Presidenti Rugova ishte mik i popullit dhe besnik i vlerave kombëtare

Histori & Fakte | admin | 19.01.12 | 18:32

Paqën e ndiente arsye dr.Rugova,duke zgjedhë rrugën më të menqur dhe politike të modelit paqësor,dhe pëmes  lëvizjes kombëtare,sëcilës i printe vetë,hapi rrugët e lëvizjes demokratike për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Dhe përmes projektit të tij fisnik,me zgjedhjen paqësore,i bënte ballë kundërshtarëve të tij politik dhe shtetit okupator serb të kohës.

I.Rugova

Është e vërtetë se,Presidenti Rugova ishte njeriu më këmbëngulës dhe i pari shqiptar që në kohën e monizmit i bëri ballë një sistemi të pa barabartë njerëzor,duke ndjekë rrugën demokratike dhe paqësore,që ta ndryshojë të kaluarën dhe të fillojë një epokë tjetër,për të mirën e popullit  dhe  pavarësinë e Kosovës. Presidenti Rugova kishte një fjalor të thjeshtë,të cilin duhet ta kuptonin të gjithë liridashësit dhe paqësorët,të cilën politikë e mbështetën edhe kombet tjera ,që dëshiruan të jetojnë të lirë dhe të pa varur. Presidenti Rugova e krijoj „Lëvizjen

paqësore“,në kohën kur Kosova ishte në valën më të egër të sulmëve të Beogradit,për të dominuar dhe shkatërruar kombin shqiptarë,si shumicë në Kosovë. Prandaj pak e shumë,vetëm përmes  kësaj lëvizje paqësore,mbrohëshin të drejtat nacionale shqiptare dhe vlerat njerëzore të një populli. Ndërkohë,përmes së kësaj lëvizje u ndërtue edhe struktura shtetërore e Kosovës,përmes akteve madhore ,siq ishin Deklerata e Pavarësisë (korrik ‚90), Kushtetuta e Republikës së Kosovës (shtator ,90),si dhe Referendumi për Pavarësinë e Kosovës (shtator ‚91).  Në Vitin 1992,dr.Rugova së bashku me tifozët e vet të lirisë dhe demokracisë në Kosovë, organizuan zgjedhjet e para  të lira presedenciale dhe parlamentare , më qëllim të funksionimit demokratik të Institucionëve të Kosovës.Kjo lëvizje u forcue edhe më shumë ,duke u afirmue edhe në arenën nderkombëtare,edhe pse shteti serb i armatosur e sulmoi pa mëshirë çdo lëvizje të këtij subjekti,duke shkakëtuar masakra e shkatërrime masive ndërshqiptare. Në saje të angazhimit të politikës paqësore dr.Rugova,u bë mik i perëndimit dhe përson shumë i respektuar i Uashingtonit,me çrast përfitoj një „lob“ të miqësisë dhe mirëkutimit ,në shumë vende të fuqishme demokratike të botës.Filozofija e dr.Rugovës ishte,opcioni më mirë përmes  rrugës paqësore,ndër të tjera,dhe angazhimi për ndërhyrjen e forcave të NATO-s,për ta larguar okupatorin serb nga Kosova,që ishte dhe opcioni i vetëm për shpëtimin e popullit të Kosovës. Të gjitha përpjekjet e Rugovës ishin që të krijojë marrëdhënie të mira më gjithë popujt e demokratizuar të perëndimit ,të cilat raporte funkcionuan në kohën më të duhur,por më të vështirë që pati Kosova,që u realizua në ngjarjet e pastajme ,të cilat e ndihmuan popullin shqiptarë nga zhdukja totale prej regjimit serbo-millosheviqian. Presidenti Rugova ka shumë vlera të veqanta origjinale në luftën paqësore për çlirimin dhe të drejtat njerëzore të,të gjithë popujve të robëruar. Ai idealizoj dhe organizoj krijimin e shtetit paralel „shtetin e Kosovës së lirë“,mbrenda suazës të shtetit pushtues serb,dhe realizoj funksionimin e tij… Populli liridashës shqiptarë e kuptoi udhëheqësin e vet,burrështetasin e vendosur ,të cilin e ndoqën me vullnet dhe aderim të madh. Dhe pas shumë peripetishë dhe përpjekjeve ,arriti ta bëjë të njohur qështjen e Kosovës në tërë botën, të cilën vepër,shumë vende të Evropës dhe botës demokratike,si edhe SHBA-të,e mbështetën dhe e vlerësuan rrugën e tij paqësore. Presidenti Rugova nuk e kishte parim kryengritjen,apo betejen luftarake,por e kishte parim rezistencën politike me filozofinë e paqës,duke ruajtur substancën si qëndresë më e rëndësishme dhe më e favorshme,duke ditur se,armiku ishte i përgaditur jo për luftë frontale,por për çfarosjen e një kombi të tërë. Presidenti Rugova nuk u besoi disa sharlatanëve politik ,të cilët bënin pazare dhe tradhëti politike , por politika e tij,ishte e pastër si loti. Presidenti Rugova i mundi rivalët e tij politik jo me një forcë fizike, por shumicën e tyre i mundi me buzëqeshjen e tij natyrore, duke i bërë edhe miq ,të cilët sot i përkulën pranë varrit të tij. Presidenti Rugova e vlerësoi shumë rrugën paqësore,si modeli më unikat në filozofinë e veprimit politik dhe ishte një përsonalitet i veqantë ,i cili e ndryshoj një epokë njerëzore ,me imazhin e politikës paqësore .Mendësija e Rugovës ishte një art i qiltër njerëzor ,që kishte një shpirt durimi dhe besimi ,dhe madhështija e tij ishte e butë dhe e qetë ,që përballë gjërave kritike e ruante forcën e mbendshme të shpirtit rugovjan.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen