Përralla e shqipes

Analiza & Komente | admin | 28.04.12 | 09:19

Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes që po luente me gjarpnin e mbytun. Por gjarpni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe báni me pickue zogun. N’at çast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoj mbi krye zhurmën e krahëve të shqipes.

“Pse ma grabite foshnjen?“, thirri shqipja.

„Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpni që ti nuk e kishe mbytë“, përgjegji djaloshi.

„Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krehëve të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!“

I riu ia dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte bá burrë. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit.

Ndër të gjitha këto vepra shqipja e printe dhe e drejtonte. I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai u quejt Shqiptar, që do me thánë „bir i shqipes“ , dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë „Vendi i Shqipeve.“

Shqiponja dhe njeriu

Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t’i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet. Dhelpra e pa këtë e i tha:

Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që most ë zërë prapë dhe mos t’i shkulë prapë krahët.

Porosia: Mirëbërësit duhet t’i kthehet e mira, kurse prej të këqinjve duhet ruajtur.

Shqiponja , sorra dhe bariu

Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë dhe rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por iu ngatërruan kthetrat në bashën e leshit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët. Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje , ia çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë zogu mund të ishte ai, bariu tha:

Ma sa e di unë, sigurisht – sorrë, por siç kishte për të dashur ajo vetë – shqiponjë.

Perralla e shqipes

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen