Dilemat e Skenderbeut

Arkivi | admin | 02.10.10 | 11:21

A luftoji për babën, a për Papën?
A e mbrojti Shqipërinë apo e rrënoji?
A ishte shqiptar?

    “Duro mal, duro!“
    Petro Marko
    Përse e shkruejta?
    Qysh nën titullin e shkrimit kam drejtue një varg pyetjesh që tymosin ambientin, ku në faktë të lënë idenë se ashtë mbërthye Historia e Tij midis disa trarësh shumëkandëshe. Kacaviret Historia e Gjergj Kastriotit si për gjynah. Prandej u shtyva deri këtu për të shprehë mendimin tem për këtë vepër gati blasfemike. Këta kujtuen se Heroi Kombtar ashtë harrue dhe nuk ka lanë asnjë trashëgimtar të kryeveprës gjeniale të epopesë ngadhnjimtare të Triumfit 25 vjecar mbi një perandori turke. I preke ato artere të urrejtjes ndaj kësaj epoke të lakmueshme, që nuk e pati askush nga Ballkani dhe Europa apo matej. Kanë gabue randë dhe populli do ti ndëshkoji përjetsishtë në burgun e Turpit historik.
    Pak hyrje
    Fill mbas periudhës së çmendun komuniste u doli punë ish-ve të PPSH-së të merren me rishkrimin e historisë, jo atë të heqjes së baglës së kuqe, apo të partitizmit enverian dhe llomit marksist – stalinisto-leninistë nëpër faqet e historisë, mbasi të gjithve u dukej se boja e kuqe u ishte e bukur.
    Dihet se kjo shpurë intelektualësh të dekompozuar nga sistemi komunist ish diplomatë, ish hetues, ish bijtë e antarve të KQ të PPSH, u morën me vite mbarë e mbrapësht me Shenjtoren Nanë Tereza. Tani filluan një zhurmajë nëpër media kundër simbolit tjetër të kombit shqiptar, kundër Heroit të Shtetit tonë të Madhit Gjergj Kastriot – Skandërbegun.
    E filluan këte vërsulje, …por se kur do ta ndalin furinë dhe me cilin tjetër vigan nga Veriu do ta shklyejnë, kjo nuk dihet!? Këta ‘’personalitete’’kujtojnë se e dinë kendin e lëvizjes së Tokës!… Këta astrologë mesjetar kalërojnë në andrra nevrastenike. Po presim, të shohim! U them ktyre: “Nuk jam në ankth për stuhinë e sajueme me këta mjete satanike!“ E nisën bash te kryet e kombit, me Burrin dhe Themeluesin e Shtetit Shqiptar – Skenderbeun.
    Kësaj rradhe në turrën e shkrimeve të disa amatorve të Historisë së Skenderbeut, po shohim nëpër gazeta, revista, ndër tryeza programesh televizive “teza të reja’’ për Skenderbeun. I pari që u rrjeshtue pas vitit 1990 në taborrin e vërsuljes me pasion e me mllefe ndaj figurës së Skanderbeut ishte dhe mbeti Abdi Baleta. Për çudi ju afruen në guzhinën e tij disa intelektualë te fushave të ndryshme, por jo të historisë.
    Abdiu për dreq kur i mbush gëzhojat me dinamit, llogaritë me vra jo dy zogj, por tre e më shumë. Këta nuk janë zogjë doçkado, por subjekte kryesore, që janë të çimentuar përjetsisht në identin kombtar të periudhës së pas Krishtit në Historin e Shqipnisë.
    Gojët e “liga” llomotisin se udhtimet nëpër botë të “revizionuesve” të Historisë së Skanderbeut, pra, dyshja Abdi Baleta-Sabri Godo në botën arabe mori shpërblime të majme.
    I vetëm në betejë nuk shkohet. Deshti fati në demokraci i mblodhë klubi i sherrxhinjve të ish PPSH, që ja kishin pirë kupën e mjaltit asaj jo vetëm këta por dhe prindërit e tyre të sistemit envero-miladinoviç…tito-popoviq…e, stalinoviq…. Në ballin e fushës së betëjës u rreshtuan tre grupe luftëtarësh në drejtime të ndryshme në debatin e Figurës së Skanderbeut qysh mbas vitit 1991 e deri në vitin 2009.

    Pjesmarrsit e Debatit të Gjergj Kastriotit

    Due që ta paraqes tre grupe pjesmarrsish për t’u kuptue ma kjartë tablonë e kësaj debati shqiptar.
    Të parët që filluan këte vandalizëm mbi Skenderbeun janë si mëposhtë vijon:

    Kampi i tjetërsimit, i shpërbërjes, i sllavizimit, greqizimit dhe islamizimit të Gjergj Kastriotit:

    Mbrënda këtij kampi nuk i kanë të unifikuara tezat e Figurës së Skanderbegut, por një gjë i mban grushtë të bashkuem në një ideal: Ai i shpartallimit të Historisë së Skanderbeut edhe pse e dinë se asht Simbol i Kombit të Shqiptarve.

    Abdi Baleta:
    Kush ishte A.Baleta? Abdiu ishte ish ambasador i Qeverisë staliniste -për 18 vjet në SHBA. Ishte gjyqtar, deputet i PD-ës dhe tash “turistë“ i preferuem i botës arabe. Për fatin e keq të tij ky jurist, përzihen teologjinë me Historinë, duke interpretue Gjergj Kastriotin dhe Luftën e Popullit Shqiptar në aspektin fetar. Dihet synimi i tij i vetëm për ta degjeneruar fund e krye veprën e Gjergj Kastriotit. Për Abdiun ishte feja katolike e Heroit Kombtar motivi i asaj lufte 25 vjeçare kundër Perandorisë Osmane.
    Jo e pa pritur prej tij dalin prej gojës dhe pendës së Abdi Baletës për Heroin Kombtar te gazeta “Sot“ e 23 nantorit 2008! :
    ’’Ajo çka disa e quajnë „fyerje të madhe që autori dhe përkthyesi i bëjnë Heroit kombëtar Skënderbeut“ është një portretizim i ri plot nderim për këtë Hero dhe një ndihmesë për shqiptarët të kuptojnë më mirë se Skënderbeu ka luftuar për babën e jo për Papën,…
    Skënderbeu shpesh bëhet pjesë e një triniteti katolikocentrik ku: Ismail Kadare, Nënë Tereza e Skënderbeu shiten si pjesë e një embleme kombëtare, një „trini e shenjtë“ personalitetesh mbi bazë të katolicizmit: Skënderbeu si luftëtar për Papën, jo për babën’’(sipas shkrimit të Olsi Jazexhiut, të marrun në sitin www.mesazhi.com – ”Shpata e Skënderbeut dhe profeti Ibrahim” O.Jazexhi. E enjte, 11 Dhjetor 2008 14:28

    Sabri Godo
    – “Burrë i kombit” (“babai” i kushtetutes se re( me shumë mangësira), burrë i urtë, kryetar nderi i PR, ish hetues ushtarak në Tiranë, që vinte shpesh në Shkodër dhe ish partizant në Luftën vllavrasëse të 1944 kundër nacionalistve shqiptar në Kosovë). Mos ta harrojmë se ishte edhe në profesion të lirë shkrimtar në periudhën e komunizmit.
    Sipas artikullit të dt. 27.11.2008 të Admirina Peçi, marrë nga Gazeta Shqiptare paraqes pak nga artikulli i saj sa për ilustrim të nevojshëm:
    “Sabri Godo: I ati i Skënderbeut u quajt Hamza në fund të jetës.
    A.Peci: “Sabri Godo jep dhe një alternativë tjetër të emrit të tij. Ai thotë se në fund të jetës, Gjon Kastrioti u konvertua në mysliman dhe u quajt Hamza. z. Godo, në monografinë e re mbi Skënderbeun, të studiuesit austriak Oliver Schmitt, emri i babait të Skënderbeut shkruhet Ivan. Përkthyesi i këtij libri në shqip, Ardian Klosi në një intervistë për „Gazetën“, ka argumentuar se emri Ivan ishte emri i vërtetë i tij, ndërsa emri Gjon është një emër i shpikur. Sipas jush, çfarë ka të vërtetë në këtë fakt? „

    Përgjigjet z.Godo:
    ’’Them se ky nuk është kurrfarë zbulimi. Albanologë të tjerë të hershëm e kanë vënë në dukje këtë fakt, se Gjoni ka ndryshuar emrin. Sipas meje, kronika e ngjarjeve të çon atje. Fillimisht ai ka qenë katolik me emrin Gjon Kastrioti. Por erdhi një kohë kur pa se nuk mund të nxirrte përfitime nga Venediku dhe Vatikani për zgjerimin e pushteti të tij dhe atëherë u kthye në ortodoks.
    Më në fund, para vdekjes e spërkati kokën e tij të zbardhur për të tretën herë dhe u bë mysliman, sepse u thye në luftë nga turku, iu morën peng të katër djemtë dhe ai u ngujua në kalanë e Gurbardhës. Atëherë duket se ka vënë emrin Hamza.”

    Ardian Klosi
    – Biri ish prokurorit, ish hetuesit, ish antarit të KQ të PPSH. Ish refugjati në Gjermani, Austri…, mori instruktime për lëvizjen e boshtit të Historisë së Skanderbegut në qarqe europiane- ballkanike. e sot ….përkthyes i veprës së një farë Oliver Shmitit “zviceran – serbë”.
    Gjithkush kur shikon në ekranin televiziv te Top Chanell sesi ulet, sesi fryhet si kaposh, sesi krekoset si gjel, si akademikë të shjten të vjellë. Dhe kur fillon të nxjerrë prej asaj gojet xhevahire për librin e përkthyem me aq pasion dhe me epitete vulgare, padyshim të shkon mendja te dyshimi për objektivitetin e përkthimit të tij dhe të neveritet jashtë maset.
    Klosi si përkthyes i librit antishqiptar të Schmitt-it ka përdorë shprehje si emri Gjon, është emër i shpifur; gjë që dëshmon se përkthyesi ka pritur një moment ngaherë për t’u shpreh ndaj këtij ’’faktit’’ me tërë helmin e urrejtjes, me një urrejtje patologjike ndaj Skenderbeut të pashpjeguem, por edhe me një mungesë etiket në përdorimin e fjalëve shqipe.
    Kjo soj përkthimi kaq me epitetë rrugacësh të shtyn në përshtypjen se Oliveri nuk i ka përdorur në gjermanishten e librit fjale bastardhe si ’’e shpifur’’ etj. Me këte përkthim ai ka dëshmuar para shqiptarve sikur e ka sajuar vet Klosi kët libër të Oliverit dhe i ka vënë emnin e tij për t’u fshehë nën atë emër. Për mua është shumë e diskutueshme autorësia e librit ’’Skënderbeu’’. Mund t¨w jwt¨w dhe bashkautorësi. Nuk ka mundësi të jetë “shqiptar” përkthyesi i librit ’’Skënderbeu’’!!!?? Në përkthime duhen ruajtur edhe linjat etike të fjalës shqipe dhe të pasojave që lenë në ndjesitë e lexuesit. Arroganca dhe urrejtja ndaj Atdheut e ndaj popullit të vet, të bejnë të mendosh se ku lindi ky lloj njeriu, që i punoi zemra dhe dora të sjelli këtë libër shqiptarve dhe çfarë qe ajo që e frymëzoi ndaj Portretit unikal i Gjergj Kastrioti?

    Fatos Lubonja
    Biri ish prokurorit, ish hetuesit, i ish antarit të KQ të PPSH. Sot gazetar “i pavarur“.
    Në shkrimin „Bëhu i ditur të jesh i lirë“ (Korrieri, 30 nentor 2008). gjen “mrekullina shkencore“. Siaps kësaj gazete: “ Duke cituar librin e ri dhe tronditës të Nathalie Clayer, Lubonja tregon që ky mit (Skanderbeu B.P.) u promovua nga austro-hungarezët të cilët morën një mit(Gjergj Kastrioti – sh.im B.P.) shqiptaro-sllav që ekzistonte në zonat e Shpuzës dhe të Podgoricës, ku Skënderbeu paraqitej si luftëtar sllav, dhe e shndërruan në një hero të popullit të ri që po formësohej në brigjet e Adriatikut. Lubonja thotë: me mite nacionaliste ashtu siç janë farkuar ata një shekull e gjysëm mëparë dhe përforcuar me frymë totalitare nga diktatura komuniste… Nëse fëmijëve tanë do t’u tregojmë gënjeshtra, edhe ata do të vazhdojnë të tregojnë gënjeshtra e ne do të vazhdojmë të kultivojmë kulturën e rrenës dhe manipulimit.“ („Bëhu i ditur të jesh i lirë“, Korrieri, 30. 11. 2008).

    Olsi Jazexhiu
    Ky shqiptar e ka islamizuar dhe është mjaft kontradiktor në përqasjen e komentit të raportit mit – Skenderbe.
    Në shkrimin e tij ’’ Shpata e Skënderbeut dhe profeti Ibrahim’’.
    Ja një fagmentë nga artikulli i Olsit:
    “Kurani na mëson mbi historinë e profetit Ibrahim, i cili kur jetonte në qytetin Ur irritohej nga imponimi i idhujve që i bëhej popullatës lokale nga idhujtarët, në një kohë kur këta idhuj – ishin krijesa të vdekura dhe pa ndonjë fuqi – por qëndronin në atë vend vetëm për shkak të një konsensusi dhe dëshire imponuese të elitës sunduese…..Dhe në fakt mbrojtësit e Skënderbeut, duke dashur që të ruajnë mitin e tij, kërkojnë në fakt që historia të lexohet gabim….Por në anën tjetër jam i mendimit se kultura e vazhdimit të imponimit të mitit të Skënderbeut në Shqipëri, siç ndodhi me shqiptarët gjatë komunizmit kur dhuna shtetërore impononte mitet e Stalinit, Hoxhës dhe Skënderbeut tregojnë që shoqëria shqiptare dhe në veçanti klasa e saj intelektuale nuk është pjekur ende.”
    Unë baj pyetjen. “A ka diçka të vërtetë Olsi edhe pse i ka dhenë ngjyrime islamike në shprehjen e tij ku shkruen: “Në Ballkan jemi akoma pre e politikave inatçore etniko-fetare të shekullit të XX?“
    Pra Olsi edhe pse i jepë ngjyrime fetare e pranon padashje një të vërtetë ballkanike, gja që edhe vendet e civizuem europiane vuen tmerrsishtë edhe sot nga kjo mortajë mesjetare, pohon siduket padashje në kundërshtim me vedin se këta autorë anti – Skënderbejanë i brengosë identiteti fetar i heroit duke e bërë sllav apo islamik. Brengosja e Olsit është ta çlirojë popullin shqiptar nga kultura e mitit për Gjergj Kastriotin, që nuk ekziston në të vërtetë. Nuk e di sesi mund të ngrihet gjithë kjo stuhi e madhe kundra një të ashtuquejtun mit ndaj Tij, ku në të vërtetë nuk ekziston në asnjë libër në gjuhën shqipe, kërkund në kulturën historike dhe asaj letrare.
    O Zot! Na ruaj prej mitit imagjinar!…
    Vazhdon ndër të tjera Olsi në artikull: ’’…..Me rënjen e komunizmit dhe dobësimin e ideologjisë nacional-komuniste, shqiptarët e Shqipërisë janë liruar nga shumë mite të së kaluarës. Në këtë vazhdë mendoj që edhe rrëfimi i drejtë i Skënderbeut, nuk do të bëj ndonjë hata të madhe, pasi Umut Ozkirimli thotë ‚identitetet janë një projekt në vazhdim e sipër apo një ‚work in progress‘, që ndërrojnë sipas konjukturave historike, ekonomike, politike dhe sociale.'(Umut Ozkirimli dhe Steven Grosby, në Nations and Nationalism, 2007)’’. Më kujtohen këtu sulmet që u bënë në vitin 1998 kundër librit „Skicë e mendimit politik shqiptar“ nga Hysamedin Feraj, e deri tek sulmet e sotme kundër Klosit, apo Lubonjës nëpër gazeta dhe disa forume të internetit”. Për Olsin ka mit dhe kur nuk ka mit atëhere sipas teoricienve kozmopolitik të ndrrohen identitetet sipas konjukturave etj. përralla.

    Vasil Bollano
    V.Bollano ashtë aktualisht kryetar i Bashkisë së Himarës.Deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Himarës. Vasil Bollano, të përkrahur edhe nga ambasadori grek në Tiranë Konstandinos Kokosis për autonomi të “Vorioepirit” nuk janë të rastësishtme. Këto veprime dhe deklarata e kanë fillimin në politikën zyrtare të Athinës që kërkon aneksimin e Jugut të Shqipërisë.
    Deklarata e Bollanos si përfaqsues i minoritetit grekë deklaron se Gjergj Kastrioti asht grekë.

    Kampi centristë(në mesin e dy kampeve të kundërta)- është kampi që noton në ujra të trubullta.

    Enis Sulstarova
    Në shkrimin e tij „A duhet çmitizuar Skënderbeu?“ (Gazeta Shqip, 8 dhjetor 2008).
    Ai thotë: „Skënderbeut u krijua nga Rilindja Kombëtare Shqiptare qindra vjet më vonë vdekjes së tij. Qëllimi i Rilindjes ishte krijimi i shtetit kombëtar shqiptar dhe miti i Skënderbeut i shkonte për shtat: periudha e Skënderbeut u kujtonte shqiptarëve ekzistencën e shtetit mesjetar; Skënderbeu kishte luftuar kundër Perandorisë Osmane; me mitin e Skënderbeut si „mbrojtës i Evropës“ mund të kërkohej nëpër kancelaritë evropiane përkrahje për të drejtat e kombit shqiptar. Në njëfarë mënyre, Rilindja Kombëtare e zbuloi mitin e Skënderbeut nga vetë shkrimtarët evropianë të Rilindjes Evropiane që e kishin krijuar atë.“ Sulstarova thotë: „Në Shqipëri çmontimi i identitetit shqiptar nuk po na sjell ndonjë emancipim të madh qytetar, vetëm intensifikimin e politikave alternative të identitetit, që kanë për bazë fenë ose etninë. Diku miti i Skënderbeut si „Atlet i Krishtit“ po përdoret si thirrje për konvertime të shqiptarëve myslimanë në krishterim.” “Sulstarova gabon kur mendon që ’një bashkësi që quhet „shqiptare“ nuk mund të ekzistojë në hapësirë dhe në kohë pa simbolin e Skënderbeut.(O.Jazexhiu).
    Ardian Vehbiu i cili mendon që „Historia e Shqipërisë, ashtu siç është përpunuar nëformë mitologjike, është pjesë e misionit të shkollës për t’u dhënë fëmijëve një identitet qytetar modern.“ (Shekulli, 18 nëntor 2008).

    Kampi i mesazheve të urta mbi identitetin e figurës së Skanderbeut

    Lap Martallozi
    Lap Martallozi asht pseudonimi i një patriotit në vitet 1908, në Bukuresht.
    Shkruante i revoltuar në gazetën „Drita“ të Sofjes në janarin e 1908, se si në Shqipëri, njerëzit mësonin nëpër mejtepë, se sulltanët turq ishin të shenjtë dhe janë dërguar „në kahuristanë për të bërë fet’h nga Allahu,“ dhe se „Skënderbeu s’qe tjatër veçse një hajdut“, „se hoxhët kishin gjetur në një qitap arabisht që tregonte se shqiptarët ishin arapë që një mijë e një e treqint vjet më parë iu zemëruan halifesë hazretit Ymer dhe u bënë muhaxhirë në Shqipëri.“ Lap Martallozi ankohej edhe se nëpër skolitë e grekut që ekzistonin në Shqipëri, njerëzia mësonte që „gjith njerzit e mbëdhenj janë grekë, le Filipi, Leka i Madh, Batlemeu, Pirrua dhe Skënderbeu, po aq edhe Krishti“(Lap Martallozi, Liria dhe zgjedha, Drita, Janar 1908).

    Ismail Kadare
    Sipas gazetës Shekulli, 18 nëntor 2008 gazetarja Admirina Peci shkruen për mendimet e Kadaresë:
    “Në personat që kërkojnë të shohin objektivisht mitin e Skënderbeut i quajti „pjesa renegate e popullit shqiptar“ që kërkojnë të shohin „Gjergj Kastriotin si një renegat, tradhtar e armik“ dhe që të „jesh kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë që do ta bënte këtë“ . Kjo frymë e cila bën „tradhëtarë“ dhe „të rrezikshëm“ për „sigurinë kombëtare“, personat që nuk besojnë në mite, bëhet edhe më serioze nëse dikush lexon Xhavit Shalën i cili kërkon të „godasë“ një grup besimtarësh muslimanë, të cilët nuk besojnë në festat dhe simbolet kombëtariste (Revista Urtësia, Tetor 2008).

    Intervista e marrë nga gazeta Koha Jonë. Kadare: “Shqiptaret që më penguan Nobelin”
    E Marte, 02 Dhjetor 2008
    Shkrimtari i mirënjohur rrëfehet për Blendi Fevziun në emisionin „Opinion“ të Tv Klan:
    …Kalojmë në disa çështje që mëgjithse nuk kanë lidhje me veprën, janë koherente, të ditëve të fundit. Ju jeni shprehur publikisht me shikimin me realist të figurës së Skënderbeut…
    Unë nuk jam përfshirë në debat, por gjate takimit në Gjirokastër me kanë pyetur dhe kam dhënë një përgjigje shumë të shkurtër, ky nuk është debat që ka lindur tani, por ka shumë vite që zhvillohet në Shqipëri, e kam quajtur një turp dhe mendoj se është një turp.

    A ka një himnizim, në krijimin e një miti se sa një figurë reale…?

    – Përkundrazi, ai vazhdon të jetë i nënvleftësuar.

    Në ç’sens?.

    – Në të gjitha senset. Ai është padyshim figura më e madhe shqiptare, më e madhja në Ballkan, pa asnjë diskutim. Po ju them një shembull, homologu i tij, është hungarez, nuk është fare aq i famshëm sa Skenderbeu. Rrezatimi i tij, po ta shikosh nëpër bibliotekat e botës është shumë herë më i madh. Ja ku janë dy heronj që janë të dy aleat, nuk është thyer as njëri dhe as tjetri. Për një kureshtje, Ponjadi ka bërë luftën e dytë të Kosovës që nuk e përmënd asnjë njeri. Pas luftës së parë, është bërë një betejë e dytë dhe ballkanasit nuk u bashkuan, ajo luftë vazhdoi deri në fund. Prandaj Skënderbeu është figura më e plotë, është njeriu që ktheu, krijoi një vizion të ri në Ballkan, është një vizionar i ri në Ballkan, e ktheu vështrimin ballkanik drejt Evropës Perëndimore, këtu është rëndësia e tij dhe këtu është arsyeja përse luftohet.

    Po luftohet apo historiografia po përpiqet të tregojë aspektin e tij më irealist?

    – Absolutisht jo. Çfarë do me thënë aspektin e tij jorealist? Çfarë duhet të themi për heroinën e Frances, Zhan Dark, ka qënë një vajzë 16 vjeçe që shikonte zëra dhe dëgjonte vizione, gjëja e parë qe mund te themi ështe që nuk është serioze si figure. Çfarë duhet të themi për personazhe të tillë që janë me pikëpyetje. Megjithatë popujt nuk shpejtojnë t’i shkelmojnë dhe t’i hedhim poshtë.

    A ju ka intriguar Skënderbeu në fëmijëri?
    – Po.

    A vazhdon t’ju intrigojë?

    – Po, sëpse nuk ka qënë e mbushur me mister dhe me atë botën fantastike fëminore, ka qënë figurë që ka qënë shumë pranë historikes dhe reales, dhe për fëmijet natyrisht është më pak interesant sesa figurat e krijuara nga letërsia plot enigma dhe mister, më vonë i kam kuptuar përmasat e tij. Nuk kuptohet arsyeja pse ne duhet te vemë në pikëpyetje Skenderbeun kur asnjë popull nuk e bën këtë. Nuk ka mit të Skenderbeut të dëmshëm. Për shembull, kanë rumunët një hero, Drakulen, me sa duket është kundërthënës i gjithi, me sa duket ka qenë një luftëtar kundër perandorisë osmane, saqë pjesa e egër e humbi pjesën e tij heroike dhe Evropa e njeh si një gjë monstruoze. Po ta kishte Skenderbeu një anë të tillë do të humbte. Por nuk kemi asnjë arsye.

    Pse akuzohet?

    – …… Problemi është këtu, që Shqipëria ka njerëz të tillë që thonë se Skenderbeu ishte negativ në historinë shqiptare sepse ai ngriti doktrinën e rezistences, e qëndresës. Ne me turqit do të kalonim më mirë po të mos kishim Skenderbeun, këtu ndahen. Domëthënë në Shqipëri, për turpin e kombit, po tentohet për të krijuar një filozofi të robërisë, një doktrinë të robërisë, ndërkohë ne jemi shqiptar, por edhe gjysmë robër. Ne jemi i vetmi popull në Evropë që rrezikojmë të damkosemi me një turp të tillë, të themi që kemi qënë te pushtuar pra, jemi identifikuar si ato prodhimet biologjike të modifikuar. Përse nuk u modifikuan greket, rumunët sllavët, pse ne duhët të modifikohemi?

    Zoti Kadare,… Por do të doja të trajtoja çështjen e këtyre ditëve, që lidhet me 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit, një eveniment ku një grup shqiptarësh, shumë pak njerëz, të iluminuar vendosën alfabetin latin dhe shikimin e një Shqipërie krejtesisht orientale, dhe të izoluar endè si pjesë e perandorisë otomane drejt Evropës.

    Si e gjykoni?

    – Pikërisht kjo është një nga ato gjërat e ndritura që ka bëre, ose ky grup elitar i Shqipërisë të gjejë prirjen natyrale të Shqipërise, nuk krijuan ata prirje artificiale, ajo prirje ishte te kombi shqiptar. Por prirja ishte e përgjumur pas një terrori të gjatë 500 vjeçar. A e dini çdo të do thotë 500 vjet të mos këtë shkollë një popull? Ishte i vetmi popull në Ballkan që iu ndaluar gjuha dhe shkollat. Turqia nuk ua ndaloi të tjereve. Ajo zgjodhi këtë vend, do ta turqizoje Shqipërinë dhe shqiptarët që kujtonin se ishin më të favorizuar, shqiptarët ishin më të diskriminuar nga të gjithë. Truri i kombit shqiptar pësoi një tragjedi. Tre vjet pa shkollë të jetë një popull është një tragjedi dhe jo 500 vjet pa shkollë. Ndërkohë kam një shkrimin tim, në fund të shekullit të XIX, ne Shqipëri kishte 3000 shkolla, 1200 shkolla publike turke, 1200 private greke, 300 shkolla bullgare, greke dhe një shkollë shqip dhe ajo iu vra drejtori, Pandeli Sotiri dhe u mbyll. Pse te gjithëve u lejuan. Pse do të na duken ne për çudi kjo perandori një mikeshë e madhe për ne.

    Ka pikërisht një nostalgji?

    – Pikërisht kjo nostalgji për Skenderbeun është një nostalgji otomaniste sepse historiografia otomane e quan Skenderbeun renegatë dhe tradhtar. Renegatët tanë shqiptare kanë të njejtin vleresim për të, figurë negative, e keqe që ka tradhtuar Shqipërine. Kjo është e vërteta, nuk është ky debati i fundit, ky është bisht i tij.

    Kryeministri Sali Berisha,
    Tha, në konferencën e mbylljes së vitit 2008 para gazetarëve për librin e përkthyer të Ardian Klosit “Skënderbeu“, e Oliver Jens Schmitt: ’’Gjen një libër të huej Ardian Klosi dhe u shpërlan trunin njerzve për Skanderbeun’’.

    Mira Meksi,
    Mira Meksi thoshte që „shkelja apo rrëzimi i tyre (qoftë dhe në tentativë(për Skënderbeun sh.im B.P.)) është thjeshtë tradhëti ndaj kombit“. (Mira Meksi, Shekulli, 18 nëntor 2008).

    Pirro Prifti,
    Një porosi jepë gazetari Pirro Prifti në fund të artikullit për këte taborr të antiskanderbejane
    Artikulli ’’ Skënderbeu-vija ndarëse midis Shqiptarëve dhe Antishqiptarëve’’ te Agjensia e Lajmeve „SOT“ 31.12.08.:
    “Edhe Shqipëria duhet të ketë tabu-në e saj, vijën ndarëse të saj, identitetin e saj me të cilën nuk duhet luajtur as për amatorizëm, as për komercializëm e as për të ekspanduar ideologji fetare që vetë vendi apo vendet ku aspirojmë të futemi. I nderuar përkthyes lëre përkthimin tënd të shitet pa e reklamuar më, sëpse je duke prekur një tabu të shenjtë për shqiptarët.’’
    Nuk kam asgjë për ti shtuar, mbasi koha do të tregojë ashtu siç ka treguar se çfarë bëhet me ato bisha që guxuan të prekin vëndet e Shenjta të Atdheut tonë të shtrenjtë. Besoj iu kujtohet mirë një statujë bronxi e terhequr zvarrë rrugëve të Tiranës, pikërisht aty para Skënderbeut!…
    E ajo ngjarje nuk është e kohës së Skënderbeut, por edhe ai që e pësoi ashtu e, që ju e keni njohur mirë sëpse si mik i baballarve tuaj, ju i keni dhuruar edhe tuba lulesh në tribunat e “1 Majit” në Tiranë, ju e dini mirë sëpse edhe “ay” si ju, ishte shkatrrues i veprës së të Madhit Skënderbe!!…
    “Më falni” që po ua kujtoj “dashurinë e madhe” të Popullit Shqiptar për babain dhe “mithin” tuaj!

Fritz Radovani,
Ja një fragment nga shkrimi i shkrimtarit Fritz Radovani, tek artikulli:“Historianët’’e Haxhi Qamilit!…Dhjetor, 2008.
…..
“Edhe, kërkoni ndër kabaret e Evropës “arkivat”?
Arkivat i keni në Truellin e Skenderbeut e Nanë Terezëz…
I keni në të gjitha Kështjellat e qendresës heroike të Popullit Shqiptar!
I keni në Krujë e Mat, i keni në Lezhë, në Voskopojë e Butrint, i keni në Vlonën e Ismail beut, i keni në Himarë e Janinë, në Delvinë e Sarandë, në Korçë e Gjinokaster, në Manastir e Prishtinë, në Ohër e Gjakovë, në Diber e Prizren, në Mirditë e Dukagjin, në Hotin e Dedë Gjo’Lulit e Grudë, në Ulqin e Tivar…e, po ditët me lexue i keni të gjitha të arkivueme…
…në Zallin e Kirit…pranëRrëmajit:
Në Shkoder!…

Vëllazën Shqiptar!
Kurrë ma aktuale se sot për fatet e Atdheut tonë nuk tingllon thirrja e Gjon Palit II, me 25 Maji 1993, në Sheshin “Skenderbej”:
“Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!”

A e vlen të heshtësh para këtij vandalizmit historik?

Jo dhe një Jooooo, të madhe!
Përballë kësaj mësymje të tipit gueril nuk ke sesi të heshtet. Vatra e historisë po shprishet me egërsi duke qeshur, duke fërkuar duartë dhe mbushur xhepat me para nga disa monstra antishqiptarë, duke përjashtuar edhe ndonjë tipë që e bënë gjoja me pasion të verbër.
Ndërgjegjen e kombit e kanë vënë për ta gozhduar në kryq. Si mund të rrijë njeriu duke u rrezatuar nën diellin e ngrohtë shqiptar? Si mund të rrijë i qetë në shtëpinë e vet Shqiptari, kur sheh si po shembët ajo përbrënda? Si …!!???
Natyrisht që shqiptari duhet të gjykojë fort në mendje të freskët ndaj kësaj vërsulje barbarësh, që po i bëhet nga një grupë njerëzish të arsimuar nga universiteti komunist “E.Hoxha” i Tiranës me aq paturpësi e me guxim kaçakësh, duke të kujtuar për një moment se Shqipëria është e pushtuar endè nga këta “minoritarë” që aspiro në integrimin e kulturave turke-serbe-greke kundëri Gjergj Kastriotit.
Duke parë personalitetin e këtyre pseudointelektualve të kampit antiskenderbejanë, shpesh them me vedi:

A e vlen të humbësh kohë me këta lloj të ashtuquajturish “shqiptar”?

Herë jo dhe herë po!! Mandej nuk due ti lëjë me livadhisë dhe i them vedit një Po të adhe. Duhet të merresh dhe shumë me këto hipoteza që ngrihen në emën të Oliver Schmitt-ave dhe dishepujve të tjerë antishqiptar brenda dhe jashtë Shqipnisë sepse me pendë në dorë po fyejnë Simbolin e Kombit. E kjo pendë po ndyhet nga duartë e pista.
Ai që e ndien vetën SHQIPTAR dhe heshtë, do të mbetët i patretur nga Toka Nënë!
Po të vësh re me kujdes në kampin e atyne të Tjetërsimit të identitetit të Heroit Kombtar spikasin debatues fetarë, minoritar grekë, ish diplomatë, ish hetues,… ish bijtë e antarve të Komitetit Qendror të PPSH…., të ashtuquajturit intelektual të nomenklaturës së komunizmit, spikasin edhe heshtësit si; presidenti Bamir Topi, që u dëshmua për ta përshëndetë shumë aktiv për debatin e emrit të Ismail Qemali në universitetin e Vlonës, Institutin e Lartë të Historisë pranë Akademis së Shkencave, Dekanatin e Fakultetit të Historisë Shqiptare apo aktiv në dekorimin e Skënder Brecës si ish hetues i periudhës së komuizmit dhe sot prokuror i naltë në kryeprokurori më 8 maj 2008.
Duke parë në kët kor të madh debatuesish, nuk dallon se i shqetëson absolutisht “miti“ Skendërbe, sepse realisht si nga letërsia artistike, historiografia shqiptare dhe botrore nuk gjëndet asnjë shenjë apo përpjekje për ta mitizuar portretin e Tij, që unë do ta arsyetoja për arësye të një trashëgimie të mendsisë orientaliste-sllave në mendsinë e historiografëve shqiptarë dhe asaj botnorë. Ku asht në thelbë synimi i tyre në gjithë kët zhurmë mediash që kanë çuar peshë tërë shqiptarët? A thue na provokojnë duke na demonstruar me mëndjet e tyre, se na jemi ata që shkruajmë faqet më kryesore te Historis së Shqipnisë? Ky grupë e vlerson vedin si regjizorë të shkencës së Historisë së Gjergj Kastriotit e ma gjanë, që prapë kena me ndigjue???
A thue këta lloj intelektualësh të mbledhur grusht rreth vënies së minave të Malit Skënderbe mbi 500 vjeçar mendojnë se munden ta rrëzojnë Malin. Po le ta “rrëzojnë”, por ç’ka duan me gjetë këta mjeranë të pashpresë? A do të gjejnë nën kët Mal ndonjë libër Historie të Shqipnisë të shkruar nga grekë, serbë, rusë,…apo “Aktin e shitjes” së Shqipnisë te Serbia apo te Greqia?
Sic duket andrro të gjetur një tjetër Histori Shqiptare pa Kosovë, pa Çamëri, pa…, një Komb Shqiptar pa sy, pa vetëdije, pa identitet historiko-kulturor, ashtu siç e la Perandoria Otomane pa asnjë dëshmi kulturet, pa libra, pa skulptura, pa….pa… ashtu sic janë edhe sot librat e historisë post komuniste e handikepuar me vetëdije nga prindërit e tyne.

    Çfarë i bren në kockën e shpirtit dhe në atomin e vetëdijes realisht këta shpatarë antiskënderbejanë?

    Pretendimi i tyre është i qartë si ujët e kronit që del nga bjeshka.
    Argumentat e sajuar të klosave, baletave..lubonjave… të hedhur në tregun mediatik për “të pastruar’’ figurën e Skenderbeut, gjoja për motivet hakmarrëse të Luftës 25 vjeçare nën udhëheqjen e Skenderbeut, apo emri Gjon ……ishte Ivan, Skenderbeu u bë mit “pa qenë” e të tjera teza, dëshirojnë në thelbë ta çfarosin kryeluftëtarin Skenderbe nga libri i Historis së Shqipnisë. Në faqet e Historisë të përshkruhet si hajdut, plackites, si islamik, si sllave, apo si turk apo serb e si grekë.
    Këta sarrafë primitivë të ashtuquajtur “shqiptarë”, që në të vërtetë nuk i përkasin rracës shqiptare nuk i lënë të qetë biografia e Tij dhe sillen e mbështillen si të marrë tek besimi fetar katolik i Tij. Synimi i vetëm është i kuptueshëm.
    Kjo i tërbon: qenia e besimit katolik për vdekje dhe kjo është e gjithë ajo “sakrificë e madhe” që e marrin përsipër damkën e të quajturit joshqiptar, shërbëtor të ish pushtuesave dhe qarqeve antishqiptare të huaja të Shqipërisë. Meqë janë merakosë fondamentalisht nëpër “dokumenta historike’’ për fenë e kryeluftëtarit dhe jo për kontributin e madh shekullor si Kryetar i Shtetit Shqiptar, dëshirojnë me zori ta bëjnë o ortodoks ose musliman këtë Skënderbe pas 500 vjetve. Po sikur Gjergj Kastrioti të ishte nga feja musliman apo ortodoks?? A do të ndërmerrnin sulme si kjo aktualja? Jo dhe Joooooo!Këta shpatarë të mullinjve të erës vuajnë nga patologjija e urrejtjes shpirtnore ndaj fesë katolike, gja e trashëgueme nga prindërit e tyne qysh në djepë.
    Mëndjet mesjetare kanë marrë rolin e heqjes së shpatës nga Muzeu i Vjenës, e heqjes së besimit fetar, e heqjes së motivit patriotik të luftës shumë vjeçare, djegien e qindra librave mbi Kryegjeneralin Shqiptar të shekujve në botë.
    Këto qenje, që duan ta lëvizin rrotën e historisë për sëprapthi, sipas orekseve të Serbisë, Turqisë dhe atyre shteteve antishqiptare tradicionale në Europë dhe në Azi, në bashkëpunim me klosat, lubonjat,……. …..olsat .
    Historia e Skanderbeut nuk është mallë që shitet e blihet, nuk bëhet tregti me dinarë, rubla … apo euro të serbëve të Schmitit.
    Mjerë kush mendon se bën kapital moral, material prej librit të Historisë Shqiptare të larë me gjak Heronjësh! Turpi i përjetshëm ka për ti mbetur në librin e antishqiptarizmit! Jam i sigurtë se ky grupë shpatarësh nuk janë në gjëndje të vendosin kunora pranë Monumentit të Tij në Tiranë e kudo në Europë dhe në SHBA, sëpaku të mos e propogandojnë si një zbulim arkeologjik, si….!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen