Rinia e Kosovës dhe Rinia e Kohës

OP-ED | Dedë Preqi | 16.09.13 | 21:36

Disa tetaje nga madhështia e rinisë kosovare, e cila do të radhitej ndër të parat në rajon dhe Evropë, si rini e shëndoshë në pikëpamje fizike e intelektuale, e cila duke filluar nga mosha 18-25 vjeqare, jep rrezulltate të mjaftueshme të konsiderohet si rinia e përmbushjeve dhe vlerave njerëzore e universale. Por, çka është e rëndësishme të thuhet se, a ka kjo rini hapësirë dhe kushte të punojë e veprojë, siq e meritojnë ata, në rrethin ku jetojnë?

E para nga kjo pikëpamje, reagimet rinore duhej të na dukeshin më të shumta se sa shfaqjet e thjeshta të kushteve të caktuara fizike dhe shoqërore, edhe pse kushtet siq janë të natyrave të ndryshme, mund të japin të kuptosh se rinia kosovare sipas kushteve që ka të pa volitshme, mund të thuhet se kjo rini është e denjë përballë kushteve ekzistuese, të cilët gjejnë mundësi që jetës së tyre ti japin kuptim, përkatësisht mundësinë e sjelljes së lartë morale dhe e njerëzore.

Në pozitën e tanishme që ka rinia kosovare, sidomos me problemin e zgjedhjes së qështjes së pa punësimit, edhe pse shumica e tyre është e pajisur me diploma të ndryshme, por nuk është në gjendje ta shprehë vetëvetën dhe vullnetin në aksionet pozitive, ku arritja e saj e vetme qëndron në përballimin e sfidave të ndryshme në mënyrë të ndershme, që në këtë lloj poezite ajo mundet, të arrijë dhe eskaloj në situata të pa lakmueshme, atëherë, e vërteta është se imazhi i saj është i ndershëm, në krahasim me brengat që e kaplojnë, dhe do të ishte gabim të mendojmë se kësaj ushtrie të fuqishme dhe plot energji, nuk i nevoitet ndihma dhe përkrahja nga shoqëria dhe nistitucionet kosovare.

Duhet ti besojmë rinisë, sepse është energjia dhe forca më e fuqishme e një vendi, e cila do ta mund çdo dogmë të shoqërisë tonë, dhe këto forca kanë elementet e nevojshme për një sukses të demokracisë në Kosovë, e cila me një atmosferë të re dhe pa „bakterie politike“ do të mundësojë që shoqëria e jonë të radhitet në mesin e shoqërive dhe vendeve të zhvilluara të botës, duke i anashkaluar dallimet kombëtare, fetare dhe idelogjike, të cilat e humbasin peshën më të rëndësishme të rinisë tonë, që sot parqitën si therra aty, këtu në Kosovë, me disa grupe ekstremiste me ngjyrosje fetare, me preardhje nga jashta, që nuk i përkasin aspak fetarizmit tradicional të vendit tonë, duke mbjellë vetëm përqarje e plasaritje të panevojshme në mesin e rinisë tonë të shëndoshë dhe në përgjithsi në mesin e shoqërisë tonë kosovare.

Po t’ia hedhësh sytë sot rinisë kosovare, si në vendet rurale, po ashtu edhe në qendrat e qyteteve të Kosovës, në shkolla të ndryshme dhe Universitete, të kënaqët zemra dhe shpirti nga lëvizjet e tyre të mrekullueshme, të cilët zhurmojnë si bletët, duke u përqëndruar sëcili në drejtimin e vet dhe duke u ballafaquar sëcili me kushtet që ka në dispozicion, të mira dhe të dobëta, por angazhimi i tyre rrjedh më tej dhe pa ndërprerë në proceset dhe poret e jetës. Dhe pikërisht në këtë dritë, do të vërehët nga syri kureshtar, një rini e shëndoshë dhe e ngritur në pikpamje fizike e intelektuale, të hollë e të gjatë, të shëndoshë e të lartë, të cilët krijojnë një shteg të ndritur drejtë ardhmërisë së vendit.
Cilat do të jenë mundësitë e tyre objektive dhe subjektive të rinisë kosovare?

-Një mendimtar thotë, për deri sa për individin nuk ka rrugëdalje, për të rinjtë rrugëdalja gjindet. Shikuar në pikpamje optimiste, rinia ka të drejtë të përpiqet që të gjejë shtegdaljen e saj edhe në kushte të pa përshtatshme, por nëse ajo nuk përkrahet nga shoqëria dhe shteti, shpesh herë mund të qaloj në rrugën e vet, sepse asaj mund ti ngjasë edhe ndonjë e pa pritur, dhe brengosjen e saj e nxisin mbi të gjitha, ato që vërejmë në jetën e përditshme. Brengosjen ndaj saj e nxisin edhe disa dokuri mbrenda shoqërisë tonë kosovare, për të cilat mund të flitet dhe debatohet natë e ditë, me të cilat duhej të merrej kryesisht qeveria dhe institucionet përkatëse të vendit, që ajo mos ta humbë vullnetin e saj dhe të largohet nga Kosova, duke menduar se do të gjejë kushte më të mira në ndonjë vend tjetër të Evropës dhe botës.

Ne mund të ushqehemi ende me iluzione dhe fjalë të mëdha, por kjo qeveri, e cila sundon sot, nuk ka programe cilësore, të artikulluara dhe të duhura, që hyjnë në jetën e kësaj rinie, që të ndihmohet dhe përkrahët jeta e tyre, që të arrihet ajo e mundshmja e tyre dhe suksesi progresiv i saj në fushat e ndryshme, si dhe në këtë mënyrë do të fuqizohen programet zhvillimore të rinisë tonë demokratike përmes kapacitetëve dhe resurseve të saja, si mundësi e zhvillimit dhe ndërtimit të hovshëm të shoqërisë dhe vendit tonë në përgjithsi, duke marrë pjesë më shumë në jetën politike, sepse më mirë e përmirësojnë jetën, zhvillimin politik dhe ekonomik, duke i dhënë impuls të ri zhvillimit dhe shoqërisë kosovare.

Shoqëria kosovare dhe shteti i saj, duhet pa tjetër të gjejë kushte dhe të zbatojë politikat e vlerave dhe të inkurajojë rininë, që ajo mos të lihët në mëshirën e kohës, por ti hapën rrugët e saj përmes punësimit dhe kanaleve tjera të inkuadrimit në jetën shoqërore, dhe jo të krijohet hapësirë e pa kufishme e shkollimit të saj, pa ia siguruar vendet e punës, si një metodë që nuk e zgjidh problemin, por e komplikon në mënyrë socio-politike dhe ekonomike, për arsye se ajo është më meritore ndër të gjitha subjektet tjera, e cila do të ishte tabloja e vetme e lumturisë dhe ardhmërisë së vendit, dhe si rrjedhojë, të rinjtë e Kosovës shihen sot në sytë pozitiv dhe të pa njollosur në mesin e shoqërisë tonë.
Rinia e kohës

Rinia e kohës, sidomos në demokracinë perëndimore, organizimi i tyre dhe kushtet qëndrojnë ndryshe, apo më të mira se në vendet tjera të Ballkanit perëndimor dhe problemet e tyre lidhen me jetën e përditshme, ku jeta e të rinjëve në këto vende është më shumë e çfrenuar dhe një pjesë e konsiderueshme vuan nga problemet e alkoolit, drogës dhe përdorimi i narkotikëve, të cilat elemente e çojnë rininë e çdo vendi drejt degradimit të jetës së tyre. Këto elemente të rrezikshme të njerëzimit, siq janë droga dhe alkooli, kanë hyrë dhe po rrezikojnë njerëzit dhe rininë e tërë botës, pa marrë parasysh a janë vende të zhvilluara dhe të pa zhvilluara, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, por shoqëritë dhe vendet e zhvilluara i kanë kushtet më bashkëkohore dhe të fuqishme për zvogëllimin e kësaj tragjedie, përkundrazi në këto vende të zhvilluara të qendrave të ndryshme të perëndimit dhe botës së zhvilluar, nuk po mundet të ndalet hovi dhe rruga e kësaj dokurie të rrezikshme të njerëzimit, e cila vetëm po shtohet e shumohet përditë më të madhe, duke e shkatërruar njerëzimin mbarë, posaqërisht rininë, pjesën më të rëndësishme të ardhmërisë së çdo vendi ku do në botë.

Kryetari i Amerikës Kenedi pati thënë se, ardhmja e Amerikës mund të jetë në rrezik, sepse rinia e saj është shkrirë, e hutuar dhe e thëlluar në epshe, e cila nuk i njeh përgjegjësitë përkatëse dhe shfrenimi i tyre mund të ndikojë keq në gjendjen e tyre shëndetësore dhe shpirtërore. Në vitin 1962, edhe Gorbaçovi theksoi për rininë e Rusisë, se e ardhmja e rinisë së Rusisë është në rrezik , e cila është e dhënë pas alkoolit dhe epsheve tjera që e rrezikojnë të ardhmën e tyre. Poashtu edhe shumë vende tjera perëndimore, sikur që janë Gjermania, Zvicrra, Franca, Austria, Hollanda dhe shumë vende tjera, po mundohen ta ruajnë bilancin e rinisë, sepse kjo shtresë e shoqërisë kërkon përkujdesje të veqantë, kur një numër i madh të rinjësh të këtyre vendeve janë të varur nga droga dhe alkooli.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen