Anita Hoxha – Cikël poetik (vazhdim)

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 04.05.15 | 23:35

Anita Hoxha

Kemi kohe

Kemi kohe qe ne sy nuk shihemi
Si dy te huaj ne nje qytet te larget
Si dy planete qe nga hartat nuk njihemi
Njeri tjetrit i flasim me ze te paket

Se permendim dashurine ka kohe
Qetesisht hapat hedhim ne asfalt
Vetem hija jone mundet te na shohe
Te afert nuk jemi me as vetem per nje nate

Skemi lene gje pa i thene njeri tjetrit
Kufinj i vume ndjenjes dikur mrekulli
Sa te larget behen nje dite njerzit nga njerzit
Njeri tjetreit i themi kame faje une e ke faje ti

E humbi kuptimin dashuria fluturoi
Ne mbetem kurriz kthyer pergjithmone
Zemra zemren ndoshta kurre se harroi
Por ndjenja jone ne qiej te ftohte fluturon

Kur dy engjej puthen

Mes paqes se diellit me te kaltrin det
Agimit njerezit shetisin dore per dore
Si drita mes tyre shoh dy adolishent
Me te bukur se vet bukuria engjellore

Bregut u shkelqenin hapat permbi rere
Bota frymemarrjen ndali mbi t’kaltrin sy
Ajo puthje adolishentesh sa parajsa tere
Ata ndjenin se vete jeta filloi ate cast aty

Te lumtur vrapojne e sebashku luajne
Ajo puthje fale e here ja vjedhe rrembyer
Puthja e pare e tyre hyjnore ata e quajne
Me buzet petale deti e qiell mallengjyer

Ajo puthje magjishem gjithe jetes per ata
Vitesh do ta ruajne si te bukurin perjetim
Jam e lumtur se rastesi me te bukur s’ka
Une engjej qe pujete
hin pashe ate agim

Loti i pritjes

Te shohe dritares se dhomes tone
C’do gje e ftohte eshte kthyer tani
Ketu u nise e shkove pergjithmone
Rruges qe ndoshta do t’sjelle perseri

Ajrit frymarrjen tende thith pareshtur
Nje lot nen qerpik rrugen trishtuar merr
Une sote e vetme te kujtova e heshtur
Po ty valle a te kujtohem ndonjehere

Loti i pritjes ne sy u ngri u be kallkan
Ky dimer serish pa ty vetem me gjeti
Botes te kerkoj pa u lodhur anemban
Mistershem si ne vargjet e nje poeti

Loti i pritjes dhemb aq shume ne shpirt
Me shume se zemra qe qan ne heshtje
Ky lote qe pikon ty te pret cdo dite
Nje dite shpresoj te kthehet ne buzeqeshje

Dite Vjeshte

Vjeshta e arte mes mikeve te mia
Te gezuara qeshnim e benim shaka
Sa here lenduar ishim nga dashuria
E si na u prishen planet e medha

Ishte shtator si sot ndaj e kujtoje
E gjethet kishin mbushur trotuaret
E ngrohta ere drejt saj s’di si me coi
E bukur e s’pushonte ajo te qaret

Mes parkut te shkujdesur udhetaret
E mahnitur ndesha veshtrimin tend
Ti m’shikoje e s’pushoje nga te qaret
Me syt harruar e s’shihje ti askend

Une lotet ja fshiva dhe e pyeta lehte
Vall sot c’te mundon ti a as me thua
Ne te lumtur studente ishim atehere
Por fati jo s’deshi ai te ishe me mua

Cdo vjeshte vij ne park e s’di sa vite
Familje kam krijuar kam dhe femije
Por ai ne shpirt me mbeti asaj dite
E zemra kurr e qete s’mund te rrije

Mbaroi shkolla e ne ikem ne vere
E si zogjte do t’ktheheshim perseri
Por iku nje vite e shtatore te tjere
E ai jo su kthye e humba pergjithnji

Tjeter jete ka filluar ne t’largetin qytet
Une endrra e rinise shpejte u harrova
Kam vite qe pres e do vazhdoj nje jete
E sot kete shtator me mall e kujtova

Ja edhe shkronjat qe ne i gdhendem
Vitesh kjo peme prej gjetheve mbuluar
Ate dite gezimi perqafuar u gjendem
Dy studente cmendurisht dashuruar

Dhe dallge e jetes pa meshire na mori
Ne tjere krahe ne prej fatit perqafuar
Shpirti me dhembe cdo fillim shtatori
O zot dhe sa kohe do t’jetojme larguar

Jo mike e dashur mos u trishto me kot
Kesaj jete ne marim aq sa eshte shkruar
Nese me ty kete vjeshte ai s’eshte sot
Ndoshta s’te ka dashur a s’te ka merituar

U harruam

U harruam, e kuptova kete mengjes
Kur ne krevat pa ty une sot u zgjova
Ngrihem e shapkat per te ecur vesh
Cudi sot neper shtepi nuk te kerkova

U harruam, kur deres nisa per te dale
Si dikur s’u ktheva une te pershendes
Zbrita shkallet e s’ndjeva per ty malle
Cudi e vec i trishte s’ishte ky mengjes

U harruam e ashtu ne vetemi pyes veten
C’ishte valle ajo qe ne e quajtem dashuri
Keqardhje ndjeva per kohen e vet jeten
Harruar e pa kujtime do mbetet pergjithnji

Ura e dashurise

 

Sonte mbi uren e dashurise fle kjo nate plot yje

Dhe e bukura hene lozonjare heshtur rri pergjon

Une mijra puthje ndjej mbi buze si rima poezie

Dhe deti i dehur dashurive me zemer ju kendon

 

Sonte mbi uren e dashurise ndjej hapa qe trokojne

Djeme e vajza vrapojne me floke shperndare ne ere

Ata nxitojne e kete ure te lumtur duan ta kalojne

Pa u ndeshur supesh e pa u pare nga sy te tjere

 

Sonte nen uren e dashurise fle i imi det pafund

I miri det deshmitar i mijra dashurive e ndarjeve

Disa fatlum puthjesh embel valesh i perkund

E te tjera kane akoma lotet e sinfonit e qarjeve

 

Sonte nen uren e dashurise deti zgjuar kujtimesh

Me dashurine e pa funde agimesh i sjelle ne breg

Mes tyre me gjen e me zgjon ne te miat endrrime

E ndjej ngrohte te me thoje sot e fillo nje tjeter jete

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert