Mesazh për festën e flamurit kombëtar 28 Nëntorin 2011

Diaspora | admin | 28.11.11 | 21:23

Heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti i madhi Skënderbe 5 shekuj ma herët me te njëjtin qëllim simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.

Qytetar,vëllezër e motra,të nderuar  dhe mërgimtar ku do që ndodheni ju urojmë festën e flamurit tone kombëtar. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , e të gjitha forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite madhështore  të veçanet  dhe rrumbullaksim  jubilar.  Kjo festë le të jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi ,Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi .

 

28 Nëntori

Vëllezër  motra dhe bashkatdhetar në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë vit kudo që gjinden nëpër botë, për neve jashtë atdheut qe  jemi  është edhe ma e nevojshëm që ta shijojmë ngrohtësinë e ngjyrës se këtij flamuri të kombit që duhet ta ndiejmë  veten krenar dhe ballëlartë qe i rezistuam   historise nga armiqtë grabitqarë dhe ruajtëm vlerat  e kombit  gjuhen dhe traditën por edhe simbolin  e flamurit, qe çdo shqiptar  identifikohet përmes tij. Vlera  e këtij simboli  kuq e zi , le te mbetet   synim qe  këtë flamur  ta përqafojnë  ta duan   edhe fëmijëve tanë edhe brezi që po e rrisim në dhe te huaj. Të mbeteni  faktor  nxitës   që përmes jush të mësohen dhe të joshen për atdhedashuri ndaj kombit të vet. Sot pikërisht  kjo ditë e  shtrenjtë festohet anembanë botës shqiptare  por edhe në diasporën shqiptare  ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë shtet ne vete u festua që nga mërgimtaret tanë të hershem që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare Faik Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët e ma vonshëm deri te vëllezërit Gërvalla ,Kadri Zeka Enver Hadri  etj që me ketë flamur manifestuan protestuan dhe kryen obligimin dhe amanetin e vet deri ne vdekje për një gjuhe ,një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre le të na shërbej si obligim edhe neve ky amanet i patriotëve tanë që mos ti shmangemi porosisë së tyre deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave  qe i kemi ne zemër.

 

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë heroike  – 28 Nëntor 1912 ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t’ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur për një Shqipëri, te liree sovrane e te pavarur 28 Nëntori i sivjetshëm  na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma të gëzuar e ma të bashkuar se kurrë, prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Gëzuar , Gëzuar për shume mote 28 Nëntori  2011, Dita e  Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Të dashur bashkatdhetarë kudo qe jeni Gëzuar , Gëzuar për shume mote 28 Nëntorin  2011, Dita e  Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë!

 

28.11.2011 Shtutgard

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen