Kremtimi i 20 vjetorit te Sh.K.Sh.“Kadri Zeka“

Diaspora | admin | 27.09.12 | 20:05

Në kremtimin e kësaj feste të madhe.Në këtë mbrëmje muarën pjesë qindra bashkëatdhetarë tanë.  Mërgimtarët e këtij lokaliteti me rrethinë atë ditë ishin të gëzuar dhe kishin arësye të gëzohen sepse SHKSH-re“Kadri Zeka“, falë punës së kryesisë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj arriti në piedestalin më të lartë; si në ruajtjen e Gjuhës, kulturës, Historisë, traditës, pastaj ajo rëndësi të madhe i kushtoi ndihmimit të atdheut dhe internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare. Shoqata, ishte qendër apo themi një qerdhe e ngrohtë ku takoheshin mërgimtarët tanë, shkëmbenin mendime dhe bisedonin për gjendjen e vështirë ne të cilën kalonte populli shqiptarë , nën diktaturën fashiste serbe. Pra thënë shkurtë kjo shoqatë kreu me mjaftë sukses amanetin e martirit të kombit z. Kadri Zeka.

Manifestimi u hapë me këndimin e himnit kombëtar.

Moderatoret  Valesa  Asllani dhe Saranda Elezaj, nxënëse të shkollës shqipe“Migjeni“ në Stuttgart,edhe pse për nga mosha dhe përvoja ishin të reja, ato shkelqyen para publikut, sikur të kishin një përvoj të gjatë në këtë lami.

Në fillim Valesa Asllani i ftoi të pranishmit që ti nderojnë me një minutë heshtje të gjithë martirët e lirisë, të cilët flijuan jetën për çlirimin e Kosovës.

Pas kësaj përshëndetje, moderatorja Valesa Asllani, ftoi grupin vallëzues“të shkollës shqipe“MIGJENI“ të prezentohet me një valle shqiptare nga trevat tona shqiptare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i SHKSH-së, z. Taxhidin Bakiu, përshëndeti të pranishmit si dhe familjet e heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.

Ai përshëndeti edhe veprimtarët e çështjes kombëtare:

Hasan Qyqalla, Kryetar i Lidhjes së Shkimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani,

Tefik Ramadani, ish i burgosur politik, veprimtar, publicist dhe përfaqësues i Këshillit për të Drejtat e të Huajve në Mannheim,Ramiz Dërmaku, ish i burgosur politik, veprimtar, dhe gazetar,

Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, veprimtar, publicist dhe antarë i

Lidhjes së Shkimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjerman

Nami Ramadanin, bashkëveprimtar i vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Kolë Merturi bashkpjesëmarrës në demonstrata me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka,

  • Faredin Emërllahu, veprimtar dhe kryetar i parë i Shoqatës“Kadri Zeka,
  • Zef Prenka, veprimtar dhe Adminstrator i portalit ”Rrezore”
  • Muhamet Hoxhaj, veprimtar dhe drejtues i Revistës elektronike „Kosovari Media”,
  • Nue Lekaj, veprimtar i çështjes kombëtare,
  • Arsimtarët e shkollësh shqipe nga Göppingen-i, Magjistër Mazllum Hasimja ish mësimdhanës në Univerzitetin e Prishtinë-s dhe Sylë Syla,
  • Përfaqësuesit e Klubeve, dhe shoqatave me delegacione:
  • Skënderbeg Klaiqi-n, Kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Klubeve, shoqatave dhe shoqërive për Republikën e Baden Württemberg-ut,
  • Jahja Gashi, Kryetar i Shoqatës, „Nëna Terezë“në Göppingen,
  • Afrim Sylejmani, Kryetar i Shoqatës, „Bardhosh Gërvalla“në Ludwigsburg,
  • Vitor Spaqi, Kryetar i „Qendrës Kulturore Shqiptare”, në Stuttgart.
  • Abaz Imeri, Kryetar i Këshillit Organizativ në Heilbronn.
  • Arben Berisha, kryetar i Klubit fudbollistik, “ Kosova” në Bernhausen,
  • Sheremet Pantina , Kryetar i Shoqatës,”Iliria“ në Heidelberg,
  • Hazir Beqaj , Kryetar i Shoqatës,” Malësia” në Hechingen,
  • Besim Prenqi, Kryetar, Halil Zemaj sekretar dhe Ibrahim Ukëhaxhaj, nga Shoqata, „Atdheu“në Schwäbisch Gmünd,

Këtë mbrëmje festive e madhështoi , Ansambli i valleve shqipe ´´MIGJEN´´nga Stuttgarti,si dhe grupi recitues i nxënësve  të arsimtarëve Zejnie dhe Zeqir Asllani, nga shkolla shqipe “Migjeni”Stuttgart dhe ´´Shpresa´´nga Ruiti . Kurse pjesa e dytë e programit ishte rezervuar për këngëtarët Bujar Osaj, Suzana Jashanica dhe instrumentistët vëllazërit Gjocaj.

Letra-telegrame përgëzimesh kishin arrtur edhe nga; ministri i Diasporës Zt. Ibrahim Makolli,

Zëvendës Ministri i Punëve të Mbrendshme të Republikës së Kosovës, zt. Izmi Zeka, nip i Kadri Zekës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin zt.Skënder Xhakaliu, Ambasadori i Shqipërisë në Moskë zt.Sokol Gjoka, cili vite më parë ka qenë musafirë në tubimet tona, nga Ambasadori i Shqipërisë në Bern të Zvicrës, zt.Mehmet Elezi, nga Konsulli i Kosovës në Stuttgart, zt. Faket Kajtazi, nga ish e fejuara e Kadri Zekës, zonja Saime Isufi, nga Kryetari i Shoqatës “Isa Boletini” në Sindelfingen, zt. Brahim Halimi, etj.

Në foltore  u paraqitë veprimtari i vjetër zotri Xhafer Leci, kryetar nderi i shoqatës, cili paraqiti raportin e punës dhe veprimtarisë 20-të vjeçare të shoqatës.

Vlen të përmendim se në kuadër të veprimtarisë së shoqatës “Kadri Zeka” për pos ndihmave për veshmathje… mërgimtarët kishin grumbulluar 1 175 909 DM, për shëndetësinë, arsimin dhe luftën e fundit çlirimtare në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe në Maqedoni.

Raportin finaciar… Do e paraqesim komplet në shkrimet tona të radhës.

Ndërkohë fjalën e mori kryetari i parë i SHKSH-re“Kadri Zeka“ z. Faredin Emërllahu. , i cili i informoi të pranishmit për punën, sukseset dhe sfidat ne të cilat u ndeshë SHKSH-re,“Kadri Zeka“ me seli në Nürtingen gjatë kohës sa ai ishte kryetar.

Në foltore u praqiten me recitime;

Hasan Qyqylla,recitoj poezinë ”Grushti i Dhimbjes”,

Ramiz Dërmaku, recitoj poezinë ”MARTIRËVE TË LIRISË”

Diskutuan;

Tefik Ramadani,
Skënderbeg Klaiqi
Vitor Spaqi,
Asllan Dibrani

Mëpasë z. Xhafer Leci,  lëshoi një audiokasetë orgjinale të demonstratës së parë të mbajtur në prill të vitit 1981 në Bern të Zvicrës,

dhe në Frankfurt të Gjermanisë, ku dëgjohej zëri i fjalimit të Kadri Zekës. Ndërsa, nga protestuesit dëgjohej brohoritja; Kosovë Republik,

Ja vdekje ja liri! Duke dëgjuar zërin e Kadri Zekës dhe brohoritjet e protestuesve në shenjë respekti të gjithë të pranishmit u ngitën në këmb.

Në shenjë respekti për kontributin e tyre kombëtar, Mirnjohje ju ndanë:

Familjes Kadri Zeka,
Zonjës Saime Isufi ish e fejuara e kadri zekës,
Familjes Gërvalla,
Zotit Hasan Malaj,
Zotit Hafiz Gagica,
Zotit Faredin Emërllahu,
Dhe të ndjerit zotit Qemajl Morina.

Këtë kremte e bënë edhe më madhështore grupi i recituesëve, dhe ai i valltarëve nga shkolla shqipe”Migjeni” në Shttutgart udhëhequr nga qifti bashkëshortor , intelektualët, mësuesja Zejnije dhe mësuesi Zeqir Asllani. Të shkruash për këtë kremte e mos të shkruash për punën dhe sukseset e dy bashkëshortëve, dy intelektualëve, dy mësuesëve, të denjë të diasporës sonë do të bëshë një mëkat. Këta dy bashkëshortë siq po shihet me të gjitha forcat e tyre morale, materiale, fizike, e intelektuale ju kanë përkushtuar çështjes kombëtare. Si shumë herë edhe kësaj radhe këta shkëlqyen me programin kulturor, recitues e vallëzues. Këta dy ntelektualë për çdo ditë s’bashku me nxënësit e tyre pos sukseseve në arsim ata rezultate inkurajuese po arrijnë edhe në ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë, kulturës, sportit , traditave si dhe shtimin e dashurisë ndaj atdheut .

Ne gjatë kohës së pushimit shfrytëzuam rastin për ti marrë opinionin e zonjës Zejnije; . Në momentin kur kemi kërkuar të ushtrojmë detyrën e mësuesit- ses në diasporë e kemi ditur se kjo punë ka përgjegjësi, mundë, djersë, sakrifica,. batica e zbatica, momente të lumtura dhe të hidhura.., mirëpo ne ato i kemi kaluar (e do ti kalojmë edhe ne të ardhmen) me nderë e respekt shtonë mësuesja,Zejnie. Ne për edukimin,arsimimin dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi nuk kursejmë asgjë. Dhe kokën e kthen nga nxënësat ! Ne e kemi ditur se puna jonë nuk stimulohet por dashuria ndaj punës, profesionit dhe dëshira për t´i edukuar, arsimuar dhe mbrojtur fëmijët nga asimilimi , është mbi të gjitha. Të gjithë e dinë se ardhmëria  e kombit mvaret prej rinisë.., prandaj ne punojmë pa u lodhur. Me interesim të madhë u pritën recitimet, këngët dhe vallet e nxënësve,

Vallet e interpretuara aq bukur nga nxënësit e ndezën atmosferën në sallë.Tek një pjesë e mërgimtarëve tanë shkaktuan emocione, mallë dhe lotë.. Nxënësit e shkollave shqipe“Migjeni“ nga Stuttgarti, pas çdo recitimi apo luajtjes së valleve, publiku filloi t´i përcjellë me duarëtrokitje. Kjo ishte edhe një dëshmi se aty ku punohet me vullnet nderë e përkushtim aty nuk mungojnë edhe sukseset

Nxënësit u prezantuan me vallet nga trevat tona shqiptare.

Grupi recitues u paraqit me pozinë: „Trojet etnike shqiptare“

Në përbërje:

Adrian Zylfijaj, Saranda Elezaj, Lumturije Osmani, Leonora Osmani, Rina Osmani, Kaltrina Elezaj, Kosovare Kastrati, Valdrin Asllani si dhe Valesa Asllani

Më pastaj në skenë u paraqiten:

Drin Shabani me poemen kosovare „Jam Shqiptar, Kosovar“ u prit dhe u përcoll me duartrokitje të gjata në sallë.

Saranda Elezaj me monologun „Për flamurin kombëtar“

Valdrin Asllani me monologun “ Dheu i Kosovës“. Ponjashtu aktori i ri i befasoi me monologun kushtuar dëshmorëve të lirisë. Ai me zërin e tij magjepsi të gjithë në sallë. Sukseset, interpretimi, recitimi, lëvizjet në skenë me takt, origjinaliteti që treguan këta artistë të rinjë jo që zgjuan emocione tek disa mërgimtarë por disa prej tyre s’mund të përmbaheshin nga lotët.

Grupi i nxënësëve pra ai i valltarëve ne përbërje ; Adrian Zylfijaj, Rina Osmani, Valdrin Asllani, Valesa Asllani, Drin Shabani, Lumturije Osmani, Leonora Osmani dhe Kosovare Kastrati etj.

Ajo që duhet cekur ishte laramania dhe bukuria e kostumeve të kombinuara nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Këta artistë të rinjë me lëvizjet e tyre në skenë treguan se arti dhe kultura janë edhe në diasporë ruhet edhe pse ne gjindemi largë atdheut. Po duhet cekur edhe angazhimin dhe perkushtimin e qiftit bashkëshortor të cilët me seriozitetin më të madhë po edukojnë, mësojnë nxënësit dhe po i ndihmojnë atdheut.

Në skenë u paraqitë këngëtari z. Bujar Osaj, zonjën Suzana Jashanica dhe instrumentistët vëllazërit Gjocaj, dhe programi vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Dhe krejtë në fund ju lumtë kryesi e nderuarë e SHKSH-re,“Kadri ZEKA“ për kontributin tuaj ndaj çështjes kombëtare, pastaj falenderojmë çiftin bashkëshortorë mësuesen Zejnie dhe mësuesin Zeqir ASLLANI, të cilët shkëlqyen s’bashku me nxënësit e tyre.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen