Bashkimi Kombëtar është një proces i domosdoshëm

Analiza & Komente | admin | 26.08.13 | 22:25

Bashkimi kombtarë i shqiptarëve është një dëshirë e kahmotshme e pjesës dërmuese e popullit shqipëtarë. Sa më parë që të realizohet kjo dëshirë e popullit aq më të pasur do të jemi ne. Çështja e Bashkimit Kombëtar tek ne u vonua shumë. Me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,edhe zyrtarisht u kthye në rend të ditës,çështja e Bashkimit Kombëtar.

Mendoj se Bashkimi Kombëtar është një proces i domosdoshëm i patjetërsueshëm dhe pa alternativë. Si çdo sistem tjetër shoqëror edhe Bashkimi Kombëtar ka çmimin e tij dhe ne shqipëtarët duhet ta paguajmë. Sa më tepër të investojmë në informimin opinionit për rëndësin dhe rolin që luan Bashkimi Kombëtar, aq më shpejtë do ta realizojmë atë .

Bashkimi kombëtar lirishtë mund të themi se është një çështje politike dhe duhet të realizohet me metoda e mjete politike në mënyrë demokratike. Gjatë viteve të 90-dhjeta , kur në ish: Jugosllavi filloi rrënimi i sistemit komunist, nga ai moment filloi ndertimi i një etape të vjetër dhe ndertimi i etapës së re, filluan nismat për ndertimin e një strategjie dhe platforme për Bashkimin Kombëtar. Mirëpo kjo nismë shumë shpejt u përkrahë dhe u materializua .

Nga ato biseda apo themi takime, lindi ideja që të formohet një Këshill Kombëtar për Bashkimin Kombëtar. Por ndodhi ajo që askush nga ne nuk ka menduar se do të ndodhte .., pra thënë shkurt për motive të interesit personal u pengua veprimi i Këshillit.. Mirëpo, një ide e tillë( në ato vite) ishte parakohshme, thënë shkurtë akoma nuk ishin pjekur kushtet për një Bashkim Kombëtar . Gjatë asaj periudhe filluan te bëhen debatet dhe kontestime biografike në mes simpatizantëve.

Mbështetësit, kryesusit dhe liderët e PD-së . Mirëpo për arsyena të panjohura për mua, po në atë Këshill hyri edhe Akademiku ynë ( që dikur e thërrisnim Baba i Kombit) Rexhep Qosja. Ndërkohë po ai Këshill do të zgjërohet edhe shkrimtarët e shquar shqiptarë; Ismajl Kadarenë, Rexhep Meidani, Dritëro Agolli, etj. Por që nga ato ditë ,ai këshill nuk funksionoi., e pse nuk vazhdoi punën dhe ku ishin pengesat le të tregojnë ata që sot janë gjallë dhe që formuan atë Këshill.

Ne sot nuk kemi kohë të humbim, është shansi i fundit , pra të ecim me hapa të sigurtë, drejtë një strategjie e cila na shpie drejtë, shpejtë dhe një rruge të sigurtë . Por sot kërkohet nga ne që ti angazhojmë të gjitha forcat tona intelektuale, mendore dhe materiale , për ta realizuar këtë kërkesë apo dëshirë të popullit. Sot kërkohet nga të gjithë ne ti qasemi realizimit të këtij problemi sepse koha po ikë. Ndryshimet në mes të atyre që ipnin ide dhe politikanëve në raport me procesin e Bashkimit Kombëtarë duhet të jenë përmbajtësore.

Disa lider politikë ( të atyre viteve) për shkak të interesave personale e penguan atë procesë. Ndersa pala tjetër –dmth; intelegjenca u materializua. Disa parti politike në Shqipëri, e Kosovë po bëjnë orvatje të shpalosin, apo ta informojnë popullin me rëndësin dhe rolin e Bashkimit Kombëtar, por ato janë lëvizje të vogla. Bashkimi i popullit me një shtetë kombëtar është problemi ynë madhor i cili kërkon zgjidhje urgjente. Sa më parë që ta kuptoj populli se kjo aspirat është obligim i të gjithë shqiptarëve, aq më shpejtë do të arrihet Bashkimi Kombëtar Ne nuk guxojmë të lejojmë që për fatin tonë të vendosin të tjerët.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen