Ti mbrosh interesat shtetit tënd është patriotizëm

OP-ED | admin | 13.04.13 | 21:37

Bashkimi kombëtar vazhdon të mbetet jo vetëm aspiratë dhe objektiv i ish-luftëtarëve të UÇK-së por i mbarë shqiptarëve

“Sot unë mendoj se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkimin Evropian.
Bashkimi Evropian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend, i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian.

Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush. E vërteta është që popujt tanë dhe vendet tona kanë përkushtimin më të madh për integrimin në Bashkimin Evropian.

Le të marrim shembullin e kroatëve. Kombi kroat kohë më parë votoi me 2/3 për integrimin në Bashkimin Evropian, çka tregon se qytetarët e vendeve tona, thellë në shpirtin e tyre, janë pro evropian dhe dëshirojnë integrimin në Bashkimin Evropian” Sali Berisha.

Veçoria jonë kombëtare mendoj se është një arsye e rëndësishme, por kurrsesi, jo e vetme për ruajtjen, fuqizimin e manifestimin botërisht të ndjenjës kombëtare të shqiptarëve. Dihet që, për gati një shekull, shqiptarët, shtetas të ish -Federatës së Jugosllavisë, nuk u ndjenë kurrë të barabartë, sepse në vazhdimësi, si nga Beogradi mbretëror ashtu edhe nga ai komunist, u diskriminuan dhe u trajtuan teorikisht dhe realisht si qytetarë të rangut të dytë. Dallimi i dukshëm kombëtar nga sllavët, me të cilët nuk kishim një gjuhë, një kulturë, një fe dhe praktika tradicionale zakonore, i përballur dhe me dhunën shtetërore, shkaktoi te të gjithë shqiptarët efektin e kundërt.

Shqiptarët në Kosovë e fuqizuan ndjenjën kombëtare dhe aspiratën shekullore për bashkim kombëtar në kuadër të një shteti. Bashkimi kombëtar ka qenë frymëzim dhe objektiv i gjithë veprimtarisë time, por edhe i të tërë bashkëmoshatarëve të mi, të cilësuar nga Beogradi “irredentistë” dhe “nacionalistë”.

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se bashkimi kombëtar vazhdon të mbetet jo vetëm aspiratë dhe objektiv i ish-luftëtarëve të UÇK-së, por i mbarë shqiptarëve që jetojnë në vazhdimësi territoriale edhe pas ndarjeve të kufijve politike mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të mbetet aspiratë e çdo shqiptari që i thotë vetes shqiptar. Qeveria jonë ka bërë gabime dhe dështime politike, disa janë të ndreqshme, të riparueshme por ka prej tyre që asesi nuk riparohen. Ka gabime të cilat mund të riparohen .., P.sh. Siq janë janë votimet e qytetarëve, me vullnetin e tyre politik.

Por, gabimet dhe dështimet në këtë fushë, në vendimmarrjen që përkon me rrjedhën e parasë shtetërore, nuk ndryshohen dot me kutitë e votimit. Ndërsa, pasojat e tyre na godasin të gjithëve.

Qeverioja jonë i bënë borxhlinj dhe humbës qytetarët të Kosovës. Kohëve të fundit, ag e terr, po flitet se çka do të ndodhë me këtë apo atë Ministër në Qeverinë e Kosovës, me vetë Qeverinë e Thaçit, po që se EULEX do të godasë për korrupsion.., çka do të ndodhë ? Nëse Qeveria jonë bënë gabime të mëdha politike , vështirë është të dalë nga kriza që e ka kapluar sot. Qeverija jonë si duket për çdo ditë po zhytet në korrupsion, ajo në vend se ta përmirësojë gjendjen ekonomike, të popullit ajo po e varfëron.

Këto janë tema të rënda, shpeshherë të pakapshme, thuaja gjithmonë të pashpjeguara sa duhet, gjithsesi, përherë të padiskutuara në opinionin kosovar, dhe në masë të madhe në politikën kosovare.

Qeveria e Kryeministrit Thaçi, në përgjithësi, udhëheqësia e tanishme e Kosovës shkel e shko merret me këto çështje, adresimi dhe zgjidhja e të cilave ka rëndësi dhe ka pasoja që maten me disa dhjetë-vjeçar. Nuk ka pasur asnjëherë përpjekje serioze prej lidershipit të Kosovës në vitet e fundit, e këtu mund të shtohet, as më parë, megjithëse, që prej se jemi bërë shtet, kanë ndryshuar rrethanat, që të analizohet në mënyrën e duhur perspektiva ekonomike e Kosovës në dhjetëra vitet e ardhshme.

Çfarë ka qenë me rëndësi ishte dhe është, perspektiva politike në dhjetë muajt e ardhshëm, dhe përfitimi personal financiar në dhjetë ditët a javët e ardhshme.

Kombi ynë dihet mirëfilli nëpër çfar peripecish dhe luftërash ideologjike ka kaluar, qofshin të imponuara, sikur që është ngreh dilema së kush është armiku i vërtetë shqiptarëve, sllavet apo osmanët ashtu edhe ato të brendshme, siq ka qenë ideologjia komuniste në Shqipëri dhe ajo titiste në Kosovë.

Shqiptarët gjatë periudhës së dobësimit të Perandorisë Osmane është më se e çartë se një pjesë të tyre i ka dominuar ideja se një aleancë me sllavët ( serbët dhe grekët ) është shpëtim nga Pernadoria Osmane.

Aleancat e tilla dhe mendimet pro këtyre aleancave kanë nxit në vazhdimësi iden se armiku i vërtetë i shqiptarëve është “turku” e jo sllavi. Për të qenë bashk kundër Osmanlis, mendimi për aleaacë e tillë nxiti shqiptarët kundër perandorisë Osmane dhe etiketoj Osmanlin si armiku i vërtetë i yni ndërsa aleancën pro-sllaviste si mbështetje dhe fuqi tonën.

Në historit që reflektojn seriozitet dhe vetëkritik personat që kanë bartë idet e tilla janë quajtur serbo-fil apo greko-fil. Mendimi dhe përpjekja për të argumentuar një tezë të tillë, duke nxjerr Perandorin si armike ndërsa prosllavzimin si zgjidhje dhe alternativ e asaj periudhe kohore është përpjekja më serioze për rrënimin e vlerave tona kombëtare dhe fetare, vlerave tona civilizuese dhe cënim i krenarisë kombëtare që tejkalon kontributin nacional ( shembuj të shqiptarëve që themeluan dhe qeverisën shtete brenda Pe Historia jonë nuk duhet vetëm të rishikohet në etiketime dhe në fjalor, historia jonë duhet ta ndërroj logjikën e të shkruarit dhe të trajtuarit të fakteve historike.

Historia jonë duhet të trajtoj etnin shqiptare si pjesë e aktive e civilizimit islam, e udhëheqjes perandorake dhe elitën shqiptare mos ta zhvesh nga identiteti fetar/islam. Ne kemi qenë pjesë aktive e këtij civilizimi shekullor dhe ne kemi të drejtën e kërkimit të përgjegjësisë nga Turqia e sotshme për hisen tonë brenda civilizimit dhe për obligimin e tyre karrshi kontributit tonë. Kjo ndjenjë e të qenurit aktiv dhe ndërtues na bën neve krenar sepse të tillë kemi qenë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen