100 vjet të Nënë Terezës

Arkivi | admin | 24.10.10 | 16:03

rrezet e mëndafshta i japin shpirt lules,
e kishte fatin e saj,t`i  gjasonte vuajtjes…

Në shpirtin e saj rinor e të pastër,
vetëtinë një valë e hareshme gëzimi,
nga lartë  një lajm  shumë i dashur,
e grishi ,si një dorë e epur shpëtimi.

E dërgoi  largë në mes mjerimit në Indi,
atje,në një botë të derdhur e të harruar,
ku vuajtjet nga sëmundjet nuk kishin kufi,
nga urija dhe gërbula kudo të rrethuar.

Njerëz të mbetur rrugëve,të lënë pas dore,
trupi i tyre si akujt e ftoht të mërdhirë,
me sytë e përlotur e shikime engjullore,
vyshken si lulet pa ujë,në shkretirë.

Gongjëja u bë misionare e vuajtjeve njerëzore,
u ndihmoj atyre pa dallim nga kjo njollë e zezë,
me forcën e Hyut,dhe dashurinë shpitërore,
u bë një nënë e dashur,dhe u bë Nënë Terezë.

Ajo  përjetoi me popullin momentet e vështira,
si rrjedha të egra në shpirt thellë e  mundojnë,
por dashurija dhe shpresa për ditët më të mira,
ia mbajnë shpirtin të forte dhe nuk e tradhëtojnë.

Në flakën e vet jeta dritat pa kursyer i harxhon,
flatrat e muzgut rrezja e diellit ngroht i prek,
por jeta shuhet, nga  sëmundja kundërmon
kur lulet përditë thahën në kërcellin e vet.

Vdekja mëmece fshihet pa mëshirë në çdo skaj,
siellën engjujt rreth diellit,të munduar pa faj
në duart e Nënës Terezë gjejnë shpresë e jetë,
yjzit e ftohtë ngrohen nga rrezja e vërtetë.

Indija,një  hapësirë e valëve të thyera,
një rrëmujë ligjesh e kastëve të ndyera,
krijojnë rende të egra dhe jo njerëzore,
pak ndihmohen të varfërit,e lënë pasdore.

Gangu për ty Nënë,këndon me shpirtin e vet,
endët pa fund si dëshiron,por gjë nuk pastron,
sepse rreth vetës ka plot mjegulla  të ndotura
orët e rrëfimëve ikin të etura e të pa ngopura.

Duart t`ua të bashkuara lutën gjithmonë,
për kallinjt që lakohen nga fuqitë e erës,
„Punën e Pendimit“në heshtje e thojmë,
për mëkatët që prekin pikën e ndërgjegjës.

E kujtojmë vjeshtën e fundit,ishte e rrallë
kur zemra e jote së rrahuri qetë pushoi,
një rreze e diellit të shkrepi mbi ballë,
me lot pikllimi botën e gjerë e ngushëlloi.

Gjethet e njoma valonin  në shpirtin tënd,
qielli hapej,kah dynden dëshirat e shenjta
damarët e gjakut e atdheun nëpërmend,
duke lënë porosi dhe vepra të shtrenjta .

Rrugëve të lagështa e të thata, zbathur
vrapoje si nëpër gjethe, ti bletëz e bardhë,
„Ringjallësh“në kohë, e heshtur e dashur
„Shenjtorja e dashurisë“e popullit mbarë.

Duke u kundërshtuar rrymave e valesh,
trupi i saj prehet ,në Kallkutën e vrazhdë
eshtrat e palosura si copëza margaritarësh,
sëcili pa një shenj të saj,ndihet i zbraztë.

Erdhe prej një populli të lashtë dardan,
nga një familje bujare që shiste ngjyra,
dhe ngjyrat e njerëzve ashtu si janë
i deshte e adhurove pa dallim,  të tilla.

Heshtja e jote është një heshtje e ndritur,
sikur nata e qetë, e bukur me yje qielli
të vjetrit ,e të rinjt që janë duke u rritur
e çmojnë vepren tënde si një rreze dielli.

Nëna Terezë e përballoi mjerimin deri në skaj,
kaloi më larg,nga dashuria e pesha e veprimit,
etje e uri ku sundonte,ajo ishte fryti i saj
bëri mrekulli,në mes jetës dhe asgjësimit.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen