„Mërgatës ua keni borç”

Diaspora | admin | 01.07.11 | 20:52

Për ndjeshmërinë që kam ndaj mërgatës e fatit të vendit tim, kështu larg vendlindjës, larg shoqërisë, e larg atdheut akoma më tepër zemrën ma bëjnë therrime dhe loti lëvaret në qepallë duke parë nxënës shqiptarë të moshave të ndryeshme bile edhe të vitit të katërt të gjimnazit të cilët sa i përkët gjuhës shqipe dinë t’i  flasin vetëm fjalët ani ose po. Kjo është tragjedi kombëtare! Fëmijët e mërgatës janë kategoria më e rendë e dhimbjes që kemi ne. Nxënësi ynë është i kërcnuar nga gllabrimi i asmilimit të gjuhës shqipe! Nxënësve të diasporës iu kemi shumë borç! Fëmijët shqiptarë nuk janë fajtor qe janë këtu dhe qe kanë lindur në mërgim! Andaj, këtyre iu duhet një mbrojtje, e mbrojtja e tyre jemi ne, por ne veçanti jini Ju e nderuar zonja Presidente, jini Ju i nderuar Kryeminister Thaqi! Mund të them me bindje, se me dijet e juaja gjykoj të keni forcë t’i shërbeni dhe ndihmoni Atdheut por edhe diasporës shqiptare ne përgjithësi.

Nëse ka diçka që na lidhë, na bashkon, e na bën të quhemi motra dhe vëllzër të një gjaku, është mbi të gjitha gjuha e jonë shqipe, “gjuhë perëndie” dhe gjuhë e lashtë si vetë vendi!

O atdhe! Më je më i dashuri sa më s’ka

Më je nënë, më je motër e vëlla.

Nga ç’ka rrotull, më i shtrenjti ti më je,

Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhe.

Naim Frashëri

Gjuha e folur dhe e shkruar, është mjeti primar i çdo kombi, e për kombin shqiptarë është i vetmi thesar.

Ky brez, siç po vazhdon të vërehët, pas një kohe do të jetë ndoshta në gjendje ta dijë, se vetëm ka ndegju për gjuhën shqipe. Duhet të pohojmë me keqardhje se ky është brezi më i goditur nga mungesa e lidhjeve shpirtrore me gjuhën amtare.

Brezi i mërgimtarëve shqiptarë drejt viseve të Europës Përendimore janë: shqiptarët nga Kosova, Ilirida, Malësia e madhe etj.Këta ishin ata të rrethanave të vështira e të rënda përsekutuese, të cilët u detyruan të mërgonin si pasojë e politikës pansllaviste drejt Gjermanisë, Zvicres, Austrisë etj. Pikërisht fëmijët e kësaj kategorie janë të rrezikuar sepse ose kanë ardhur të vegjël ose kanë lindur në diasporë dhe jo vetëm kaç, ka edhe një numër prindërish të atillë, të cilët hezitojnë lejimin e fëmijëve te tyre në paralelët e mësimit plotësues të gjuhës shqipe! Është një temë shumë e rëndësishme për tu trajtuar më serizitet ne strukturat e Republikës së Kosovës, që të arrihët një zgjedhje për të gjithë nxënësit edhe për mësimdhënësit e devotshëm në diasporë.

Për gjatë këtyre viteve plotë vështërsi, sakrifica, mall që djeg, përvëlon ndjeshëm, larg folesë, probleme që nuk zgjidhen kurrë plotësisht ne vende të huaja larg Atdheut!,  është mësimi plotësues i gjuhës shqipe. Mendoj se ka ardhë koha dhe momenti i duhur që shqiptarët të tregojnë pjekuri dhe maturi, të mendojnë ndryeshe, si shembull me kulturë, traditë dhe identitet. Kombi shuhet nëse humbë gjuhën. E kaluara të na sherbej si shembull, mos të mundohemi ta zhvlersojmë të kaluaren dhe njeri tjetrin, por duke e çmuar dhe ndihmur njeri tjetrin, kështu i ndihmojmë vendit Atdheut dhe familjës . Filozofi gjerman më famë botrore, Fridrich Hegel, ka thenë:”

Mençuri është çdo gjë që është e vërtetë, ndërsa e vërtetë është çdo gjë që është e mençur. Ai konsideronte se e vërtetë është vetëm ajo që njëkohësisht është edhe logjikisht e domosdoshme. Rrugëdaljen nga egoizmi dhe individualizmi e kërkonte në egzistimin e një shteti të fortë, stabil dhe të mirë, përkatsisht thonte rrugëdaljen ta kërkojmë jo vetëm në lirinë politike por edhe ne lirinë dhe emancipimin e gjithëmbarshem njerzor”.

Për popullin shqiptarë përiudha më e rëndësishme historike pas SKENDERBEUT ishte ajo, ku spikati me bujë e madheshti figura trimrore Ismail Qemali me emrin e të cilit lidhet ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë dhe Shpallja e Pavarsisë së Shqipërisë 1912, i cili kishte thënë:

Njeriu duhet të jetë fare i verbër që të mos ndiejë nevojën e shkollës kombëtare, që të dëshirojë lënien pas dore të mësimit në gjuhën shqipe. Ata që duan të rrojnë në errësirë e padituri, pa gjuhën dhe kombësinë e tyre, dëshirojnë t’i përgatisin Shqipërisë një vdekje të turpshme”. Në mënyrë të prerë ishte kundër elementit obskurantist. Kësaj periudhe i përketë vendosja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Duke e parë si fenomen të lënë pas dore deri tash diasporën nga Qeveritë e më hershme po ju drejtohem sot Ju, e nderuar Presidente Jahjaga, dhe Ju i nderuar Kryeminister Thaqi! Duke e kujtuar më mall e dashuri atdheun, mendoj të themi atë që është: Dikur shqiptarët e diasporës ishin pjesmarrës të drejtëpërdrejtë apo terthorazi të Odisesë sonë Kombëtare, dikur e deshtëm diasporën shqiptare, kur dha ndihmë, kur ndërtoi Kosovën me mallin dhe lotin, më djersën dhe gjakun e tyre, kur i thanë botës së madhe ne menyrën e qytetruar, populli shqiptarë meriton zgjidhjen e drejtë lirinë. Sot kjo do të thotë nuk është krejt në rregull, kur kemi të bëjmë me tërë këtë rini e cila po ashtu është pjesë e Republikës së Kosovës. Tani kujtoi se keni obligim zyrtar e kombëtar të përkujdeseni ne menyrën e duhur për këtë brez fëmijësh mergimtarë, të cilët dita ditës po e humbin gjuhën e Zotit gjuhën mëmë! Shqiptarët ne Gjermani janë të shperndarë sipas nevojave dhe mundësive të shtetit ku jetojnë, dhe vazhdimisht integrohen në shoqërinë gjermane, në shkollat nikoqire ku frekuentojnë mësimin e rregullt. Mbi të gjitha, mendoj nevojën urgjente e të domosdoshme për të gjetur rrugën e drejtë në çështjen thelbësore të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Për këtë arsye fëmijët shqiptarë kanë shumë mundësi dhe duan të jenë se bashku në çdo shkollë të qytetit për ta mësuar gjuhën e tyre amtare. Më se paku 15 deri 20 nxënës shqiptarë i gjën nepër së cilën shkollë gjermane, bile diku-diku edhe më shumë, fjala bie në shkollën e pjesës se qytetit ku unë jetoi, në bazë të statistikave që posedon shkolla, numri i nxënësve shqiptarë arrinë shifrën mbi 34.Jam ne dijeni se pas shumë viteve filluan dhe u krijuan klube, shoqata, u hapen Ambasada, Konsullata, qe krahas aktiviteteve dhe angazhimeve shtetrore, ta kenë për shqetësim ndoshta edhe mësimin e gjuhës shqipe, por okom s’po mjafton kjo. Qëndrojmë larg konkretës. Janë të shumtë arsimtarët që duan të bëjnë diçka dhe shqetsohën për më shumë se kushdo tjetër. Deri tani gjuha ishte deshirë, vullnet, nostalgji dhe mall që kishin dhe kanë mësuesit shqiptarë në Gjermani, pikërisht në disa qytete të Republikën së Badenwürttembergut. Sinqerisht pesha e rëndë e jetës në mergatë, ka bërë qe shumë vlera ta humbin kuptimin, por janë disa prindër, mësues të cilët duke u interesuar që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën, pra të dinë ta flasin dhe ta shkruajn, e të mësojnë për kulturën e vendit të prindërve të tyre, janë të interesuar ma në fund edhe vetë nxënësit, për mësimin plotësues shqip, për historinë kombëtare, muzikën shqiptare, figurat patriotike, deshmorët e luftës etj. Deri më tani ky mision i shenjtë, ishte dhe është kryer vetëm në baza vullnetare.Tani po presim mbeshtetjën instutucionale, nën vezhgimin transparent të komisioneve të Republikës së Kosovës, të cilat  duhen të kujdesën edhe për të ashtuquajturat donacione te arsimtarëve. Andaj e shoh shumë të arsyeshme që JU, ta ngriteni zërin e arsyes, e të veproni sa më parë. Shpresoi se kjo letër nuk do të ngelë në indiferentizmin e heshtur, por do të jetë një kushtrim i shqyrtimit zyrtarë për diasporën shqiptare, që tani te jemi më të afert, më të organizuar në sherbim edhe të mërgatës si pjesë e Atdheut dhe Kombit Shqiptarë!…

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen