Ku është shteti që lejon të fyhen dhe kërcënohen figurat, krenohet kombi ynë?

Diaspora | admin | 31.10.13 | 17:32

REAGIM PROTESTUES – ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit turk dhe ngjarjeve tjera cenuese ndaj identitetit tonë kombëtar

Drejtuar:
Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga
Parlamentit të Republikës së Kosovës
Qeverisë së Republikës së Kosovës
Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës

Për dijeni:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Partive politike shqiptare ne Maqedoni, Mal të Zi dhe atyre të Kosovës Lindore
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Qeverisë Amerikan dhe Ministrisë se jashtme Amerikane.
Parlamentit Evropian në Bruksel.
Parlamentit, Qeverisë dhe ministrisë së jashtme Gjermane
Të gjitha mediave në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni po edhe në shtypin e mërgatës shqiptare në botë, si edhe atë ndërkombëtar.
Një kopje e këtij reagimi ju është dorëzuar Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart.

Ne si shqiptarë, intelektualë dhe përfaqësues të Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtuttgart të Gjermanisë, në bashkëveprim me bashkësitë tjera të organizuara në klube shoqata dhe organizime tjera në kuadrin e komunitetit shqiptar me vendbanim në Gjermani por edhe ma gjerë ne shtetet perëndimore, shtete të cilat dhanë maksimumin e posaçërisht Gjermania , duke na ofruar strehim dhe përkrahje të pakompormis në mbrojtje të te drejtave tona kombëtare, ndjejmë detyrim moral dhe kombëtar t’ju paralajmërojmë dhe të shprehim revoltën tonë dhe reagojmë mesa vijon:

Këto ditë shefi i qeverise turke Rexhep Taip Erdogan i preokupuar me problemet e mbrendëshme, me revolta dhe pakënaqësi të qytetarisë turke të cilët kanë dalur në mbrojtje të Turqisë moderne e krijuar nga arkitekti dhe politikani me prejardhje shqiptare Qemajl Ataturk. Ai në vizitën e tije të jashtëzakonshme e cila thyen normat zyrtare dhe protokollare qe duhet ti kenë dy shtete sovrane, zbarkoj me 600 veta, pothuajse me mbi gjysma e kabinetit të tij në Kosovë, gjoja për përurimin e një terminali të ri në aeroportin e Prishtinës, përurimi i te cilit u keqpërdor për qëllime tjera. Ai në vend qe me vete të sjell mesazhin e miqësisë solli mesazh urrejtje. Kryeministri i Turqisë vjen në mes të fushatës elektorale dhe nuk besohet të ketë qëlluar rastësi koha kur është vendosur të mbahet kjo ceremoni. Por, siç po shihet qartë, qeveritarët aktual janë në gjendje të dëshpëruar, dhe ndjejnë nevojën për t’i mbështetur dikush në fushatën parazgjedhore me çka bie etika e përzgjedhësve në diskursin politik.

Ky fenomen është një gjë që është duke ndodhur prej kohësh “si shenjë e miqësisë që ekziston mes dy vendeve Turqisë dhe Kosovës”, po sikur kjo miqësi po del në favorin e Turqisë, që Kosovën ta shfrytëzoj si poligon politik dhe me qëllime fetare po edhe një kanal për të kaluar në tregun e shteteve perëndimore përmes Kosovës .

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ekstremizmin ortodoks i cili bashkon Rusinë-Serbinë dhe Greqinë në këtë platformë se ku e dërgoi dhe ku po e dërgon ai sot shtetin amë Shqipërinë. Frika për ketë ka mbërthyer gjithë shoqërinë dhe institucionet e shtetit amë, por jo me pak edhe mbarë opinionin atdhedashës shqiptar qe po shfrytëzojnë klerikët ortodoks grek mbi popullatën autoktone shqiptare. Edhe sot shqiptarët po përballen me një fenomen tjetër të programuara qe moti në kuzhinat e Moskes, Athinës dhe të Beogradit, i cili ka krijuar hapësira shumë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe normalitetin e jetës në shtetin shqiptar. Roli i Kishës Ortodokse Greke është i pranishëm dhe në mënyrë të ftohtë me ideologjinë e saj me frymën helenike e raciste, po depërton dhe manipulon marketing politik në dëm të Shqipërisë, ku e njëjta gjë në kohë paqësore po ndodh edhe me Kosovën pas betejës se përgjakshme qe fituam lirinë. Plane në Beograd dhe Athinë në pretekst të mashtrimeve dhe shantazheve si epilog fetar ortodoksizmi, tani u shkallëzuar edhe ne Stamboll (i koordinuar me qarqe pansllaviste) dhe vendet tjera aziatike me pretekst mashtrimi dhe shantazhimi në profilin propagandistik dhe nxitës të Islamizmit ekstrem ndër shqiptarë!

Ky proces fetar racor u shfaq edhe këto dite me rastin e vizitës se Kryeministrit të Turqisë Erdogan duke na servuar propagandë fetare duke e rrënuar atë kombëtaren duke e nxitur ekstremizmi islamik në Kosovë, e mjerisht edhe në Shqipëri dhe Maqedoni ku banojnë shqiptarët.

Ky fenomen po reflektohet keq në mbar botën shqiptare, që ne shqiptarët e diasporës e ndiejmë të indinjuar veten edhe pranë organeve të shtetit gjerman qe na priti si hallexhi nga terrori dhe dhuna e ushtruar nga pushtuesi serb. Ky popull na shndërroj në miq ma vonë ku nga këto forca të errëta qe kane lëshuar rrënje edhe në shtetet perëndimore po na e prishin imazhin tonë kombëtar shqiptar. Këtë term e fuqizon me bindje të plotë pikërisht edhe rastet e ndryshme, siç është vrasja makabre të ushtarëve amerikan në Frankfurt të Gjermanisë, terroristët shqiptarë qe u zbuluan në Amerikë rasti tjetër sulm ne Bosnje Hercegovine në Ambasadën amerikane etj .Dëshmohet se ekstremizmi ka lëshuar rrënjë në familjen shqiptare e nga e cila po na epet edhe neve një epitet kolektiv si popull ekstremist me pikëpamje islamike dhe gradualisht po e marrim një emër zyrtar si terrorist në vendet perëndimore-shtetete mike qe e kanë ndihmuar luftën e Kosovës, financiarisht, moralisht, po edhe praktikisht në financa materiale, e se fundi edhe me intervenim ushtarak nga e cila po demonstrohet si rrjedhojë e politikës së gabuar të klasës sonë politike. Rasti me rrëqethës është se të rinj shqiptar sot janë mashtruar nga qarqe te caktuara te cilët marrin edhe përfitime të majme, duke rekrutuar mercenarë shqiptar në luftën e Sirisë. Shqipëria, Kosova ,Maqedonia, po ka edhe nga mërgata shqiptare sipas informatave të fundit nga Ministria e punëve të brendshme gjermane 150 shqiptarë janë në rrugë apo janë në front të luftës në Siri vetëm nga Gjermania, Franca dhe Britania. Këto janë argumente të mjaftuara që perëndimorët të na identifikojnë si një popull i dhunës dhe terrorit apo me etikaka tjera popull i pa identitet terrorist dde barbarë !?

-Ata në emrin e fesë dhe te bindjeve të sëmura fetare, kanë kaluar në një ekstremitet të paqartë për popullin tonë, që në emër të demokracisë së tepruar në Kosovë, shfrytëzuan rastin të eskalojnë situatën me rebelim të paarsyeshëm, duke e tensionuar akoma situatën me protesta primitive, të shtyrë nga qarqe të huaja me pretendime të dhënies së një imazhi të keq të vendit, duke trumbetuar për një Kosovë fundamentaliste dhe islamike apo një Shqipëri të tillë. Këto forca të errëta janë të manipuluara nga një aleancë Rusi-Greqi -Serbi, me shtetet arabe dhe shijet paranoike turke që ta ketë një Kosovë myslimane në zemër të Ballkanit. Kjo bandë ekstremiste bën presion në qytetarë e në nxënës që nga mosha 5 vjeçare, duke i torturuar me obligim agjërimi e me veprime tjera fetare, gjë që në shtetet më demokratike konsiderohet si shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe për banda të këtilla ekstremiste mund të hapen dosje për ndjekje penale, ngase fjala është për imponime të kurdisura kundër te drejtave elementare njerëzore dhe të shoqërisë se shendosh shqiptare.

Këta shërbyes të spiunazhit serbo-turko-arab, me rebelimin e tyre po vazhdojnë porositë e kurdisura për futjen e fesë në shkolla dhe universitet. Është fatkeqësi kur në foltoren Parlamentit, shtetit te ri, që pretendon integrim në Evropë, flet deputeti me gjuhën e muxhahedinit dhe mundohet të ve baltë mbi figurat ma të rëndësishme të kombit tonë duke filluar nga ajo e heroit tonë kombëtar Skënderbeut, duke përlyer vizionin e rilindësve për shtet dhe mëvetësi dhe madje duke sharë edhe figurën e humanizmit botëror, që për shqiptarinë është burim drite i pashtershëm, siç është figura e Nenë Terezës. Kur parlamenti keqpërdoret nga njerëz të tille, atëherë motivohen edhe rrugaçët jashtë tij. Për ne është e pafalshme dhe i dënueshëm akti makaber i “këngëtarit” i njohur si Hyseni qe urinon përmendoren e Skënderbeut dhe i njëjti përmes këngës bënë thirrje për xhihad dhe kërcënon me linçimin e figurës me të ndritur te letrave shqiptare, Ismail Kadaresë pa një therë në këmbë. shtohet pyetja vallë ku është ky shteti qe lejon te fyhen dhe kërcohen me jetë figurat me të cilat krenohet dhe u ndërtuar kombi ynë?

Valle kënd e përfaqësojnë këta mercenarë dhe kush do të japë përgjegjësi për ta me kaq brutalizëm e përdhunojnë vlerën e rilindësve, veprimtareve e të gjitha kohërave , gjakun e dëshmoreve ne te gjitha kohërat?!?

Sadoqe këto ngjarje dramatike reflektojnë negativzem te papare, mjerisht kalohen ne heshtje nga institucionet e Shqipërisë, të Kosovës dhe të atyre shqiptare në Maqedoni.

Këto forca antikombëtare qe vijnë nga jashtë, duhet te kthehen atje prej nga kanë ardhur, derisa ato qe vijnë nga brenda vendit duhet të përballen me ligjet pozitive ne fuqi, të cilat dënojnë ekstremizmin dhe të keqen, e ne anën tjetër të lihet i qetë zëri arsyes dhe ndërgjegjes sonë kombëtare.

Ne nuk duhet te lejojmë që këta zëra antikombëtar të rrënojnë tolerancën tonë nderfetare e kultivuar me shekuj si një unikat i botes dhe të tillët të lëndojnë besimin

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen