Sprovë e rëndë

OP-ED | admin | 21.11.11 | 18:22

 Shkruan: Miradije Gashi-Shtutgart
 
Miradije Gashi
 
E mbyllëm vitin shkollor, me dëshirë që të mos përsëritet kurrë  më si ai vit. Ai vit që sprova më e rëndë për arsimin tonë, për arsimtarët, prindërit, nxënësit dhe studentët. Po efekti? Mendoj që u arrit në dy linja: Edhe si Kundërvënie dhunës së paparë e primitive ndaj nesh, po njëherësh edhe planprogrami  edhe pse i reduktuar, u realizua. Prindi ynë i vetëdijshëm se s’ka gjë pa dritën e diturisë dha ç’pati prej vetës; lëshoi shtëpinë marrë përsipër edhe reprezaliet. Po kështu veproi edhe arsimtari. Pa page. Me mundim të madh. Si ta organizonte mësimin më orar të reduktuar, orën e mësimit te shkurtuar kur patjetër iu desh ta ngjeshte orën direkt e në brendinë e njësisë metodike ndoshta pa pasur kohë të bëjë përseritjet nga mësimi paraprak, ose pa përseritur orën e zhvilluar të mësimit… Ai vit shkollor që një kundërvënie me urti. Kishte edhe ndonjë pesimist që në fillim dronte por me gjasë iu kujtuan se filozofët e Greqisë antike mbanin mësim me nxënësit e tyre në natyrë. Arsimtari që mbajti orët e mësimit, atë vit shkollor nuk do të mund ta harroj kurrë se:
 
Në historikun e arsimit tone patjetër dote shënohet: Ishin të uritur prindërit, arsimtarët e nxënësit, por urinë e tyre për buk e plotësonte uria më e madhe për dituri. Ta mposhtësh urine e pare me të dytën, nuk besoj që i ka ndodhur ndonjë kombi tjetër…
 
Kishte çaste kur loti të lëvarej në qepallë, duke pare nxënës që udhtonin duke paguar buleta, duke kapërcyer mëngjesin, pra të uritur, por ideali i lartë dhe poashtu vetëdija e lartë kolektive mposhti çdo pengesë dhe na bëri të përballojmë çdo vështirësi.
 
Ishte një çështje krejt tjetër dhe nuk e ka vendin ndoshta të shkruhet në një trajtesë se ç’trauma la  të nxënësi, studenti, arsimtari dhe prindi kjo sakrificë, kjo kundërvënie mynxyrës. Më siguri që ka lënë plagë edhe vrragë, por vetëdija pa mëdyshje që do ta mjekojë e sherojë.
 
Ishte një fatbardhësi jona që ende nuk ishim “urbanizuar” e “civilizuar” deri në egoizëm. Si do të pranonte një i tillë ta lëshonte shtëpinë e mobiluar, me qilima të shtruar që ta shkelnin qindar e mijëra nxënës? Këtu sunduesi me dhunën në shpirt sikur ia ngatërroi vetës llogaritë. Është nisur prej vetës. Këtë here doli sheshit se u treguam unikë për arsimin tone, për ekzistencën tone.
 
Kjo na shpuri drejt unitetit që të mos na dështojë një vit shkollor.
 
Kjo sprovë me rëndë s’do mend që nuk do të mbahej në kurrizët tona pot ë mos e ndanim barren bashkërisht. Zatën barrë të tilla nepër kohë kemi ndarë gjatë shekujve. Afër çdo tragjedie kolektive kemi qenë solidarë, unik dhe kemi harruar të gjitha mosmarrvëshjet e brendshme.
 
Fundja: Niveli arsimor i njerëzve tanë, vetëdija kolektive bëri që miteve nga e kaluara, legjendave të pushtuesit iu kundervuam me force intelektuale ne realitetin objektiv. Çdo popull ka të drejtë të arsimohet në gjuhën e vet, ka të drejtë ta kultivoj historinë, traditën, zakonet e veta.
 
Vitin shkollor arritëm ta mbanin gjallë. Ka pasur pyetje që shtroheshin; Po ç’të bëjmë kur mbaron durimi? Duhet marrë një durim të ri, sepse vetes dhe gjeneratave ua kemi borxh. Ne qemë të detyruar të futemi në betejën që nuk e shpallëm vetë, prandaj patem të drejtë të ecim asaj rruge që e trasuam vetë… Për aq sa ishim të bashkuar, për aq ishim edhe të forte!!!
 
 
 
 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen