Vendimi për kthimin e sovranitetit

OP-ED | admin | 29.07.11 | 22:46

 

Leon Duhanaj

VENDIMI PËR KTHIMIN E SOVRANITETIT  TË VENDIT I QELLUAR DHE I DOMOSDOSHEM

Vendimi për aksionin e fundit të qeverisë së Republikës së Kosovës, për shtrirjen e pushtetit shtetërorë (sovranitetit), ishte i qëlluar dhe shumë i domosdoshëm. Ky vendim,  është njëri nga vendimet me të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Esenca dhe domosdoshmëria e këtij vendimi dhe aksioni shumë të qëlluar, do t’i jep frytet e veta pozitive në shumë fusha dhe të cilat shumë shpejt do të dalin në pah. Pa marrë parasysh qëndrimet e autoriteteve ndërkombëtare në vend dhe jashtë vendit.

Është krejt e çartë se mund të priten qëndrime të llojllojshme të faktorit ndërkombëtar, disa nga këto mund të cilësohen edhe si një lloj ndikimi e presioni ndaj institucioneve të vendit. Por kjo nuk duhet të na shqetësoj në asnjë moment, ngase presione të mundshme nga kushdo qofshin ato janë të pa qëndrueshme , dhe duhet cilësuar si deklarata të thjeshta politike të cilat nuk mund të kenë ndikim serioz në sanksionimin e mundshëm të këtij vendimi . Nuk ka as nuk guxon të ketë asnjë vend që mund të justifikoj mos respektimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në Republikën e Kosovës. Madje ky vendim është për tu përshëndetur dhe admiruar , dhe është një sinjal i çartë se shteti dhe institucionet shtetërore më në fund e kuptuan dhe po veprojnë konform ligjeve dhe kushtetutës së vendit, ligje këto të cilat u jetësuan dhe erdhën si rezultat i bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar.

Shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, erdhi si rezultat i kompromiseve të bëra gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi  me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, si rezultat i së cilës doli edhe pako e Presidentit Ahtisari. Kjo pako me përjashtim të palës kosovare  për fat të keq nuk u respektua nga asnjëra palë , as nga Serbia e as nga faktori ndërkombëtar. Edhe pse bisedimet u sponzoruan nën ombrellën e OKB-es , rezultatet e së cilës pastaj nuk u respektuan ,siç jemi ne dijeni te vetos ne Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga ana e Rusisë dhe Kinës. Kjo marrëveshje madje nuk u respektua tërësisht edhe nga Bashkimi Europian, ku si q dihet pesë shtete të BE-së ende se kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Ndërsa, për Serbinë mos të flasim, edhe pse mori pjesë aktive në bisedime , edhe pse u pajtua në parim me agjendën e bisedimeve, edhe pse i pajtoj rregullat e lojës te prezantuara nga faktori ndërkombëtarë, në fund nuk i respektoj ato bisedime në asnjë pikë. Ajo madje nuk e respektoj as rezolutën 1244 të KS të OKB-së, të cilën e kishte pranuar dhe në të cilën ënde thirret edhe pse tashme është e tejkaluar.

Qëllimi i Serbisë ishte hap pas hapi, dike u mbështetur nga forcat dhe strukturat paralele ne veri të vendit të shantazhoj shtetin e Kosovës gjithnjë me pretendimin për kompromise. Për këtë dukuri tashme të përsëritur në vazhdimësi Serbia nuk është fajtor i vetëm, për këtë  duhet të merr përgjegjësitë e veta edhe faktori ndërkombëtarë për  mosveprim të drejt dhe mosrespektim të rregullave dhe rezultateve të paracaktuara nga vet ata.

Të gjitha këto sollën gjithnjë tek problemet shtesë , Serbia u trajtua si një fëmijë i lazdruar, i cili në vend që të qortohej për gabimet e bëra , ajo vetëm përdhelje, dhe duke ndodh kjo ajo vetem sa rriste ambiciet destruktive ekspansioniste e shoviniste ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj , në këtë rast pa dallim kombësie, ngase përpos disa strukturave të manipuluara edhe komunitetit serb në Kosovë  këto qëndrime i sollën pasoja serioze.

 Me këtë rast Serbisë ju hoq nga duart një armë shume e rrezikshme për shtetësinë e Kosovës , prandaj këtë vendim duhet mbrojtur , me çdo kusht. Në asnjë mënyrë nuk bën me të bisedohet dhe as të mendohet për ndonjë tërheqje, ngase kjo do të ishte edhe kapitullim dhe do të thoshte ndarje definitive te Mitrovicës. Ky aksion duhet të vazhdoj edhe me tej në brendi të territorit të Kosovës , në mënyrë që sa më shpejt të respektohet dhe të funksionoj shteti ligjor.

Kosova tashmë ka hy në një rrugë e cila nuk është e lehtë por të cilën duhet ndjekur me konsekuencë. Masat e reciprocitetit tashmë nuk duhet përqendruar vetëm në aspektin ekonomik, ato duhet të përdoren në të gjitha sferat. Në radhë të parë duhet kërkuar çartë si nga Serbia edhe nga ndërkombëtaret që ta  respektojnë  planin e Ahtisarit, pikë për pikë. Ndryshe pse ta respektoj Kosova atë? Pse të ndodh decentralizimi? nëse në fund nuk pranohet nga serbet. Pse të mos kërkohen të drejtat të njëjta edhe për shqiptaret  e tri komunave  Preshevë, Medvegjë eBujanovc .

Kjo situatë, ka përparësitë e veta por në vete ngërthen edhe rreziqe të shumta, prandaj  institucionet e vendit duhet të jene shumë të kujdesshme, këtu nuk guxon të ketë kthim mbrapa e mos të flasim për lëshime. Hyrja në kompromise të reja do të thoshte zbatimin e planit Ahtisari plus , gjë e cila do ishte shumë e dëmshme për shtetin e Kosovës. Qëllimet e Serbisë në raport me Kosovën tani më janë shumë të çarta , nëse nuk ka ndarje te Mitrovicës atëherë sipas tyre duhet të këtij një lloj autonomie e cila për Kosovën do ishte një entitet i ti brenda shtetit dhe do të ishte një përsëritje e Boenës ( Republika Serbska).

Prandaj, në këto momente shumë delikate për vendin , duhet t’i lëmë me një anë të gjitha ndasitë politike (partiake), dhe të rrezatojmë kompaktësi dhe qëndrim konsekuent ndaj kërkesave dhe nevojave të vendit. Duhet bërë të çartë të gjithë faktorëve që Kosova më nuk pranon kompromise në asnjë formë . Se bota e qytetëruar demokratike duhet njëherë e mirë ta kuptoj dhe pranoj , se Serbia nuk është partner serioz dhe se duhet bërë e çartë se lojërat e sajë nuk pranohen më dhe se tani e tutje për çdo gjë me shtetin  Kosovës duhet te ketë vetëm reciprocitet.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen