Sa duhet pritur akademitë tona që ta përgatisin një plan program për bashkimin kombëtar ?

Analiza & Komente | admin | 03.02.13 | 22:21

Edhe unë, ashtu si një pjesë e konsiderueshme e mërgimtarëve bashkëkombasëve e kam dashur dhe e dua Shqiperinë, i dua shqiptarët kudo që ndodhen, dhe nuk pajtoj me disa “mendimtarë të mëdhenj” që kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë të njejtat fjalë pa sjelle asgjë të re dhe konkrete në lidhje me këtë proces mjaft të rëndësishem dhe të ndërlikuar. Unë mendoj, se çështja e “Bashkimit të Shqiptarëve”, ne të gjitha trojet etnike shqiptare”, është një çështje shumë e ndërlikuar që kërkon studime, analiza dhe referime shkencore e jo siç po na thojnë këta “mendimtaret e mëdhenj” të cilët thjeshtë i bëjnë propagandë vetit.

Ne duhet ta trajtojmë dhe ta analizojmë këtë çështje si një: “çështje shkencore” dhe jo si një “propagandë”; duhet trajtojmë si një proces të mundshëm dhe të realizueshëm, por duke e trajtuar ne mënyrë sistematike dhe të pandarë me bashkësinë e proceseve aktuale demokratike. Duhet të jemi të qartë se as unë e as ti nuk mund ti bashkojmë shqiptarët mes veti, por ne i orientojmë ata drejt aspiratës së tyre për tu bashkuar. Shqiptarët në ditën e referendumit kanë të drejtë zgjedhin PO ose Jo ne lidhje me pyetjen për bashkim. Bashkimi Kombëtar si vullnet i popullit. Shqiptarët kundër vullnetit të tyre në vitin 1913 u ndanë padrejtësisht në disa shtete..! Kjo bëri një precedent të ri dhe të rrallë në Botë, ku për herë të parë një komb ndahej mes veti. Edhe pse shqiptarët u ndanë padrejtësisht, ata gjithmonë bënë orvatje titanike për tu bashkuar por.., fuqit e mëdha kurrë nuk lejuan e asë nuk pranuan një kërkesë të tillë për një ribashkim. Ngjarjet dhe situata e Luftës së Ftohtë që e ndanë botën në dy blloqe kryesore e bënë thuajse të pamundur ribashkimin e shqiptarëve. Rrëzimi i Murit të Berlinit bëri që të krijohej një situatë e re gjeopolitike në rajon dhe kështu fillojë procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky proces nuk ishte i thjeshtë dhe i natyrshëm. Në këto rrethana edhe procesi i Kosovës për të qenë e pavarur ishte i gjatë, i vështirë .

Zgjidhja e vetme e Kosovës për tu shkëputur nga zgjedha serbe ishte lufta e bërë nga UÇK-ja dhe ndërhyja e NATO-s. Me shumë përpjekje nga vetë shqiptarët dhe me ndihmën e SHBA dhe të disa shteteve të tjera, Kosova sot është më në fund një shtet i pavarur( por e masakruar nga plani i Marti Ahtisari) i njohur nga mbi 99 shtete. Ky shtet i ri është një shtet kombëtar shqiptar sepse mbi 94% popullsia e saj është etnikisht shqiptare. Në këtë realitet të ri tashmë ndërkombëtar, Shqipëria dhe Kosova si dy shtete kombëtare shqiptare do të bashkohen në një shtet të ri federal, i cili nuk ndryshon kufijtë aktual të këtyre dy vendeve, por bashkon pushtetet e tyre legjislative, ligjore dhe ekzekutiv në një nivel federal të rregulluar sipas një kushtetute të natyrës federal, ku në parim ka principin e subsidiaritetit, i cili mundëson që pushteti të jetë më afër qytetarëve. Në realitetin e dy shteteve të pavarura siç janë Kosova dhe Shqipëria, këto dy vende mund të bashkohen përmes principit të vetëvendosjes, i cili është princip bazë i të Drejtës Ndërkombëtare, i cili garanton barazinë mes shteteve dhe popujve.

Bashkimin i këtyre dy shteteve do të bëhet përmes mënyrë më demokratike dhe legjitime siç është referendumi, i cili përfaqëson vullnetin e sovranit (popullit). Aleanca Kuq e Zi për herë të parë në gjithë historike politike dhe shtetërore shqiptare tashmë e inicoj këtë proces. Duhet të jemi të qartë se përpilimi i një projekti mbarëkombëtar nga njerëzit e aftë është detyrë urgjente pra nga akademikët e Akademive tona ( Prishtinë, Tiranë, Tetovë, nga trojet tjera etnike shqipëtare. Përgatitja e atij projekti nuk i bashkon shqiptarët por ai i orjenton drejt aspiratës së tyre për tu bashkuar. Shqiptarët në ditën e referendumit kanë të drejtë zgjedhin PO ose Jo ne lidhje me pyetjen për bashkim. Asnjëra nga partitë tona shqipëtare të cilat veprojnë në teritoret shqiptare deri më tani nuk ka një prjekt të tillë .

Shkruan: Ramiz Dërmaku

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen