Vëllaznit Sirdani -IV-

Histori & Fakte | admin | 10.12.10 | 08:51

Por ngulen në tokë t’Austris ku mandej perban do katunde në veti. Levizja ishte ndezë edhe mbrenda në Shqypni, e Turku bani dy vjet per me e shue tuj perdorë mndyrat ma barbare, tuj shkatrrue vendin e tuj qitë faret nierzit.

„Kto kryengritje, e veçan të dyja të fundit (1689, 1737), patne nje perfundim fort të math per Shqipërinë. Pasi u mbytne kryengritjet, Turqit nisne të mundonin rendë ata qe ishin berë shkak e ata qe kishin marrë pjesë në këto kryengritje, dhe ata të mjeret s‘ panë nonje udhë tjeter per të zbutur zemren gjakpirëse të turqve veçse duke perqafuar fenë myslimane … Me këtë mënyrë nisi të perhapet feja muhamedane në Shqiperi ner lufterat e

kryengritjeve kundra Turqve. Per fat të keq kjo ngjarje u bë shkak per nje ndarje per fitim të Turqisë e per të perdorë ca me teper shqiptarët. Po âsht per t‘ u vu oroe se, me gjith dhelpnit, fitmet e grisat që shini Sulltani nepermjet agjentave të vet, per me mbajtë lerg njanin element me tjetrin. idea e dashtnija e kombit i bani shqyptarët me luftue sëbashku pa ndryshim feje, kundra turqve, slavëve e grekve.

Kta sëbashkut me Brahim Beg Begollin në vjetë 1572 e ngushtuen sulltanin me ndrrue mendim e me e qeverisë Shqypnin me qeveritarë. E kur pjestarët e ksajë familje u ban masha e Sulltanit i rrxuen e perkrahen Bushatlit, të cillve iu gjeten ndihmë kundra Turkut e Malit të Zi.

Nji kontribut atdhetarijet çfaqen katolikt shqyptarë edhe në kohen e Kongresit të Berlinit, e të tanë pa perjashtim perkrahen „Lidhjen e Prezrendit“. Porsa u muer vesht se posë krahinës së Tivarit që ma ishte në dorë te Malit të Zi, Kongresi kishte vendue me iu lshue krahina e Plavës e Gucis, Lekët e Malcis jo veç u lidhen me banorët e atyne krahinave, por me pushkë në dorë i ban gardh natë e ditë kufit e jo veç nuk e lanë me u pershkue neper ta, por me anen e Dukagjinit shkuen e u bashkuen me ta per me iu gjetë ndimë, kshtuqi para gjith atij mori luftari Mali i Zi ngurroi e në vend të tyne lypi e u shnderruen me krahinen e Podgoricës e Ulqinit.

Po edhe në ndihmë t‘ atyne krahinave rrani Shkodra, Malcia e Madhe, Dukagjini e Mirdita, nen kryepari të Preng Bibë Dodës, Princit të Mirditës e të Hodo Begut. Me gjith at mori katoliksh ishin edhe tre meshtarë: D. Ndue Shllaku, prift Shkodre, e P. Gjon Grumeli e P. Luigj da Coriano françeskaj.

Ankimet e Malit të Zi para perfaqsuesve të fuqive të mdha ia mbushen menden se ishte nji lidhni e mshefët ndermjet shqyptarvet e Turkis, e Lord Grandville, Ministri i Inglis, bani që me 22 të Qeshorit 1877, t‘ i epej ultimatum Turkis, që t‘ iu dorzoshin mbrenda tri javëve malazezve visja e bregut të detit prej Tivarit e deri në Grykë të Buenës.

Per me e forcue ket vendim fuqit e mdha banë nji demostratë morale në lima t‘ Ulqinit, e shqyptarët në msym prej malazezve e prej 30.000 turqve të primun prej Dervish Pashës mbas sa ndeshjesh, në vjetë 1880, tuj mos pasë kurrfarë ndime prej Lidhjes së Prezrendit, u shpemdan nder vende të veta, e Dervish Pasha hini n‘ Ulqin e ia dorzoi Malit të Zi. Kshtu malazezt u shtrin prej Tivarit e deri në Grykë të Buenës e andej per buzë të liqenit të Shasit, neper Krajë, në Podgoricë, Zhabjak, Fundinë e Triepshë. Në caktim të mbrame të kufive me Mal të Zi, perfaqsuest e Fuqive të mdha e kishin lanë vjerrtas krahin që prej liqenit kalon kah Podgorica e Mali i Zi lypi e iu pranue me u shty deri në Prrue të That që çan per mjedis Malsin e Madhe. Kjo punë ndezi nji kundershtim të ri e në vjetë 1883, Malet e Mdha, Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli u betuen me u shkri me rob e robi para se me i lshue tokët e veta në dorë të Malit të Zi.

Rrypina e lypun prej Malit të Zi nuk kishte nji randsi sa me çue peshë Europen, prandej Mali i Zi, tuj mos ia pa gjasen me e shtrue me fuqi, s‘ i dha punës pertej e kufini kje cakëtue në breg të Cemit.

Mbasi mbaroi çashtja e kufinit, Sulltani megjithse vetë n‘ e parë i kishte nxitë me trajtue Lidhjen e Prezrendit, me shpresë me perfitue në shpinë të shqyptarve, tuj e pa se me at lidhje ishin ngjallë ndisit komtare e dishiri i emancipacjonit ishte perpajnue nder zemra të shum shqyptarve, xuni e intemoi Preng Pashen e të gjith kryetart e asáj lidhje. Per me da mandej elementat njanin me tjetrin dergoi me qeverisë Shqypnin qeveritarët ma fanatikët, çili nji numer të pamatun meitepesh, dha leje me u çilë shkolla me propagandë e gjuhë të hueja e shqypja jo vetem u peIjashtue, por i kje mohue tagri. Njaj propagande aq të damshme per kombin tonë u munduen me i ba reaksjon sidomos kolonit shqyptare të Rumanis, të Bullgaris, t‘ Amerikës e t‘ Italis me shkrime e propagandë, e mbrenda Shqypnijet kleri katolik mbrrijti me shti neper shkolla të veta edhe gjuhen shqype.

Kemi pershkrue deri këtu ma fort se tjeter atdhetarin që çfaqi katoliku shqyptar neper fuqin e armve, po tashti po pershkruejm, sa ma per së shkurti, vepren e tij të zhvillueme nepermjet të shkrimit, me të cilen bani me u njoftë historija e gjuha e jonë nder popuj të gjytetnuem. Verte në ket degë nuk mund të pritet shum prej tij pse per sa shekuj nen zgjedhë të nji populli që: – T’ardhurë prej Azisë (Turqit), mbetën të huaj në Europë, në vendin e Qafiravet, në ket Dar-ylqyfr, Day-ylqyfr, Dar-yl-Harb, me pushkë në dorë, kordha çveshurë, mbi shalën e kalit. Nuk muarën asnje gjë prej gjytetërimit të rilindjesë, s‘ kuptuanë asnjë gjë nga nevojat e ra të jetesësë. Mbetnë vetem, të izoluarë, të huaj me fqinjet dhe me rajatë lumturë nga injoranca e thellë e tyre, injorancë që e pshehënim me kënaqesinë që u epte arroganca e tyre dhe nje kujtim i mjegulluarë i pushtetës dhe i madhërisë së shkuarë.

E pra edhe me nji dominacjon aq të mnishem katolikun shqyptar nuk e lshoi zemra, po në mënyrë të vijueshme punoi për historin e gjuhen e vet.

Tivarasi, Barleti, Dimiter Frangu e Anonimët na trashiguen historin e kohve të lume të kombit t’onë –

Buzuku, Bardhi, Bogdani, Vinçenc Zmajeviqi e Jul Variboba na trashiguen giuhen shqype të kóhs së vet.

Mbas gjurmës së tyne nji numer i madh katoliksh botuen vepra në gjuhen tonë, që per shka dijm deri më sod mund të rend ohen kshtu:

Prej vjetës 1555 deri në vjetë 1700 njofrm 16 vepra e 14 autorë nder të cilIt âsht Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dimiter Frangu, Anonimët, Gjon Muzaka etj.

Prej vjetës 1700 deri në vjetë 1800 kemi 15 vepra, 13 autorë e 6 dorshkrime, nder kta P. Françesk da Lecce O. F. M., Zmajeviq (Kuvendi i Arbnit) , D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj.

Prej vjetës 1900 deri në kohen e turqve të Ri gjejm 40 vepra, 10 autorë. Dahen në shej: P. Gjergj Fishta, D. Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda, P. Anton Xanoni S. J., P. Shtjefen Gjeçov O. F. M.

Do shenjue, se Emzot Preng Doçi, Abat i Mirditës, tuj i ba ball vshtirsive që asokohe ndeshte, prej anet të Qeveris së Stambollës, në vjetë 1899, themeloi nji shoqni letrare, mbrenda Shqypnije me emen „Bashkimi“; e pak mbrapa, Don Ndre Mjeda, nji tjeter me emen, „Agimi“. Kto dy shoqni posë që ban me u botue tekstat per shkolla fillore, botuen edhe shum libra per dobi të popullit.

Nji send që bjen në sy âsht se veprat e tyne janë pergjithsisht me landë fetare, po kta ndodhi per dy arsye; së parit pse ashtu muejshin me pasë perkrahjen per botim prej Selis Shejte, së dytit pse veprat e tyne ishin të kufizueme me kenë të lexueme vetem pri meshtarve e nji numer të vogel katoliksh që u kujdesojshin me xanë e me lexue gjuhen e vet, mbasi shkollat nuk ishin as nder gjytete. Se qellimi i tyne nuk ishte vetem fetar por edhe patriotik na e dishmojnë edhe ata vetë disa heresh nder shkrime të veta.

Bogdani, në vepren „Cuneus prophetarum etc. (në parathanje)“ shkruen nder tjera … „E madhe dobij e frujt anshtë pra, me ndequn ket shkallë furtijs e me të shkruem bukur me shqyretuem e me dijtun se si duhet nierit të temelitun me u percjellë sa anshtë mbë ketë jetë me frujtit e shpirtit të vet ende të popullit, të mos lanë dijen e gjuhen e dheut me u dvarun; porsi lefton gjithë dheu e shekulli per të veten … Të lutemi pra, letrari i em i urtë, të më ndiejsh, ndë gjeç fjalë, që të trazon veshët. Perse as djelli pa hie, as hana pa tallaze mbë faqe nuk anshë; po ven roe se kush na ka pushtue e ndë kuejt dhé jemi, ani me zemer anko, posi tha Ovidi (Lib. 3, Elega 1.): Si qua videbuntur casu non dicta latine, in qua scribebam, barbara terra fuit.

 

Në vjetë 1703, Papa shqyptar, Leshai i XI, urdhnoi me u ba në Shqypni nji konçil provincjar. Aktet e ktij konçili lypi t’iu paraqitshin shqyp e latinisht, të cillat bani me i’shtypë në vjetë 1705. Në letren percjellse, Emzot Zmajeviqi thote edhe: “ … Nden hie tande, o i Lumnueshmi At, po gëzon dheu i arbëneshë; e mbas të sjelltit e motit ngrihet, po si disa mot të kishte kjenë mbulueme ndë njegull, tashti nden Papë Arbëneshë,- që latinisht do me thanë të bardhë, – âsht dalë më dritë; e me zemer të mirë shkathon me mërri mbë lumeni të shkueme. Ndierse mendja e Atit, e cilia âsht ma e madhe, se rrethi i shekullit buron me të dashunit të Tinëzot ketë lumëni të dheut s‘ inë.

Don Jul VaIiboba në poemin „Gjella e S. Mëris Virgjer“ shkruen në parathanje: „Që ti, qe gjavasen (lexon) mos xe fill nani të qeshnjesh e të gjellinjesh dhunë (të vije marre), njota se edhe gjuha arbreshë do të hinje nder qiell e të xer fill edhe ajo kangjli‘ e sajë (kangen e vet} … Vure kree se kto ehoa kan t‘ i pelqenje, në mos arbreshvet, mos tjater Shenë Mëris. Pse eshtë nje kenkë në nje gjuhë, qe po sa di un, nuk ka nxjerrë ndonjo eho shejtë … „

Në kóh ma të kndejshme, 1870, Emzot Preng Doçi i shkruete shkrimtares shqyptare në za, Dorës d’Istrjes, per me e nxzitë me punue per të miren e atdheut:

Dheu i em! me trima plot nji herë, si pyll,

E vetme tash, ço ballin t’and, mos kjaj

Shkelzen ne e mbram mbi ty nji i dritshim hyll,

E djelmve t’u kallxon gjithëkëto travajë.

Per gëzimin t’and gjith malet kanë lulzue

Kerset kadal, kadal per ty nji prrue.

………………………………………

Kjo s’â, jo s‘ âsht këjo mendja e Dores són!

Çoi zan Helena, por kafolë tu msha,

Kafolë në vajtim, e zani u da. Fort vonë

Do të ndalet aj: Gjith token ka perla.

Ai za s’â vajë! Bumbullon gjithkahë si rrfe.

Bumbullon. Ah! Në Qiellë luftohet prap per ne?

Ah! Dorë, mba zâ’n e kthe në gushllim, n‘ uzdajë,

Vajtimin tand, pse ti per këta ke le.

Mendo se vllazent t‘ tu janë bamun rajë!

Janë shkelë gjithëkund, gjithëkund vu

në shej e pre!

Na jemi hupë! Prej së naltes qiellë harrue!

Nder sy të gjithëve: popull i mallkue!

Ip doren, ip Shqipnis, e nalta Dorë!

Do të çohet prap prej baltet, do të lulzojë.

Ip doren, Dorë, gjindes sate. Nji kunorë

Po të falim na, po të njohim të gjithë per Zojë.

Mennerin të dhenun: mbi nji kâjkë ma të ranë

Ka nisë per nipat namin tand nji Zânë.“

 

Prej entuzjazmit që ndie te Don Ndue Bytyçi per larimin e gjuhës amtare i çote në vjetë 1874 P. Leonard De Martinit ket tingllim:

Çëfarë zani kyne, që në Troshan tuj nisun

U hap në Shkoder, në Prezrend, e mrrini

Deri në Pejë t‘ eger, e në zemer më hini

Me mekam t‘ amel të fjalve në kangë ujdisun?

Kush muejti giuhen në harresë të braktisun

Në rybe me e rritë kaq fort? e kush e mshini

Marren prej neve, që der sot na ngini,

E napat lanun në terrinë të braktisun?

Ti, o Leonardo; zani i yt po ndihet

Porsi bylbyli, që kendon në prendverë

Kur soset dimni, e aklli e bora shkrihet.

Zanin pra, çoje që e ke nisë kaq marë,

Byblyl i ri, ty kanë Shqyptarët me të nderë

Nder bejtaxhit bejtaxhi ma i parë!“

Nder ma të mbramët per kóh, por ma të gjallët per ndiesi komtare njifen P. Gjergj Fishta, Don Ndre Mjedja, P. Vinçenc Prennushi e P. Shtjefen Gjeçovi, të cilët me vepra të veta i dhanë nji shkas të madh lavrimit të gjuhës shqype, e trajtuen nji numer të madh të pionerve t‘ indipendecës komtare.

Prandaj Shqypnija, në kje sod e palavarshme, do t‘ i a dijë fort veprimit të klerit katolik, që sidomos neper studim të gjuhës, e vuni n’udhë të perparimit nji popull, që per sa e sa shekuj i ndej lerg çdo veprimit të perjashtem.

Ket meritim të klerit katolik pergjithsisht edhe kombi mbarë jau njef. Fletorja „Shqiperija e Re“ me 19 Kallnduer të ktij vjeti thote botnisht e tekstualisht njikto fjalë: .,. „Kurse tjetër klerkë të Shqiperis mallkonin shqipen dhe Shqiperin, Kleri Françaskan derdhte gjak, dirsë edhe inteligjencë per të zhvilluar gjuhen dhe ndjenjat konlbetare“.

Prej shka âsht vu oroe deri këtu rezulton se feja katolike i dha Shqypnis mprojsat ma të mirët, kreshnikët ma të mdhejt, inteligentat ma në shej, e ma të mdhejt e ma të shumët ku1tora të gjuhës komtare. Perveç ksajë, në malet katolike të Shqypms së verit, u ruejten ma të pastra doket e ligjtë që, gojdhanë mbas gojdhane, u kapen deri nder kóh t’ona. Nder ta u ruejtë edhe ma e spikatun gjurma karakteristike shqyptare; ma e gjallë ndisija komtare, e prej andej duelen nji numer imirë pionersh per indipendencen shqyptare.

Mbas Kongresit të Berlinit, në sa Shtetet e Ballkanit nisen me u mkambë e me perparue, Turkut iu dha aq teposhtja sa te e mbramja Fuqit e Mdha te Europës ran në mendim se si me e coptue faret. Tuj iu kujtue ktij rrezikut edhe turqt vetë u çuen e themeluen nji Komitet që e quejten „Bashkim e Perparim“, e vedit ia ngjiten „Turq të Ri“ e me 10 Korrik 1908 ngushtuen Sulltan Abdyl Hamidin me dhanë Kostituten. Me ket hap besuen pjestarët e atij Komiteti se e pshtuen atmen e vet, e se Shtetet e Europës nuk do të kishin ma shkak me iu perzi nder çakla, mbasi aty embrapa edhe mbretnija e tyne do të qeverisej mesistemin europjan.

Komet që per sa qindra vjetësh kishin vujtë nen robni turke u gzuen per së forti tuj mendue se po fillonte edhe per ta nji jetë e re, e shqyptarët, posë tjerve, ke s‘ kishin kurrnji shtet të madh mprojs, prej friget mos të bishin në një robni ma të dhunshme, iu perkrahen atij Komiteti me mish e me shpirt. Ky persuazjon permirsimi u depertue aq në zerner të gjithkujë sa deri malsorët u vullnuen me dorzue armët, shka me fuqi nuk kishte mujtë me e ba turku as atëherë kur mbarë Europa dridhej prej frigës së tij.

Por s’vonoi e u kujtuen shqyptarët se ishin pshtetë në nji drrasë të kalbët: e pan çiltas se regjimi i ri ishte per ta ma i rrezikshem se aj i perparshmi. Turqt e Ri porsa mueren në dorë rejen e qeveris harruen rrezikun që u gercnohej e nisen me marrë neperkamë komet e ndryshme të mbretnis: i penguen në çdo nisjativë komtare, shtijn fitme ndermjet muhamedanve e kristjanve, çarmatisen dhen, e lypen sherbimin ushtarak e pagesa edhe nder vende ku parandej ishin kenë të lira. Me gjith lirin e çpa1lun prej tyne lypen muej e muej per me xjerrë lejen e botimit të njaj gazetës shqype në Shkoder, e vetem në Kallnduer 1910 muejti Dom Ndue Nikaj me mkamë nji shtypshkroje të lirë e me botue nji gazetë shqype me emen „Bashkimi“.

Barbarsit, mandej, të kryeme prej Gjavid Pashës e Shefqet Turgut Pashës per me shtypë shqyptarët çuen peshë zemrat e shumkujë, e Lekët e Malsis që nuk ishin kenë msue me u ba raja e kuejë, tuj e provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan, mallin, nderen e të drejtat që kishin pasë gzue per qindra vjetësh edhe nen Turki nisen me u lvisë. Qysh në prendveren e vjetës 1910 shifen faqe sheje paknaqsije: t‘ arratisunt shtohen e në krye të çetave kryengrttse âsht „Kreshniku i Malsis“, Dedë Gjo‘ Luli. Ky e Kolë Toma, Bajraktari i Velës, ishin të vetmit në krahinen e Shkoders që tuj mos zanë besë njaj permirsimi me djelm të vet e kushriat nuk kishin dorzue armët e ishin arratisë.

Kaloi gjith ajo vjetë pa ndonji ngjaIje me randsi, por me 24 Marc 1911 zuni fill nji luftë e vertetë kundra Turkut. Populli mbarë i Malcis i lidhun me kryengritës, me pushkë e pa pushkë msyni njiherit të gjitha postat që gjindeshin mbrenda kufinit të Malcis Madhe, e me at yrysh n‘ e nesre, pushtuen edhe Tuzin, e ashtu të foreuem me armë e me municjon u drejtuen kahë Shkodra e u qandrruen në Koplik. Mali i Zi, i cilli mzi që pritete me pa pshtjellime në Turki, tuj e pa se Malcorët ia kishin nisë punës pemjimend, u vu me i mprojtë e u la kufirin lirë me hi e me dalë.

Lajmi se Malcia e Madhe ishte çue peshë e dojte me msy Shkodern e qiti në mendim Bedri Pashen, valin e atij gjyteti, e me shkak se ishte Dini në rrezik rrejti muhamedanët e vendit, e kush kje i zoti i armve u bashkue me asqer e duel në luftë kundra malcorve.

Kta [Malcoret] per me i diftue Fuqive t’Europës e shqyptarve qe1limin e kryengritjes ban me 30 Marc nji Mbledhje në Cetinë e i çuen nji „memorandum,“ Fuqive të Mdha e Malit të Zi. Në ket Mbledhje posë krenve të Malsis mueren pjesë e u lidhen me ta edhe disa kren me randsi të vendeve tjera, të krishtenë e muhamedanë.

 

Me ket „memorandum“ kta lypshin:

l) Token shqyptare të paprekun;

2) Gjuhen shqype per gjuhë zyrtare nder kater vilajete e porsi gjuhë msimit nder shkolla, nder zyre, nder gjygje etj.

3) Të gjith sunduesët e Shqypnis t‘ ishin shqyptarë me komsi, e që kjo komsi të njifej zyrtarisht prej Qeveris së Stamollës;

4) Të himet e prodhimit të Shqypnis të shpenzoheshin per dobi të ktij komi;

5) Ushtarët që mirreshin prej Shqypnije mos të kalojshin kufinin e Shqypnis, per posë të ndonji luftës me Qeveri të hueja

.

Ky „memorandum“ kje i nenshkruem pose prej dy kryetarve të kryengritasve, Dedë Gjo‘ Lulit e Sokol Bacit, edhe prej

Muharrem Beg Bushatit (n‘ emen të Shkoders),

Isa Beg Boletinit e Abdull Agës (n’emen të Kosovës),

Kapidan Preng Marka Kokës (n’emen të Mirditës) e

Mehmet Shpendit (ne‘ emen të Dukagjinit).

 

Nji lidhje e atill, dy elementash, dukej n‘ e parë se do të prodhojte nji dobi të perbashkët, por muhamedanët e Shkoders vijuen me u mbajtë me qeveri turke, e kta me asqer u nalen sulmin malsorvet derisa u erdh në ndimë Shefqet Turgut Pasha me shtatëdhetë bataljona.

Lufta e Malcis me gjith at mori ushtrije vijoi per do muej të mirë, por te e mbramja ushtrija u rras në male e në vrri tuj djegë e tuj ba fani vendit. Me gjithkta Lekët e Malcis nuk i la zemra, e sigurue shumica, robt e gja mbrenda kufinit të Malit të Zi, ban luftime të thuesh dita me ditë, e aq të rrebta, sa me çuditë boten mbarë. Fletoret europjane t‘ asáj kohe i pershkruejn trimnit e tyne porsi ata të herojve legjendarë të kohve të hershme. Bashkë me malcorë ishin edhe të gjith famullitarët e tyne që i kshillojshin e mbajshin nalt moralin, me shpresë me fitue prej asáj lufte të drejtat jo vetem per ato male, por per Shqypnin mbarë. Per ket çashtje u ipte gairet e i nxitte edhe Ordinari i tyne, Emzot Serreqi, e shum zotni shkodranë katolikë.

Nji nder të msymet ma të disprueme kje ajo e Deçiçit. Dedë Gjo‘ Luli me nji çetë të zgjedhun malcorësh me 6 Prill bani nji sulm kundra atij malit të forcuem prej turkut. Me nji trimni të pashoqe malcorët u rrasen mbrendë, e kapën fytafyt me asqer, s‘ lanë gjallë nji per be, e vunë në vend flamurin kuq e zi.

Per nji kóh të mirë Lekët kjenë të vetem tue i ba ball ushtris turke, por kahë mjedisi i majit u erdhen në ndihmë njimi vetë prej Shalet e Shoshit e tetëqind të Nikaj e Mertur. Edhe bajrakët e Pukës e Mirdita u çuen fjalë se ishin të njaj mendimit me ta, por nuk ia shifshin gjasen per nji herë me ia nisë luften turkut. Kshtu mbarë katolikët e krahinës së Shkoders ishin tok njaj mendje e zemre me luftue per të drejta komtare. vazhdon…

foto

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen