Shqiptarët dhe festa e Kurban Bajramit në Shtutgard të Gjermanisë

Reportazhe | admin | 02.11.12 | 16:15

Emigrantët me zë ishin edhe në kohën e pushtimit turk po ma tepër janë shpërngul pas formimit të shteteve ballkanike dhe fitimit të pavarësisë nga Turqia, me çka shqiptarët u tërhoqën nga një okupator dhe u kacafyten me tjerët sidomos me vendet sllave- greke . Ky emigracion ishte i theksuar edhe ne luftën e parë dhe të dytë botërore , po një fakt ma të goditur ishin shqiptarët nën regjimin ish jugosllav.

Shqiptarët mbeten pa të drejta të barabarta .shpërnguljet ishin nga të gjitha shtete e Ish Jugosllavisë qe kishin mbetur nen okupimin e saj. Shqiptarët sidomos nga Kosova qe ishte një shpërngulje ma e theksuar nga viti 1968 me rastin e demonstratave për flamurin , por edhe pas ngjarjeve të viteve 1981 duke përfshirë edhe frontin e luftës me Serbinë . Shqiptarët emigruan në shumë vende të perëndimit po ma i madh me numër ishte emigracioni shqiptar në Gjermani.

Shqiptarët qe nga ato kohë e deri me tani kanë bërë përpjekje maksimale qe të organizohen në ruajtjen e dokeve, zakoneve dhe traditave të veta edhe këtu. Organizimin e këtyre vlerave shqiptaret e bëjnë përmes shoqatave , klubeve , qendrave te ndryshme kulturore , ndjekjes se mësimit plotësues në shkollat shqipe , por edhe përmes konfeksioneve fetare . Një gjë e tillë u organizua edhe të premten e kaluar qe me rastin e manifestimit të Kurban Bajramit nga besimtarët e besimit islam në Shtutgard me rrethinë . Ishte një grumbull i madh qytetaresh qe e kishin ngarkuar edhe komunikacionin ne ato orët e hershme të mëngjesit të kësaj dite . Ishte shndërruar një sallë goxha e madhe në shërbimin dhe zëvendësimit te Xhamisë qe për shkak vendi është ndërruar nga Xhamia aktuale një lokalitet qe nuk i përmbushte nevojat e njerëzve qe kishin ardhur të takohen për ditën e Kurban Bajramit. Një përshëndetje se cili me te vetin, në sytë e tyre u vërente një gëzim ngazëllimi i takimit edhe në mes veti qe për festa të ngjashme duke u çmallur njeri me tjetrin edhe shkëmbyer biseda secili në vete për ketë ditë te shenjte për besimtaret shqiptar te fesë islame.

Bile pati nja dy djem qe ishin pjesëmarrës nga Shqipëria , në shaka thanë se ne po i festojmë dy bajrama ,dje edhe sot , me qe ne në Shqipëri e kemi pasur dje ,ndërhynë do te tjerë prapë me shaka duke ju preferuar qe nuk ju paska rënë keq dy dreka bajrami me i ngrënë,po grave te juaja ju paska rënë pak me u djersitur… Ha ha ha u dëgjuan të qeshura … do kritikuan atë gjë qe e bënë Biku i Kosovës gjë qe u reflektua ne përmasa te përgjithshme popullore keq. Këtë pasojë e tha edhe Baki Mustafa kryetar i Qëndresë Islame në Shtutgart gjë qe e kishin siguruar sallën ma herët për ditën e enjte nga e cila ,ju kushtojë riorganizimi i serishëm i kësaj ceremonie festive … Ora pa 15 minuta në 8 u nxunë vend se cili në hapësirën e vet për të vazhduar ceremonia e ligjëratave të përfaqësuesve të këtij besimi në Shtutgard. Programin Festiv dhe faljen e Kurban Bajramit e udhëhoqi Imami i Xhamisë ne Shtutgard Hazbi Sylejmani,i ndihmuar nga Hoxha i respektuar Lutfi Berbatovci.

Imami i xhamisë zoti Hazbi Sylejmani i përshëndeti të pranishmit duke ju uruar merëseardheje në këtë ditë të shenjte të Kurban Bajramit , duke mbajtur një ligjëratë dhe një përmbledhje mbi aktivitetin e anëtareve të Qendrës Islame në Shtutgard, për obligimet e anëtarësisë gjë qe ju tha edhe publikut, ju jeni te nderuar dhe te respektuar si të perëndia ashtu edhe të populli i ynë liridashës qe dha shumë për ta çliruar atdheun tonë shumë te shtrenjte nga okupatori serb.

Pastaj u përqendrua në një botëkuptim ma të gjere rreth besimtarëve shqiptarë me përkatësi besimi ne fenë islame si te edukohen dhe te kenë mirëkuptim me njeri tjetrin edhe në skamje , fatkeqësi , gëzime dhe festa të përbashkëta . Ai ndër te tjera i uroj të gjithë besimtareve mysliman këtë ditë të Kurban Bajramit duke i uruar me gëzime , hare, lumturi, shëndetësi dhe paça të mbretëroj në familjet e tyre.

Pastaj fjalën e morri edhe Baki Mustafa kryetari i Qëndresë Islame Shtutgart ku ndër te tjera tha duke i përshëndetur të pranishmit citojmë:

Lumturia le të jetë primare në jetën tuaj,dituria lë të jetë burim i dashurisë,dashuria lë të jetë freskim shpirti përgjithmonë,e mbi të gjitha shëndet të mirë.

Në ditë të veçanta urohen edhe njerëz të veçantë, urime për familjet e atyre që falen më të shtrenjtën e tyre ata që ranë në altarin e lirisë.

Bashkatdhetarë të nderuar edhe sot ne kur po festojmë të përkujtojmë ata pa të cilët nuk do të ishim sot këtu, ku jemi,Dëshmorët e të gjitha kohërave që ranë në Altarin e Lirisë të cilën Liri ne sot po e gëzojmë, është në obligimin tonë që të ndihmojmë Familjet e tyre.

Kjo festë e madhe për ne shqiptarët këtë vit ka një kuptim të veçantë sepse këtë vit Kombi jonë po feston, festën e madhe, festen e Bashkimit Kombëtarë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Lus Zotin që në prag të kësaj feste kombi i ynë të jetë i bashkuar.

Urime, paqja dhe mëshira qoftë mbi ju,festofshi me familje dhe dashamirë tuaj në gjirin e familjeve dhe miqve tuaj e përfundoj zoti Baki Mustafa. Për ditën e Kurban Bajramit pati edhehoxhë Lutfi Berbatovci i cili me një ligjëratë te gjate i nderoj të pranishmit duke u përqendruar ne krijimin e botës islame , si një fe e mirë, një fe qe u nderua u përkrah dhe u iniciua nga profeti Muhamet. Foli për filozofinë e pejngamerve të lashte në interesin e zhvillimit të kësaj feje edhe ndër besimtarët shqiptar . I mbështetur në besimin e perëndisë qe na dha shëndetin ,dije, dhe të gjitha të mirat e kësaj bote janë vlera e zotit qe ne i gëzojmë .

Ky theksoj të dhënat dhe vlerat e dy festave kryesore të Kurban Bajramit dhe te Fiter Bajramit , i vlerësoj si shtyllat kryesore të besimtareve mysliman. Ai foli edhe për ditën e arafatit si dite e Kuban Bajramit qe ka zanafillën ne Arafat. Ky theksoj disa citate të dhëna nga pejgamert të ndryshëm mbi fenë islame . Foli edhe për pasurinë qe keni duke ju sugjeruar te ndihmohen jetimet , skamnoret për gjykimin e të keqes dhe nderuar njeri tjetrin . Ai ma tutje tha se ti kujtojmë ata qe viteve të kaluara ishin me neve ,dhe sot nuk janë, uroj për këtë ditë të bajramit, qe gëzimi dhe dashuria të mbretëroj në shpirtin tuaj, ne familjet e juaja uroj qe jetimeve tu plotësohen kushtet e tyre me në fund tha me fat bajrami edhe një herë e qofte festë e gëzimeve tona dhe realizim i dëshirave të juaja, përfundoj ndër të tjera Lutvi Berbatovci.

Do tu mbesim borxh Qendrës islame në Shtutgard po qe nuk i shtojmë edhe ndihmën dhe solidare ndaj të varfërve. Sipas informatave të kësaj Qendre thuhet se i kame grumbulluar të hollat për 70 Kurbana ku shumica e tyre janë të dedikuar për Luginën e Preshevës,pjesa tjetër për Kosovë.

Tubim jo vetëm me karakter fetar !

Ishte një ditë e mrekullueshme qe me mesin e këtyre të pranishmeve nuk u vërejt ndonjë gjë ekstreme e disa forcave antikombëtare qe po mbretërojnë në shumë vende duke e cenuar vetëbesimi i lire e këtij konfeksioni fetar. Këto lëvizje janë të theksuara ne disa pika në Kosovë dhe Shqipëri me qëndrime tjera dhe sjellje arrogante qe nuk kane fare gjë të përbashkët me fenë e shqiptarëve te besimit islam!?…

Prandaj ky takim ishte me vlera qe nuk u përqendruan udhëheqësit e tyre vetëm thjesht në besim dhe ceremoni , pa u përmendur edhe sakrificat, historia, dhe vlerat tjera të kombit tonë qe po kalon ne një tranzicon të përgjakshëm dhe me vështirësi drejt familjeve të shteteve evropiane.

Flamurit tonë të bekuar, e simbolit dhe e qëndresës që tregoi ky popull ndaj armiqve tanë të egër, qëllimi i të cilëve ishte që ta lënë këtë popull të robëruar! Urojmë që kjo ditë madhështore e Kurban Bajramit të shqiptarët, të jetë një ditë e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë. Le të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllim dhe një mendje me një vizion dhe ide, me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni për të gjitha forcat intelektuale, të krijuesve, artistëve, biznesmenëve dhe krejt spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit tonë. Le të jetë mesazhi më i mirë i kësaj dite madhështore të veçantë dhe rrumbullaksim jubilar për ardhmërinë vendit. Kjo festë le të jetë një kushtrim që të na bashkojë më tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi pa dallim ne fe e besim .

Vëllezër , motra dhe bashkatdhetarë në mërgim! Me një theks të veçantë shtojmë se ky takim do të mbetet si festë mesazhi, kudo që gjendeni ne shqiptarët nëpër botë të bashkoheni . Është e nevojshme që ta shijojmë ngrohtësinë e ngjyrës se këtij flamuri, të kombit që duhet ta ndiejmë veten krenar dhe ballëlartë qe i rezistuam historisë nga armiqtë grabitqarë duke ruajtur vlerat e kombit, gjuhën dhe traditën, por edhe simbolin e flamurit tonë, sepse çdo shqiptar identifikohet përmes tij. Vlera e këtij simboli kuq e zi, le te mbetet synim qe këtë flamur ta përqafojmë, ta duan edhe fëmijët tanë, edhe brezi që po e rrisim në dhe të huaj. Të mbeteni faktor nxitës që përmes jush të mësohen dhe të joshen për atdhedashuri ndaj kombit të vet, edhe pasardhësit tuaj! Këto ditë e shtrenjtë festohet anembanë botës shqiptare, por edhe në diasporën shqiptare ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë shtetërore, vite me rradhë u festua, që nga mërgimtaret tanë të hershëm, që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare, Faik Konica i pavdekshëm, dhe të gjithë patriotët e më vonshëm, deri të vëllezërit Gërvalla dhe ,Kadri Zeka, që ishin heronj nga qyteti i Shtutgardit.

Pason vëllai i tyre dhe yni, Enver Hadri, i cili u fut i pari në Parlamentin e Evropës për të drejtat e shqiptareve në ish Jugosllavi etj. Me ketë flamur manifestuan protestuan dhe kryen obligimin dhe amanetin e vet deri ne vdekje për një gjuhe ,një komb dhe për një flamur, prandaj shëmbëlltyra e tyre le të na shërbej edhe neve si frymëzim e edukim. Këtyre amaneteve të patriotëve tanë, mos t’u shmangemi, por të vazhdojmë të punojmë e të veprojmë deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave që i kemi në zemër për një prosperitet të kombit tonë, në mesin e familjeve të popujve tjerë në Evropë të lirë e të barabartë si shqiptarë në mësim, punë ,fabrike ,ahenxhe , festa , përkujtime xhami e kishë të barabartë pran kombit tonë të shtrenjte .

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorën heroike (28 Nëntor 1912), ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t’ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Sepse ky ishte flamur i luftëtarëve heroikë, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur për një Shqipëri të lirë, sovrane e të pavarur. Ky 28 Nëntor i sivjetshëm, na gjeti më të lirë, më të gëzuar e më të bashkuar se kurrë. Prandaj t’i nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar neve këtë ditë kaq të shtrenjtë për shqiptarët!Le të jenë të bekuar edhe nga kjo ceremoni qe u zhvillua në Shtutgard për ditën e Kurban Bajramit. Gëzuar! Gëzuar për shumë mote 28 Nëntori, Dita e Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen