Harlem Shake, para bojkotit kriminal ne Parlamentin e Kosoves.

OP-ED | Zef Prenka | 01.06.13 | 13:50

– Në teoritë moderne të kohës sonë, ndjenjat dhe veprimet individuale lejohen dhe janë të rregulluara në atë mënyrë që të mos cenojë integritetin, e një shoqërie ( individuale deri në kolektive )

-Skena politike kosovare e aq me shumë qeveritarët tanë, tani me shumë se kurrë jo që janë te lodhur , por janë te dërmuar prej jo punës , jo prej angazhimit, por me shumë prej vetvetes, prej përtacisë, prej problemeve që vete i sajuan, i cytën , i motivuan , i përkrahën, dhe duket qartë se si pasojë e kësaj plogështie qeverisëse , ndikimi automatikisht bie mbi shoqërinë civile. Mbi këtë fazë duket qartë se qeveria jonë është e lodhur, jo prej rritjes opozitare dhe as prej ndonjë presioni të jashtëm, por prej një pasiviteti vullnetar e tani me shumë se asnjëherë është e pajtuar që mbi vendin tonë të negociohet edhe e panegociueshmja, duke thelluar kështu edhe me shumë brengen qytetare.
Ketë fakt me së miri e dëshmoj mbledhja e sotme e Parlamentit të Kosovës.

Tellallin për këtë mishmash mishliz, me te drejtë ( por mjaft te vonuar“ me mirë vonë se kurrë“) e thirri Lutfi Haziri. Rendësia e mbledhjes se Kuvendit ishte thelbesore, e një rëndësie te veçantë – Rezolutë për Luginën e Preshevës. Por çka t’i bësh kur për këtë mishliz Kuvendi nuk pat madje as kuorum, çka mbetet të kuptohet se përfaqësuesit e popullit , ishin totalisht të pa interesuar për Luginën, madje madje u panë skena „brutale“ absurde, totalisht indiferente, moskokëçarëse.
Për të qarë kokën ka kush , populli shoqëria civile etj etj.

Në kohën kur Kosova përballet me një krizë jashtëzakonisht të madhe, kur arrestohen qeveritarë , diplomatë , ambasadorë, përfaqësues të luftës, kur vazhdimisht korrupsionin po e ushqejmë, kur nepotizmin vallëzon vallen e shotës 24 orë, kur tenderimet jepen sipas dëshirave, kur jeta e qytetareve është e pasigurte, ku fjala e lirë tentohet të pengohet, ku punësimi stagnon, etc etc !

Në këtë rast mbi një problem kaq serioz katundarët ( aman të me falni desha të them ) kuvendarët , duket se iu mjaftojnë problemet e brendshme, dhe Lugina është problem i jashtëm. Ndodhi ironi , deputetë, qe lexojnë gazeta, ndjekin fitoren e Elhaida Danit ne Youtube, madje madje deputetë të AKR-së patën kohë edhe të lexojnë ato fletushkat bajate që supermarketet tona, pa dëshirën tona na i lënë të dera, pse jo ne Parlament ki koë sa te duash madje edhe të bësh zgjedhje të duhura mbi produktet turko-bullagro-greko-maqedone-serbe etj etj , te cilësisë së parë. Deputete që reklamonin Iphone 5, luanin ninja friut ose temple run, në kohën kur deputetë „që ta xhigavin“ lexonin fjalimet e tyre plot patos me retorike boshe.
Patriote të shfrenuar, pseudopatriotë.

Turqit duket se sindromën e të keqes e hoqën nga vetja e na flakën neve. Sindromë e pavetëdijes, është bëre substrat i oksigjenit tonë, të jesh i pavetëdijshëm dhe ta dish se je i tillë , je me i mençuri i botës. Por në këtë kohë kur njerëzimi ka evoluar tmerrësisht shpejtë e jashtëzakonisht shumë, kur të paditurit i jepen masa e mjete te caktuara, por të tentosh te jesh i mençur e te tregohesh i pa interesuar , vërtetë është e pafalshme, dhe pavetëdijen tonë, pa interesimin tonë mbi çështje fundamentale.
Nje dreq e merr vesh se nga na erdhi “ hordhi bizare turko-aziatike“ dhe me akte të tilla predestinohemi të tjetërsohemi, të jemi ata që s’duam të jemi, kur se mëson gabimin historik të të parëve tu, obligohesh logjikisht ta përsërisësh.
Po mësohemi dhe po mësojmë suksesshëm bijtë tanë të humbasim toka e territore dhe ti mësojmë ata që ta pranojnë të vërtetën e tmerrshme e skandaloze edhe pse kolektiv a ka turp Parlamenti jonë të dalë para qytetarëve.
Ne jemi bij te denjë për humbje territoresh, nuk kemi si ti akuzojmë të parët tanë për humbjet e mëdha që përjetuam përgjatë historisë, ngase edhe ne po veprojmë ashtu, ngase Parlamentit tonë vetëm vallëzimi i mungonte një Harlem Shake-i që do të klikohej me së shumti në botë.
Gjithësesi s’di si ta quaja ndryshe përpos një bojkoti kriminal, për një harlem shake.

Jozef Krasniqi

Jozef Krasniqi

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen