Misionin Eulex po e përcjell një kompleks

Arkivi | admin | 20.04.11 | 15:04

 
 
Ajo çë ndodhi këto ditë nga pjesëtarët e Eulex-it,në Kosovë,është një skandal i radhës dhe si duket jo i fundit.Përfaqësuesi i Eulex-it,i ashtuquajtur Stefan Loren nga Franca,është anëtari i radhës së skandalëve dhe turpësive ,duke thënë se,“me flamurin shqipëtar,e fshinë prapanicën,dhe se Kosova është vend i mirë për ta pshurrur“,dhe shumë fjalë të tjera fyese,që populli shqiptarë ka plot  të drejtë të reagojë.
 
Nga mesi i këtij misioni që drejtohet nga Brukseli zyrtar,po dalin shumë kundërshtar të cilët po e kundërshtojnë Pavarsinë e Kosovës,së bashku me popullin e saj,dhe shumica e tyre deklarohen haptas se janë ithtar  të Serbisë,duke e ditur se ky vend deri dje,ishte kasapja e popujve të Ballkanit.Para një viti në misionin Eulex,ishin zënë në flagrancë disa pjesëtarë të këtij misioni,të cilët kontrabandonin me alkool dhe cigare nëpër portat kufitare në Kosovë,për të cilët shumë pak është folur për ta,duke ua humbur gjurmët,pa u denuar fare.
 
Ashtu ishin edhe rastet kur ishte misioni i UNMIK-ut,kur ata vranë në Kosovën e pas luftës disa civil në demostrata paqësore,dhe për ti humbur gjurmet e krimit, Bashkësija Ndërkombëtare i largoi ata polic rumun,dhe sot e kësaj dite nuk u përgjegj askush për civilët e pa fajshëm shqiptar,pa bërë as një hetim kundër tyre.Të njëjtat ligje që i përdori UNMIK-u,i përdorë sot edhe Eulex-si,me çrast përsonin në fjalë,i cili ka fyer kombin shqiptar,flamurin e kombit,Kosovën dhe religjionin,nuk e arrestuan,i cili ka bërë shkelje totale në moralin dhe ligjin e një kombi,por atë e kualifikuan me një suspendim nga vendi i punës,duke e transportuar nga ka ardhë,pa  asnjë ndjekje penale apo hetim ligjor,dhe bashkëpunëtorët e tij vetëm ua kanë ndërruar vendet e punës.Kështu edhe misioni i EULEX-it,po dështon ditë përditë,duke mos sjellur asnjë efekt pozitiv në drejtësinë e vendit në Kosovë.
Skandalet e diplomacisë së UNMIKU-t,me ato të EULEX-it,po përshtatën dhe po i konvenojnë me të madhe Serbisë,të cilat kanë përqëllim plotësimin e gjashtë pikave të Ban Ki Munit.Prandaj,diaspora shqiptare është e prekur thellë në këtë rast të fyerjes së kombit dhe simbolit kombëtar,me  veprimet arrogante e amorale të pjesëtarëve të Eulexit,dhe këto arroganca janë të pa pranueshme,kurse Brukseli duhet të merr masa urgjente dhe ndëshkuese ndaj këtyre njerëzve të dyshimtë.
 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen