A do të mbërrijnë në Vlorë përfaqësues nga Plavë – Gucia për 100 vjetorin ???

OP-ED | admin | 27.11.12 | 18:06

Aty merrnin pjesë edhe 4 deputetë të parlamentit malazes,nga të cilët 3 ishin malazes dhe një shqiptar.Ajo që na bëri përshtypje në këtë tokë shqiptare,ishte se vetëm 4 përqind e banorëve flisnin shqip dhe kishte vetëm një shkollë fillore me katër klasa,ku nuk mund të lëmë pa përmendur mësuesin atdhetar të gjuhës shqipe Ali Daci.Para se të fillonte aktiviteti,ne na ftuan disa miq të atyre anëve të pimë nga një kafe.Mes nesh ndodhej edhe një plak 75 vjeçar,i quajtur Ademoviç ( deformim i emrit shqip Adem ).Çuditërisht ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, e pyetjes sonë paksa “provokuese”nuk iu përgjigj,por i skuqur në fytyrë,doli nga kafeneja pa folur.

Selami Pulaha ka shkruar : “Duke pasur parasysh faktin se shqiptarët autokton të këtyre trevave,( Plavë e Guci ), nën presionin politik e fetar të shtetit e të kishës serbe, kanë qënë të detyruar të marrin emra sllav dhe të ndërrojnë fenë fenë e tyre”. (Shih librin e S.Pulahës, “Sanxhaku i Shkodrës”.Ndërsa një studiues vendor,Isuf Dedushaj,shkruan  se shumë shqiptarë të asaj treve e jo vetëm të saj, u shndërruan në sllavë ardhacakë,sic ishin  Vasoviçasit, Kuçët, Palabardhët, Shaljanët e Velikes etj. Dhe sot, vazhdon Dedushaj, të njëjtit janë më malazes se ata të Cetinjës, bile kohëve të fundit po e quajnë veten serb.

Dihet se pas okupimit malazes të këtyre dy qyteteve me dhuneë ,ua ndërruan fenë edhe kombësinë 12 mijë shqiptarëve.  Kush nuk pranoi të ndërrojë fenë, në mars të vitit 1913 i dërguan në  qafën e  Previsë dhe i ekzekutuan. Në  një varr masiv gjenden ende  eshtrat e 700 shqiptarëve nga kjo krahinë ,për të cilën s’po kujdeset më askush, bile as ata pak shqiptarë që kanë arritur  ta ruajnë gjuhën shqipe.

Dhe është shqetësues ankesa e tyre që në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar askush nuk është interesuar dhe askush nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë të vetme për ta.

Sidomos  pas vitit 1948,me mbylljen e kufirit Shqipëri-Jugosllavi, gjithë ata qe kishin nje fije nacionalizmi , e vendosen përseri kufirin shqiptaro-shqiptar duke e ndarë këtë krahinë në dysh e duke e ndaluar cdo kontakt me shqiptarët e Shqipërisë së cunguar. Pra asimilimi më i madh ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. U zhdukën  edhe familjet zëmëdha si  Ferrajt, Rexhepagajt, Shahmenajt, Sharkinajt etj. , të Plavës dhe Omeragajt, Nikoçajt e  të tjera të Gucise ,pra u kthyen në muslimanë ose boshnjakë. Vetëm Vuthajt e Martinajt  rezistuan  duke u martuar ne mes tyre e më vonë, pas fillimit të shkollimit në Kosovë pasi s’kishte shkolla të mesme shqipe, martohen edhe me kosovarë.

Dedushaj shtron pyetjen se si të  mbahet kjo krahinë shqiptare,pasi ka shkuar në zgrip.E jep vetë përgjigjen,duke fajësuar qeveritë tona në Prishtinë e Tiranë,me shpresë se gjithçka  do  të ndihmojnë, si,hapja e shkollave shqipe, ndërtimi i rrugës  Deçan-Plave-Hani i Hotit,ku  përvec vendasve të kthyer nga mërgimi edhe shqiptarët nga Kelmendi i Gurit, Tropoja e Deçani. Pra do te rifillojë jeta ,do mësojnë gjuhën shqipe, do vazhdojnë studimet universitare në Prishtinë,Shkup,Tiranë,do shpërndahen abetaret për vogëlushët, do lulëzojë biznesi e do frymojë  shqip jeta përseri.

Duhet të rikujtojmë historinë,se më 25 nëntor 1912,përkrah dërgatës së pavarësisë që arriti në Vlorë,ishin edhe katër delegate të Plavë-Gucisë: Rexhep Mitrovica,Bedri Pejani,Sali Gjuka dhe Mit’hat Abdyl Bej Frashëri.Sot pas 100 vitesh a do të ketë përfaqësues në Vlorë shqiptarë nga Plavë-Gucia???

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen