Pedagogët ‚Zejnije dhe Zeqir Asllani‘ rrezatojnë dritë e dituri për sot e për të ardhmen

Reportazhe | admin | 29.07.12 | 18:45

Intervistë ekskluzive me mësuesit e Shkollës Shqipe në Shtutgart të Gjermanisë
Do ti shkruaj pak fjalë për një çiftë bashkëshortor, intelektualë, pedagog, atdhetarë, humanist, mësues por mbi të gjitha njerëz. Për ta kamë dashur të shkruaja dikur kur punoja në një gazetë bashkatdhetarësh, pasi që për të shkruar për këta mësuesë, edukues, dhe arsimtarë të dalluar më pat propozuar nëse nuk gaboj..! Aktivisti i dalluar i çështjes sonë kombëtare z. Xhafer Leci, dhe themeluesi i Portalit informativ “KosovariMedia” z. Muhamet Hoxhaj. Shumë herë i thirrja në telefonin fiks dhe ate mobil, por nuk mund të vënja kontakte me ta. Më duket se ishte dita e 5 qershorit kur unë bisedova me z. Zeqir Asllani, për kohën dhe vendin për tu takuar me te. Por edhe pas telefonatës vijuese e patëm lënë këtë punë…Tash do të shkruaj diç. Jo pse jam takuar me të, por i befasur me sukseset e tyre, Por për këtë s’po e zgjas sepse më duket se ngatërroj gjëra pa nevojë. Një vizitë e shkurtë tek çifti bashkëshortor, mësuesi z. Zeqir Asllani e mësuesës, z. Zejnije Asllani. Këto dy mësuesë të thjeshtë por të aftë dhe të dashurë i takuam në Shtuttgart të Gjermanisë. Këta intelektualë të mençur e të urtë, edukatorë, mësuesë, patriotë, bashkëshortë të mirë (Zeqir Asllani e Zejnije Asllani) që po sakrifikojnë edhe jetën e tyre duke punuar me vetmohim pa kursyer asgjë, me sakrifica e në vështirësi për edukimin e brezave te tërë të fëmijëve që po rritën në mërgim- Shtuttgart të Gjermanisë. Me shembullin e veprën e tyre, këta po rezatojnë dritë e dituri për sot e për të ardhmen.

Ata ecin çdo mënjgjes rrugëve të këtij metrpoli Europian e pa mbarim të jetës në qytetin e dashur të Shtuttgartit, duke i përshendetur gati të gjithë kalimtarët nga te dy krahët, pa dallim moshe, e nga një herë ata (bashkëshortë) ndalen për t’i takuar e përgëzuar, për sukseset e arritura si në shkollën shqipe, aktivitete kulturore, sportive, ndertimin e urave të reja me palën gjermane, etj etj. Këtë punë e bëjnë ata çdo ditë mësimi-pune.., ose në shkollën shqipe apo aksione të ndryshme kulturore, sportive, arsimore (kuize diturisë).
Ata janë gjithnjë .., kudo në rrugë, bisedojnë me fëmijët-nxënësit e tyre…. Flokët kanë filluar të ju zbardhen.., por ato tregojne fisnikëri, pasi zemrat e tyre janë të mëdha e mendja gjithnjë e freskët. Këta bashkëshortë gjithënjë do të mbetën si pishtarë, një shembull i madh frymëzimi, për optimizmin që i karakterizon për të sotmen por edhe për të ardhmen edhe kur ajo duket e vështirë në horizont. Dhe pastaj një jetë që rrjedh brez pas brezi, gjeneratë pas gjenerate. Të dy këta mësuesë të shkollës plotësuese shqipe, na pritën me buzëqeshje dhe gëzim. Që nga ditët e para kur filluam të ushtrojmë detyrën e mësuesit thonë këta bashkëshortë jemi betuar se deri në vdekje do të orvatemi që ta kryejmë këtë detyrë me suksesë thonë njëzëri. Deri sa ne ndërruam ca fjalë përshëndetëse me z. Zeqir, bashkëshortja e tij Zejnija, na solli kafet e pjekura në xhezve. Si në Kosovë, ponjashtu edhe këtu në diasporë kemi punuar e do të punojmë akoma edhe falas vetëm e vetëm që ti mbrojmë fëmijët nga asimilimi. E që nga viti i parë kur fillova të ushtroja detyrën e arsimtarit, thotë Zeqiri, pos mundit e djersës për mirëvajtjen e sistemit arsimor nuk kishte marrë asnjë pagë. Dhe të tjerët që kanë shkruar për shembullin e mësuesit duket se mezi që kanë marrë ndonjë fjali të tij për ta argumentuar atë që thonë. Dikush e ka intervistuar në mënyrë spontane, rastësisht me dashje. Sepse ky qift bashkëshortor është modest. Këta thonë ne nuk duan të na përmendet emri në shtypë apo televizion..,, Unë qeshem pak dhe i themë; Po unë kamë biseduar me shumë ”aktivist”, ”atdhetarë”.., etj. për të cilët kamë shkruar.., por nga rasti i fundit kur u mbajtë Akademia Përkujtimore kushtuar 30- vjetorit të rënjes së martirëve të kombit; Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka.., që u mbajtë në Koblencë të Gjermanisë jamë i zhgënjyer (dhe nuk i besoj askujt) posë dëshmive dhe fakteve. Dhe duke e ndjerë këtë si obligim që unë ja kisha dhënë vehtes, në xhepin e këmishës sime mbaja magnetofonin i cili inçizonte bisedën tonë. Ne gazetarët shkruajmë “Bëjmë një gjë të drejtë dhe të vërtetë: që të triumfojnë forcat e arsyes në kuptim proracional të kësaj jete dhe për përforcimin e paqes. Ky çiftë bashkëshortor thonë se e donë frymën e Rilindjes Kombëtare. Thonë se e frymëzojnë veprat e Hasan Prishtinës, Migjenit, Faik Konicës, etj. Prandaj edhe ne të gjitha ato fjalë, mirënjohje, kupa, e diploma të cilat ai i ruante në vitrinat e tij, pamë me sytë tanë u bindëm se qenkan të vërteta dhe të sakëta, prandaj për një qastë e thyem atë bindjen tone se të gjithë mërgimtarët, apo të gjithë; mësuesit, gazetarët, historianët, etj, flasin rrejshëm.

Intervistoi: Ramiz DËRMAKU / Fotot: Muhamet Hoxhaj
Bota sot: Kush është Zeqir Asllani?
Z.Asllani: Ka lindur me 05.10.1965. në fshatin Sharban, komuna e Prishtinës (malësi e gollakut). Zeqir Asllani rrjedhë prej një familje të mesme fshatare por e përkushtuar për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Shkollën fillore e kreu në fshat. Shkollën e mesme Zeqiri e mbaroi në Gjimnazin „Sami Frashëri“ (dikur Ivo Llolla Ribar) në Prishtinë. Në vitin 1986/87, u regjistrua në Univerzitetin e Prishtinës pra në Fakultetin Filologjikë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ishte një konkurrencë e madhe për të fituar një index gjatë atyre viteve. Jeta studentore, ka vështirësitë e veta, por në anën tjetër është koha më e mirë, është jeta më e lumtur për një student. Studimet i kreu me 01.07.1991 dhe diplomoi tek Profesori i nderuar Dr.Fadil Raka (tani i ndjer, i cili ka vdekur para disa muajsh).
Pas diplomimit, punoi si arsimtarë pranë shkollës fillore të fshatit „Nexhmi Mustafa“, Rexhep Rexha. Unë ftesën, e pranova me gëzim të madhë, edhe pse gjatë asaj kohe arsimtarët nuk stimuloheshin materialisht nga regjimi barbarë serbë. Ishte kënaqësi të punosh me nxënës edhe pse nuk merrnim paga mujore.
Fshati Sharban, është një fshat i vogël piktoresk, i cili shtrihet në afërsi të vargmaleve të gollakut, ka një pamje të bukur natyrore, i përshtatshëm edhe për kullosat e blegtorisë. Nga malet e fshatit ka burimin edhe lumi i cili i shton bukurinë fshatit në peisazhin i cili tërheq edhe vizitorët për të kaluar kohën në natyrë dhe ajër të pastër.

Z.Asllani: Ende edhe sot e kësaj dite i ruaj kujtimet e freskëta për jetën time në fshatin e lindjes. Para luftës fshati numronte mbi 120 shtëpi, fshatarët bëjnë një jetë modeste, bukën e gojës fshatarët e siguronin nga puna e tyre e përditshme dhe ishin të kënaqur. Për zhvillimin e blegtorisë, bagëtisë kishte kullosa të mjaftueshme, Ujin e pijshëm e siguronim nga krojet e fshatit. Në fshat kishim shkollën fillore dhe shtëpinë e shëndetit e cila i plotësonte kushtet për nevojat e fshatarëve; autobusi qarkullonte për çdo ditë nga fshati në qytet, ku nxënësit dhe punëtorët kurrë nuk vonoheshin për shkollë apo punëtorët për punë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Po shkollën fillore kam mbaruar në fshatin e lindjes, më kujtohet kur isha në klasën e pestë, në shkollën tonë funksiononte grupi recital i shkollës, ai për vallëzim dhe këndim. Ishte një kënaqësi e veçantë kur kremtonim ditën e shkollës, festën e flamurit, etj.Bota sot: Na përshkruani pak jetën tuaj si fëmijë në fshatin e lindjes?
Bota sot: Pasë diplomimit ku punuat dhe çka punuat?
Z.Asllani: Pas diplomimit, mua më ftoi drejtori i shkollës fillore „Nexhmi Mustafa“ Rexhep Rexha, që të punoj si arsimtar pranë shkollës së fshatit. Unë ftesën, e pranova me gëzim të madhë, edhe pse gjatë asaj kohe arsimtarët nuk stimuloheshin materialishtë nga regjimi barbarë serbë kënaqësi edhe përkundër që nuk kishte pagë mujore.

Bota sot: Na përshkruani momentin kur ju morët ditarin për herë të parë në dorë dhe shkuat para nxënësve?
Z.Asllani: Ndihesha mjaft krenar, arsyeja ishte shumë e thjesht: Të kontribosh për popullin tënd të përvuajtur nëpër shekuj në momentin kur çdo gjë ishte ngulfatur nga represioni i atëhershëm serb, është një nder i veçantë për një të ri i posa diplomuar. Isha i emocionuar kur hyra në orën e parë të mësimit sepse pikërisht në klasën kur edhe unë isha ulur për herë të parë në bankat shkollore. Por tani në një rol krejt tjetër. Kisha emocione dhe më pikonin lotët nga sytë…
Bota sot: Si ju priti kolektivi?
Z.Asllani: Po t´iu them të vërteten të gjithë kolegët (që dikur ishin arsimtarët e mi) tani ishin shokë tëmi. Ata më pritën shumë mirë.
Bota sot: Ju në vitin 1995 u larguat nga Kosova çka ju shtyri?
Z.Asllani: Si të gjithë shqiptarët tjerë që ishin të larguar nga puna, si dhe dhuna e vazhdueshme e cila nuk kishte të ndalur edhe ne ishim në mesin e tyre, që nuk frymonim lirshëm, por nuk u kursyem as nga presioni i vazhdueshëm i cili kishte një qëllim të caktuar largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore dhe realizimin e planeve famëkeqe serbo-sllave.

Bota sot: z.Asllani na tregoni tani për fshatin e shkollën tuaj të lindjes pas luftës?
Z. Asllani: Po gjatë kohës së luftës është djegur po thuaj i tërë fshati mbi 90%, dhe ishte shkatërruar edhe shkolla. Fshati tani numëron një numër të vogël shtëpish, janë shpërngulur të gjithë banorët në qytet, me keqardhje e them tani i ngjan një fshati të boshatisur.
Bota sot: Kur arritët në Gjermani si e gjetët organizimin e mërgatës shqiptare?
Z. Asllani: Mërgata shqiptare ishte ajo që është edhe sot e kësaj dite, çdo herë me mendje dhe zemër të drejtuar kah vendlindja. Malli për atdheun nuk shuhet kurrë, kudo që të shkosh shqiptarët kanë një hall të përbashkët për vendlindjen e tyre.
Bota sot: Na tregoni, çka ju shtyri që edhe këtu në Gjermani të kyçeni në shkollën shqipe?
Z.Asllani: Të punosh si mësimdhënës në shkollën shqipe në vendlindje, është një privilegj, por të punosh këtu në mërgim ka peshë të dyfishtë për shqiptarin mërgimtar. Qëllimi i shkollës shqipe është, që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën, t´a ruajmë, historinë, kulturën dhe traditat tona Kombëtare sepse përndryshe po na troket në derë rreziku i asimilimit të fëmijëve tanë. Fëmijët tanë janë të mrekullueshëm, këtu në mërgim, të gjithë kanë treguar rezultate të mira në shkollën gjermane. Prandaj ne kemi obligim moral dhe Kombëtar, që të kenë rastin, përmes shkollës shqipe të mësojnë për prejardhjen e prindërve të tyre, për historinë, kulturën, traditat dhe të u shtohet dashuria ndaj vendlindjes, të cilët shumë rrallë po e vizitojnë vendlindjen atdheun-Kosovën.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen