Humb jeten ne aksident Sokol Olldashi

Analiza & Komente | Rrezore | 21.11.13 | 00:24

(I perditesuar) Deputeti i PD-se Sokol Olldashi ka humbur jeten sonte ne mbremje ne nje aksident rrugor. Mendohet se bashke me Olldashin ka humbur jeten dhe nje person tjeter i paidentifikuar deri me tani. Burime policore te cituara nga News24, Top-channel dhe media te tjera televizive pranojne vdekjen e deputetit Olldashi ndersa deputeti i PD-se, Igli Cara, nga vendngjarja ka konfirmuar për News24 se po bëhet nxjerrja e trupave. Ka dalë trupi i parë, po nxirret trupi i Olldashit.sokol-olldashi-1

Aksidenti i rende është shënuar gjatë orëve të vona të ditës së mërkurë, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë lapidarit të Krrabës, ku një mjet me targa AA 003 HN ka humbur kontrollin prej lagështirës dhe ka dalë nga rruga. Burime nga vendngjarja raportojnë për 2 të plagosur deri më tani, ndërkohë që mjeti raportohet të jetë i deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policore, ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe kreret me te larte te PD-se.

Ende nuk dihet nëse humbja e kontrollit ka ndodhur për shkak të motit të keq, apo ndonjë difekti teknik të automjetit.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen