gjitha rastet njejtë në varësi të veprës mos rrespekues, ndikon që të tjerët të most a përfillin atë. Kjo pasi ka raste kur nxënësit nuk marrin dënimin e merituar, për shkak të lidhjeve të ndryshme që mund të ekzistojnë në mes stafit udhëheqës dhe dhe nxënsit problematik. Kështu që ajo duhet të përfillet njësoj për të gjithë.

Punësimi I Psikologëve dhe Pedagogëve në Shkolla

Çdo  shkollë  duhet ta ketë psikologun e vetë?

Disa shkolla vetëm e kan të punësuar personelin për këshilla psikologjike, ndaj nxënësve. Kjo sigurisht që ka efekt shumë të mirëpritur. Andaj edhe në bazë të disa përparësive që kan dhënë rezultate në shkollat që tashmë kan këtë personel, është mase e domosdoshme që edhe shkollat tjera të cilat nuk e kan bërë këtë, të punësojnë psikologët në shkolla.

Të mbahen takime të shpeshta me nxënësit e pa disciplinuar  dhe problematik

Psikologët do të mund të vëshgonin të mënyrë të vazhdueshme secilin nxënës problematic. Përmes fromave të vazhdueshme të kaontaktit dhe këshillimit psikologjik, psikologët do të ndikonin që nxënësi të përmirësohet në kuptimin e heqjes dorë nga ato sjellje. Sikur që në të njejtën do të nfohtoheshin edhe prindërit për gjendjen reale në aspektin psikik të fëmijëve të tyre, në mënyrë që edhe ata të ndikonin në përmirësimin e atyre sjelljeve.

Psikologët duhet të trajtojnë rastet e tilla në mënyrë shumëprofesionale dhe adekuate. Kjo për faktin që nxënësit mos të kenë gjykime të ndryshme negative për psikologun. Në mënyrë që ata të jenë të lirëshëm të kontaktojnë për cdo nevojë eventuale.

Këshillim pedagogjik për personelin

Pedagogët janë mase të domosdoshëm që të jenë personel i rregullt në shkolla. Për faktin që edhe nga ana e mësimdhënësve ka raste kur sjellen në mënyrë jo pedagogjike. Qoftë në aspektin e mësimdhënies, qoftë në nxitjen e sjelljeve të agresive nga ana e nxënësve, duke i trajtuar ata në mënyrë ofenduese, edhe  gjatë vlerësimit të njohurive, etj.

Trajnime profesionale për personelin për trajtim të nxënësve agresiv

Personeli I mësimdhënies dhe personeli udhëheqës, duhet që të trajnohen vazhdimisht për tu pajisur me dije shtesë për trajtim adekuatë të nxënësve me prirje për sjellje aggressive. Në mënyrë që ata të jenë cdo herë në mbiqyrje

Po ashtu këkrohet që përsoneli të jetë i aftësuar për t’i nxitur nxënësit që të zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore. Vazhdimisht t’iu japin këshilla relavante që do t’iu shërbenin në krijimin e ambienteve atraktive nga vet nxënësit dhe për nxënësit.

Trajnime për Nxënësit

Trajnime për vetëdijësimin e nxënësve për luftimin e dukurive negative

Po njejtë dhe nxënësit duhet të jenë pjesë e trajinimeve të vazhdueshme, në fusha të ndryshme në mënyrë që të jënë çdo herë koherent me nevojat për trajtimte vaçant të sjelljeve devijante në shkolla. Duhet që përmes orëve shtesë mësimore, organizime të orëve këshillimore nga asociacione profesionale të iu mbajnë leksione këshilluese, debate të ndryshme mbrenda shkollës etj, në mënyrë që ata të jënë të përgatitur të luftojnë dhe ballafaqohen  Dhunën në Shkolla

Nxënsit duhen që po ashtu të jenë të njohur shumë shpësh orë mësimore për pasojat që mud të sjellë dhuna në shkolla në përcaktimet vendimtare të të ardhmes së tyre. Qoftë të organizohen trajnime të veçanta nga institute të ndryshme trajtim të dhunës në shkolla.

Sjelljet agresive dhe jo Sociale, Alkooli, lëndët Narkotike , vjedhja, etj. Në shkollat e Republikës së Kosovës,kërkohet që nxënësve tu ofrohet siguri  mbranda objekteve shkollore. Në mënyrë që të dinin se si të trajtonin rastet e nxënësve që shkaktojnë akte të dhunëshme, që shfaqin sjellje kërcnuese dhe agresive etj.

Dhe në fundë  një mbikqyrje rigoroze dhe profesionale e sigurisë  duhej të bënte një mbikqyrje shumë të rrept dhe rigoroze. Në kuptimin që mos të lejohej që nxënësit të hynin në shkollë pa dokumente identifikuese . Ky grup i sigurisë sociale  nuk duhet të bartë uniformë  dhe ndërkohë ta përcjell gjendjen e nxënësve; Shembull: Mos ndonjëri nga nxënësit është i armatosur  me armë apo bartë e konsumon pije narkotike mbrenda shkollës,etj.

Rregullorja Shkollore të jetë prezente dhe zbatuese të saj të jenë të gjithë pra ajo duhet të jetë prezente edhe në Klasë. Rregullorja shkollore duhet që të jetë prezente gjatë tërë vitit shkollorë mbrenda klasës. Në mënyrë që nxënësit të jenë të familjarizuar gjatë tërë vitit shkollorë me efektet dhe pasojat që rrjedhin nga ajo rregullore.

Nxënësit të njihen me të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e tyre. Nxënësit duhet që të jenë të njohtuar paraprakisht dhe drejtë, me çdo të drejtë, përgjegjësi, si dhe obligime që rrjedhin nga ajo rregullore. Në këtë mënyrë do të ndikonte që nxënësit të kursehen nga nga dhuna. Prandaj ne fund mund të konkludojmë se zbatimi i këtyre rregullave dhe respektimi i tyre, pra jetësimi në praktikë ndikon pozitivishtë si në  sukseset e nxënësit ponjashtu edhe edukatën  e tij. Nëse mësuesi-ja e respekton dhe i përmbahet kësaj rregullore pa dyshim se edhe sukseset e tij do të jenë  evidente.

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen