Vetëdija jonë kombëtare mbi lirinë dhe demokracinë po rritet shumë ngadalë

OP-ED | admin | 29.04.13 | 20:31

Korrupcioni  luftohet nga kryet e jo nga këmbët.

Po kalojnë javë, muaj dhe mbi 12 – vite pasë çlirimit të Kosovës, e liderët tanë nuk po mund ta gjejnë rrugën ne të cilën duhet ecim, për shkakë se janë të ndarë, të përqarë , të paorganizuar si duhet, xhelozë, disa prej tyre i ka kapluar dukuritë negative ; korrupcioni, familjarizmi, karierizmi, bajraktarizmi, e shumë e shumë dukuri tjera.

Liderët e Kosovës në vend se të punojnë më shumë për çështjen kombëtare.. , mjerishtë ata merren me akuza njëri ndaj tjetërit, Partia – partinë, Partia – Qeverinë, Intelektuali – Intelektualin, i pa shkolluari të shkolluarin, Deputeti – Deputetin, Rektori – Univerzitetin, etj,.Liderët tanë shumë pak janë duke bërë për çështjen kombëtare, e aq më pakë për Bashkimin Kombëtarë.

Nëse Historia, siq thotë Hegeli;“ Përparim në vetëdijen mbi Lirinë…,“ lirisht mund të themi se karakteristikë themelore e historisë sonë është se ; vetëdija jonë kombëtare mbi demokracinë dhe lirinë po rritet shumë ngadalë tek ne shqiptarët.

Mërgimtarët tanë pjesa dërmuese , ( para dhe gjatë luftës) dhanë maksimumin për ndihmimin e çlirimin e Atdheut-Kosovës, nga armiku ynë shekullor serbë. Mirëpo, sot pasë 12-viteve të çlirimit të Kosovës, pasë ndertimit e funksionimit të organeve tona shtetërore, siq po shihet se edhe ligjet e aprovuara nga Kuvendi e deputetët e Parrlamentit të Kosovës, akoma nuk po zbatohen e respektohen edhe nga vetë ata që i aprovuan ato.

Të gjithë po themi nuk po na shkojnë punët mbarë e mirë…, Qeveria në vendë se t’i jetësojnë në praktikë ato ligje.., me vetëdije …, apo pa vetëdije.. , ata shkelin po ato ligje , që i miratuan vetë. Liderët tanë gjatë konferencave për shtypë, radio apo televizion pa thonë se…,Kosova, është shteti më “demokratikë“, dhe në demokraci njeriu ka të drejtë ta shpreh mendimin ( por jo ta vjedhë shtetin e vetë), edhe unë po e shfrytëzoj të drejtën time e cila më lejohet edhe me ligjë. Në mediat e shkruara si dhe ato elektronike, për çdo ditë po lexojmë e po dëgjojmë për gjëra jo të hijshme të liderëve, qeveritarëve, deputetëve të Parlamentit të Kosovës, për njerëz të korruptuar që mbajnë poste.

Edhe ne mërgimtarët e ndiejmë si obligim moral e kombëtar, që ta ngrisim zërin ndaj padrejtësive që po ndodhin në Kosovë,e diasporë, pasë luftës. Ne shumë raste deputetët, qeveritarët, dhe liderët shtetërorë apo partiak të shkelin ligjin ne mënyrë drastike.

Të emrosh një rektor univerziteti, një këshilltarë të Presidentit apo Kryeministrit, apo një ministër.., përfaqësues të Republikës së Kosovës, në shtete të ndryshme po u konsultuar dhe pa e ndjekur rrugën ligjore( e çka është më tragjike.., në vendet e cekura më lartë ka njerëz ( ndoshta pasë luftës kanë marrë tituj , prof,mr.Doc, etj) kjo është më shumë se krim. Tani në Kosovë e diasporë kemi njerëz- intelektualë të denjë të cil

ët kanë kryer fakultete në Univerzitete me famë Europiane dhe Botërore, të cilët kanë aftësi të mëdha njohurish, e të cilët bredhin poshtë e lartë ose punojnë si punëtorë krahu. Në anën tjetër ne vende kyqe punojnë njerëz të cilët nuk kanë sjellje të mira dhe s‘kanë as kulturë të përgjithshme .

Akoma nuk po mund ta kuptojë faktin se si ndodhi .., që organet kompetente të Qeverisë së Kosovës, Parrlamenti, gjykatatë të heshtin kur shkilet ligji dhe rendi i një shteti ? ! Unë si dëshimtarë i shumë ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në diasporën tonë, pikërishtë në mes ish.kryetarit të LDK-së, për diasporë z. Hafiz Gagica, dhe ish . kryeministrit të Qeverisë së Kosoës, zotit dr,Bujar Bukoshi. Sot shtrohet pyetja ? Se si ti besohet një postë i tillë një njeriu i cili kur në Kosovë derdhej gjaku, kur në Kosovë digjej çdo gjë shqiptare, kur maltretoheshin, dhunoheshin e vraheshin nënat e motërat tona, këta“burra e atdhetarë“,bredhnin rrogëve të diaspores- e Perendimit.

Si të mos ndodhte në Kosovë asgjë. Është e pa kuptueshme se sot organet kompetente të Qeverisë dhe Parrlamenti i Kosovës, lejojnë që në poste të tilla të zgjedhën njerëz të tillë, siq është z. Y. Ll. I cili në vend se ta unifikoj mërgatën tonë në republikën e Baden Württembergut, ky e ndau dhe e përqau.

Po qarkullojnë informacione se një punëtorë konsualte, në Përfaqësin Konsulare në Shtuttgart, po keqpërdorë mjetet materiale të cilat i ndanë pala gjermane si ndihmë simbolike për arsimtarët të cilët ushtrojnë detyrën e mësuesit. Disa marrin t’holla edhe pse numri i nxënëseve është shumë i vogël, e disa edhe pse kanë numër të madhë nxënsish nuk u jepen t’hollat për punën qe bëjnë.

Unë mendoj se ata njerëz që bëjnë punë të tilla nuk e kanë vendin në aty. Ndoshta ky shkrim është një thirrje për të gjithë ata udhëheqës, punëtorë ambasadash.., që ti kryejnë punët sipas ligjit sepse një ditë kur të informohet pala gjermane për ketë, është shumë vonë. Fatkeqësisht akoma edhe sot Qeveria dhe Institucionet Kompetente të Republikës së Kosovës, po u japin hapësir dhe besa po u apin poste të larta.

Gjatë takimeve, tubimeve dhe mbledhjeve të ndryshme ne iu dhamë hapësir njerëzve të pa shkolluar, por të cilët ishin atdhetarë të vërtetë dhe mbi çdo gjë kishin vënë interesat kombëtare. Mirëpo se kjo do të ndodhë edhe sot pasë 12-viteve të çlirimit të Koosvës dhe ndertimit e funksionimit të organeve dhe shtetit është e pa kuptuar per mua.

Po bëhen zgjedhje e emërime të njerëzve në diasporë dhe kush nuk konsultohet, apo thënë shkurtë shqip.., kush nuk e pyet diasporën tonë. Tani ata që“luftonin“, dje për ndihmimin dhe çlirimin e Kosovës, ata që e ndanë dhe e përqanë diasporën tonë, sot e udhëheqin shtetin e Kosovës.

Po ata që dje bënin përpjekje për ndihmimin dhe çlirimin e Kosovës, sot jo që nuk po i realizojnë premtimet e veta, por janë korruptuar deri në skajshmëri, kanë ndertuar pallate, pjesa dërmuese me gjakun e derdhur të martirëve dhe me djersën e vjedhur të diasporës sonë. Siq po shihet sot janë harruar mërgimtarët tanë ? !

Janë harruar si nga ish. liderët të cilët vepronin në Kosovë, ponjashtu edhe nga këta që orvateshin me mish e shpirtë ta çlirionin Kosovën. Ata sot janë bashkuar, ata sot kanë zënë poste, ata sot heshtin, ata sot vjedhin, ata sot po ndertojnë pallate.., e ne mërgimtarët bredhim si të çmendur e të shkatërruar nga malli, puna dhe dhembja ndaj atdheut.

Sot në diaspotrë; Gjermani, Zvicërr, Austri, kemi koka të afta intelektuale të shkolluara dhe të dëshmuara me punë si para lufte, gjatë saj.., por edhe sot. Ata intelektualë, ata atdhetarë që shkuan për të vdekur në luftën e Kosovës, por deshti fati dhe i shpëtuan të gjallë; Martin Çuni, Shpend Shala, e shumë e shumë tjerë të cilëve nuk do ua shënojmë emërat, bredhin nga një rrugë në rrugën tjetër, nga një organizat në organizatën tjetër, për të siguruar ekzistencën e familjes së tyre.

Po këta atdhetarë sipas mendimit tim duhet të ishin në vende kyqe për ndertimin e shpejtë të shtetit të Kosovës. Shumë e shumë familje të cilat i humbën prindërit, bashkëshortet e tyre në luftë, sot sikur janë lënë në harresë po nga shokët e tyre me të cilët shkuan për ta mbrojtur e çliruare Kosovën nga armiku.

Liderët tanë po thonë , luftë të ashpër jemi duke zhvilluar kundër korropcionit, fmiljarizmit, mbajtjes së dy vendeve të punës, etj etj, ndersa po ata profesorë, po ata politikaj, po ata liderë, pos që vjedhin fondin e shtetit, ata punojnë edhe nepër institucione tjera.., pra dmth; mbajne nga dy vende pune.., apo edhe më tepër.

Deri kur do të vazhdon kjo rrugë këtë më së miri e di më së miri Kryeministri i Kosovës i cili ka rrethë vete 5 – zavendës kryeministra, e nuk ka zëdhënës të Qeverisë – të kryeministrit. Po, Kryeministri ka deklaruar.., se ai do ta kryej këtë detyrë vetë ? ! .., pra mirë shumë.., edhe këtu një pagë më tepër. Po heshtë kryeministri e me te heshtin edhe të tjerët. Korrupcioni luftohet nga kryet e jo nga këmbët.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen