Atmosferë ngrohëse nga takimi i studentëve shqiptarë në Shtutgard
Diaspora | admin | 05.04.12 | 05:48
Bashkëpunimi me studentët shqiptarë është në nivel, nëse kemi parasysh angazhimet e tyre dhe hapsirën gjeografike qe posedon Gjermania të shpërndarë në fakultete të ndryshme është një kënaqësi , kur llogaritet qe në këto Universitete studiojnë mbi5800 studentë!.
Gjermania zë vendin e tretë në botë sa i përket studiuesve të huaj në ndjekjen e shkollimit të lartë që vijnë nga vendet e ndryshme, me mbi 190.000 studentë të huaj në vit. Shifër kjo e cila është në rritje. Edhe pse me kushte të mira studimi, për shumicën nga ta, ka ende vështirësi. Fati është i njëjtë për të gjithë, e këtë fat e kanë edhe shumë studentë shqiptarë të cilëve u janë hapur dyert në Universitetet më të njohura gjermane. Të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Studentët shqiptarë në Gjermani përbëjnë strukturën më të integruar shqiptare në shoqërinë gjermane, gjë që tek opinioni i vendit vlerësohet pozitivisht. Nëse studentëve shqiptarë, të cilët kryesisht janë të orientuar në qytetet kryesore si Berlini, Hamburgu, Munihu, Shtutgarti, Hannoveri, Dyseldorfi, Këllni etj, ata janë të shpërndarë edhe në shkolla të larta në qytete tjera qe nuk posedojnë universitete . Sot në këto universitete ndjekin shkollimin e lartë dhe atë universitar rreth 5.800 student .Bashkëpunimi mes studentëve shqiptarë është në rritje e sipër dhe në nivel, nëse kemi parasysh angazhimet e tyre ne takime te ndryshme anembanë Gjermanisë.
Një atmosferë e tillë ishte edhe me datën 30.03.2012 në një takim të organizuar në Shtutgard nga një grup studentësh shqiptarë që studiojnë në Universitetin e Shtutgardit përkatësisht në universitetin e Tubingenit në Gjermani. Në organizimin e këtij takimi ishin iniciator grupi nga Artan Mirdita, Arta Dibrani,Kreshnik Mustafa, dhe Pajtim Shkreli të cilët u përkujdesën për sigurimin e sallës muzikës dhe ushqimeve .Qysh në hyrje të objektit u vërente një atmosfere shumë e ngrohtë në mes studentëve, qe kishin ardhur për të kremtuar e festuar rreth këtij takimi miqësor e shoqëror me muzikë ,tradita dhe ushqime tradicionale shqiptare.
Foto e përbashkët e një grupi studentësh nga Rreze Hyseni, Abelinda Zogaj,Artan Mirdita ,Blerta Xh, Festim Haziri,Arta Dibrani ,Edona Hyseni,Egzon Haxhiaj,Blina Simica,Abnis Toplana ,Besim Aliaj,Besart Simica Trina Ademi etj, pas përfundimit të takimit të datës 30.03.2012 në Shtutgard!
Ajo që u përjetua nga mesi i dhjetëra e dhjetëra studenteve dhe studentëve shqiptarë, ishte pokies jo vetëm një përjetim i këndshëm ,por edhe një dëshmi e rritjes se shtresës ma te mirë të vetëdijes, se aty ku sundon vetëdija aty qëndron edhe ardhmëria , kultura dhe vlerat e atij kombi. Ky bashkëpunim dhe këso takimesh janë pasqyrë e ngritjes se vetëdijes qe përmes këtyre takimeve të ruhet dhe ngjeshët arti kultura , muzika dhe identiteti kombëtar, qe mund të llogaritet se koha e fundit është duke shkuar me hapa të shpejt në rritjen e intelektualëve. Në shumë institucione gjermane i gjen sot shqiptarët duke punuar dhe vepruar në nivele akademike e intelektuale, gjë qe në të ardhmen konsiderohet të jetë një armë e forte për mërgatën shqiptare në Gjermani.
Madje tash, e sa vite nga vetë studentët shqiptarë të Universitetit të ndryshme gjermane organizohen takime të ngjashme në kuadrin e shoqatave të studentëve shqiptarë janë pararojë dhe udhërrëfim i gjeneratës së ma vonshme.
Bisedat e këtij takimi u dëgjonin të përzemërta e kolegjiale më tepër m tematikë profesional ,me sy nga e ardhmja, për vështirësitë dhe arritjet në lëmin e studimeve të tyre,në degët e ndryshme shkencore, madje edhe të atyre më deficitare.
Ajo që i bashkon edhe më shumë këta studentë është sidomos modestia, afria dhe mos inferioriteti,qe dominonte kultura e tyre në mes vete. Në takim vlen te ceket, qe as një qytetar nuk kishte depërtuar pos studentëve qe me rigorozitet , takimit i dhanë petkun e njerëzve të kulturës, artit, shkencës dhe muzikës shqiptare.
Ajo që ra në sy ishte prania e madhe e femrave studente shqiptare, thuaja se 50:50,çka tregon transformimin e madh të shoqërisë shqiptare në mërgatën tonë, me një emancipim ku nga viti në vit po shtohet numri i studenteve shqiptare, nga të cilat mjaft prej tyre kanë diplomuar,magjistruar e disa nga to edhe kanë doktoruar ne lëmi të ndryshme!
Ishte një organizim qe shpirt i dhanë Artan Mirdita me grupin e lartpërmendur si ide e këtyre studentëve, gjë qe i afruan atë natë mbi 170 student nga e gjithë Gjermania nga Hamburgu i lart Berlini, Munihu, Duseldorfi, Frankfurti etj. Ishte një organizim i shkëlqyeshëm,por edhe zemërgjerë ,mikpritës përplot bujari dhe modesti . Atmosfera u bë edhe më ngazëlluese me vallëzime të përbashkëta me një petk të stolisur me simbole kombëtare, si dëshmi unitet,traditë dhe ecje me hapa nga një ardhmëri më e mirë dhe më e sigurt dhe shpresëdhënëse, që mbështetet në rend të parë në shkencë, kulturë, art dhe dituri.
Reportazh Prill 2012 Shutgard
Komente