Dhuratat e evropës shumë të tharta
Diaspora | Dedë Preqi | 20.05.12 | 12:08
Bazuar në përvojat e përditshme politike BE-ja, nuk po e tregon vullnetin e saj politik të qëndrueshëm ndaj kërkesave të qytetarëve të Kosovës, të cilët me një fjalë tjetër ,kanë mbetë rob të izoluar të këtyre politikave, apo kurthave të ngjajshme, që po zhvillohen në disfavor të tyre.
Është shumë absurde nëse flitet për zhvillimet e gjithmbarshme evropiane dhe integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në gjirin e saj, duke e mos përfshirë edhe Kosovën si pjesë integrale dhe shtetin më të ri të saj, por jo, po ecët në të kundërtën e këtij vendi dhe shteti të ri, duke i përkrahë më shumë vendet kryeneqe, të cilat kanë dominuar dhe shtypur popujt tjerë dhe fqinjët e tyre, siq është Serbija.
Është shumë i prekshëm fati i qytetarëve të Kosovës, të cilët i mbajnë sy e veshë nga Evropa,të cilët kurrë nuk i kundërshtuan ligjet e saja dhe sot, këta qytetarë nuk mundin të lëvizin lirshëm nëpër shtatin e saj, ndërsa Serbija dhe qytetarët e saj janë në kundërshtim të saj dhe protestojnë kundër integrimëve evropiane,dhe Evropa i hap krahët duke i mirëpritur, sikur ata të ishin „engjuj“.
Qeverija e Kosovës dhe kryeministri i saj, disa herë lëshuan pe ndaj Serbisë,jo vetëm me „rezulutën 1244 dhe „fusnotë“,por edhe më të tjera elemente të cilat bien ndesh me të ardhmën e Kosovës, sepse ishin të trysnuar nga Evropa, duke i premtuar Kosovës „dhurata“, që në të kundërtën ato dhurata,po dalin shumë të tharta, edhe fare pa shije, sepse Kosovës jo që po i thartohën dhëmbët,por po i vërbohet edhe të pamurit e saj. Edhe pse BE-ja, kërkon që Kosova të vazhdojë bisedimet me Serbibnë, njëherit të bisedojë edhe me serbët e veriut, por ç‘farë bisedime dhe marrëveshje mund të ketë me ata njerëz, të cilët nuk përfillin as një lloj marrëveshje, por sjellën si arrogantë dhe deri në skaj kriminel të përbetuar millosheviqian.
Kosova si shtet i pavarur dhe „sovran“,në bisedimet e më hershme me Serbinë, deri më sot asgjë nuk ka përfituar,edhe pse Evropa i ka premtuar Kosovës „dhurata“, të cilat dhurata po rrezulltojnë si „kurtha“, sepse domëthënja e tyre ka të bëjë më shumë me ndarjen ,apo copëtimin e trojeve të Kosovës, ndërsa Serbia po i afrohet ditë përditë Evropës, përmes Kosovës. Kosova kohën e fundit shumë pak po avansohet dhe përfshihet në proceset e integrimit evropian dhe në liberalizimin e vizave, ndërsa Beogradi, duke parë lëvizjen e Evropës karshi Kosovës,po ndjehët krenar,më atë që bëri dje ndaj popujve të Ballkanit, gjenocid të pa parë ,që pas Luftës së Dytë Botërore. Beogradi si shtytës dhe mbajtës peng i serbëve të veriut, të cilët po i përdor si vegla politike dhe strategjike kundër shtetit të Kosovës, as që heqë dorë nga politikat e saja hegjemoniste dhe shofeniste.
Diplomacia dhe mentaliteti serb ndaj Kosovës, është i njejtë sikur në kohën e Millosheviqit, dhe nuk ka ndryshuar as një hap kursi i tyre politik. Në qoftëse Evropa nuk e ka në agjendën e saj një plan „paqësor“,dhe e cila nuk i bënë trysni Serbisë, problemet e Ballkanit kurrë nuk do të përfundojnë,posaqërisht nuk do të ketë paqë në mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe Bashkësija Ndërkombëtare rrolin e saj politik duhet ta luaj më qartë dhe më serioz në zgjedhjen e qështjes së Kosovës, dhe ti eliminoj këto gracka politike ndërmjet këtyre dy vendeve, si qështje të vjetra historike dhe fqinjësore. Populli shqiptarë është ndër popujt më të durueshëm dhe më të qëndrueshëm ndër popujt e botës, i cili derdhi lumenj gjaku me shekuj për të drejtat e veta dhe për ti mbrojtur trojet e tyre nga bishat gjakpirse otomane dhe sllave.
Komente