Historia dhe shkrimi i teksteve të historisë

Histori & Fakte | admin | 20.01.12 | 17:57

Historia dhe tekstet e historisë janë dy gjëra të ndryshme. Historia është shkencë kurse shkrimi i teksteve të historisë është politikë Kjo sepse nxënësve në shkollë fillore është e pamundur t’iu serviresh gjithë faktet historike. Ata nuk do të mësojnë historinë e gjithë kombeve të botës e as gjithë historinë e kombit tonë.

 

Ata do të mësojnë gjëra të përzgjedhura nga tekst shkruesit e historisë. Pikërisht kjo përzgjedhje është politikë. Fakte ka si për periudhën e Skënderbeut (1443-1468) si për Lidhjen e Prizrenit (1878-1881), por cilave fakte do t’u japësh më shumë hapësirë para nxënësve kjo është politikë. Fakt është edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit (16-20.09.1943) edhe Konferenca e Bujanit (30.12.1943-02.01.1944), por perse nxënësit duhet të mësojnë vetëm për Konferencën e Bujanit e jo për të dyja apo edhe vetëm për Lidhjen e Dytë të Prizrenit?

 

Cila ishte politika e tekst-shkuesve të historisë deri më tani dhe cila duhet të jetë në të ardhmen ky duhet të jetë një debat politik i përhershëm ashtu siç duhet të jenë të përhershme debatet për politikat zhvillimore.

 

Tekstet aktuale të historisë disponojnë me sistemin politik dhe orientimet kombëtare

 

Shkrimi i teksteve të historisë në kohën e Enver Hoxhës ishte plotësisht në funksion të sistemit të tij politik. Shkrimi i teksteve të historisë në këtë kohë është krejtësisht në disharmoni me vlerat demokratike dhe interesat kombëtare. Nuk është se tekstet e historisë nuk kanë ndryshuar fare, por ky ndryshim vetëm sa i bënë me qesharake tekstet e historisë. Nuk ka ndryshim thelbësor çfarë është edhe ndryshimi mes sistemit komunist dhe atij demokratik apo çfarë është ndryshimi në kursin kombëtar shqiptar: nga kursi izolacionist në një kurs të tej-hapur ndaj botës.

 

Faktet që na i servirnin tekstshkruesit e historisë në kohën e Enverit sa i përket historisë botërore lidheshin me orientimet e politikës së tij të jashtme. Nxënësit në shkollë fillore dhe të mesme kishin mundësi të mësonin në shkollë për historinë e lashtë kineze e hinduse e egjiptiane, për historinë franceze, greke, ruse e serbe, por shumë pak apo aspak për historinë amerikane, angleze, gjermane, italiane, skandinave, etj.

 

Injorimi i historisë së kombeve mike

 

Kjo, sepse Enver Hoxha miqtë tradicional të shqiptarëve: gjermanët, anglezet e amerikanët i konsideroi armiq dhe anasjelltas, për miq i konsideroi armiqtë tradicionalë.

Nga këto tekste del se kombi gjerman e italian nuk kanë prodhuar gjë tjetër pos nazizmit e fashizmit.

Në tekstet e historisë përmendet pakëz biografia e profetit Muhamed, por jo edhe periudha e ndritur që pasoi paraqitjen e tij në histori.

Periudha e kalifateve e prezantuar si errësirë

Në filmin e historisë që i krijohet një nxënësi të mirë në shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë pas vdekjes së profetit Muhamed pason periudha e errët mesjetare. E vërteta historike është krejt e kundërt: hopi më i madh i zhvillimit njerëzor në të gjitha rrafshet është bërë pikërisht në këtë periudhë. Zhvillimi shkencor, teknologjik, mjekësor, artistik, juridik, ekonomik, moral, kulturor, etj., ka bërë hapin e vet më të madh pikërisht në këtë periudhë.

 

Injorimi i kësaj periudhe nga tekst-shkruesit kosovarë e shqiptarë të historisë i lë mangët nxënësit në shumë fusha.

Derisa nxënësit nga gjithë Evropa kanë dëgjuar për mbretin e lavdishëm Sallahudin Jusuf ibn Ejub (1138-1193), si një shembull i një mbreti luftëtar fisnik me kod moral të luftës, nxënësit në Kosovë e Shqipëri as që kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë emër.

 

Injorimi i historisë së protektorëve tanë

Është jashtëzakonisht jo-falënderuese që nxënësit shqiptarë mësojnë shumë-shumë pak për historinë e Austro-Hungarisë, shtetit që ka krijuar shqiptarët si komb e Shqipërinë si shtet. Të mos flas për atë që derisa politikanët kosovarë kanë plotë gojën Amerikë, nxënësit kosovarë nuk dinë pothuajse asgjë për historinë e Amerikës. E për me tepër nga edukata që e marrin nga këto tekste shkollore thonë se amerikanët nuk janë komb!

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen